Zgjedhjet për kreun e FRPD-së, denoncimi i të tërhequrve: U abuzua me emrat e hierarkisë

19 Nëntor 2015, 16:28Politika TEMA

Gara për kreun e FRPD-së ka nxjerrë në skenë dhe pakënaqësitë e zbardhura kryesisht nga tre kandidatët të cilët janë tërhequr ende pa filluar mirë gara. Enri Ceno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha kanë zbardhur arsyet e largimit të tyre gjatë intervistave të dhëna në emisionin “Top Show”, duke pranuar se në garë ndërhyrjet deformuan vullnetin e votës së anëtarësisë.

Ceno është më i drejtpërdrejtë kur thotë se vota u ndikua dhe se kandidatët e tjerë abuzuan me emrat e hierarkisë së partisë në funksion të orientimit dhe kontrollit të votës.

“Vendimi për t’u tërhequr nuk erdhi as si rezultat i ndonjë pakënaqësie të çastit, as si pasojë e ndonjë kalkulimi politik, as për shkak të ndonjë nevoje të papërballueshme për të trafikuar vota dhe këmbyer influenca. Vendosa të tërhiqem pasi konstatova në mënyrë të përsëritur se në shumë aspekte ne nuk jemi më të mirë sesa fenomenet që duam të luftojmë. Vendosa të tërhiqem duke i qëndruar bindjes sime që një betejë e ndershme mes miqsh dhe kolegësh duhet bërë ballë për ballë.Vërejta se ndërhyrjet deformuan vullnetin, vërejta se mbështetja nëpër sallat e debatit nuk u reflektua tek vota nëpër kuti. M’u bënë me dije situata të papranueshme në lidhje me ndikimin e votës, situata të cilat ne me shumë zell i denoncojmë tek kundërshtari ynë politik. Vërejta gjithashtu një abuzim të përsëritur me emrat e hierarkisë së partisë në funksion të orientimit dhe kontrollit të një vote, e cila në parim dhe në praktikë do të duhej të ishte e lirë. Gjithsesi, rruga në politikë është e gjatë, aty ku një derë mbyllet, një tjetër hapet. Por unë nuk e ndërtoj trasenë time mbi gënjeshtra, prapaskena, hatërmbetje, cmirë dhe armiqësi. Për mua do të jetë gjithmonë e më shumë më i vlefshëm besimi dhe respekti ndaj atyre që gjatë një viti kam takuar dhe njohur në çdo cep të Shqipërisë”, deklaroi Ceno.

Ndërsa Greta Koçi, nënkryetarja aktuale e FRPD-së dhe Lisandër Hoxha, të dy kandidatë të tërhequr nga gara, megjithëse thonë se u tërhoqën për arsye personale, më shumë duket se largimi është bërë për një strategji që lidhet me maksimizimin e votës për njërin nga kandidatët, Belind Këlliçi.

“Duke parë platformat e kandidatëve të mbetur, kam deklaruar mbështetjen time ndaj kandidatit Belind Këlliçi. Të pesë kandidatët kanë qenë vlerë e shtuar e PD-së, dikush më pak në FRPD, por më shumë në punët e tjera në parti. Unë e shoh shumë të mirë vendimin e bashkimit të votave ndaj një kandidati që është Belind Këlliçi.  Në fund të fundit, gara është e vështirë kur është brenda shtëpisë sepse ne jemi në një familje të madhe, ku jemi miq me njëri-tjetrin dhe sigurisht është mirë kur ka garë. Por besoj që tani jemi në rrugën e duhur për të finalizuar dhe fituesin”, tha Koçi.

Lisandër Hoxha tha: “I hyra garës sepse në fakt ka disa vite që nuk bëhej garë. Kisha bindjen se duhet të isha pjesë e kësaj gare edhe falë eksperiencës edhe falë njohjes së terrenit dhe kontributit tim të gjatë në FRPD. Për të krijuar një strukturë shumë të mirë dhe operacionale në favor të PD-së. Tërhiqem nga gara, por jo nga politika. Formati i garës na detyron që të jemi dhe logjikë dhe të kuptojmë matematikën e ngjarjeve. Unë mendova dhe jam i bindur që sot bashkimi i votave brenda partisë, së bashku me shkrirjen e stafeve, është gjëja më e mirë që kemi bërë”.

Gara për kreun e FRPD-së për herë të parë po bëhet me anë të parimit: “Një anëtar, një votë” në gjithë anëtarësinë demokrate në vend. Tre kandidatët e mbetur që vijojnë ende garën, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebiu, të ftuar në emisionin “Top Show”, kanë shpalosur paltformat e tyre për mënyrën sesi duan të transformojnë këtë strukturë. Ata kanë hedhur poshtë denocimin e kolegëve të tyre të tërhequr, duke pohuar se gara mes tyre është e ndershme dhe transparente. Anëtarësia e rifreskuar e FRPD-së, sipas tyre, do të arrijë të zgjedhë kreun e duhur për t’i udhëhequr pas 13 vitesh mungesë zgjedhjesh për këtë strukturë.

5 komente në “Zgjedhjet për kreun e FRPD-së, denoncimi i të tërhequrve: U abuzua me emrat e hierarkisë”

  1. . says:

    ************************************************************************

    -Sali Bisha eshte nxitesi i terrorizmit ne SHQIPERI qekur futi “xhihadistet”.

    -Ceta-PD e Verioreve-shpellare, kundra reformes ne “Drejtesi”,

    pasi i tremben “BEMAVE” qe kane bere per 25 vjet ne kurriz te popullit.
    ——————————————————————-

    -Sali Bisha nese arrestohet athere qetesohet SHQIPERIA.

    -Historikisht Verioret kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.

    -Historikisht Verioret e keqia me e madhe e SHQIPERISE.

    —————————————————————–

    -Z.Rama, i vetmi qe mund te mbroje, shpetoje dhe zhvilloje SHQIPERINE.

    … nese Z.Rama largohet,
    SHQIPERIA do behet me keq se COLUMBIA dhe populli vetem do vrase

    njeri-tjetrin me armet e Sali Bishes dhe do vjedhin shtetin e tyre me

    “Ligjin Rrumpalles Veriore” !

    **********************************************************************

  2. Profesori says:

    Personalisht, do kisha dashur qe kryetari i ri i FRPD te zgjidhej Lisenko Bashkurti ose Mehmet Elezi.

  3. Plaku says:

    More profesor! Po qe te ka vajtur mendja mire tyja per Mehmet Elezin pse jo edhe per Rudolf Markun endonje tjeter prane PD-se, se helbete, kane pervovje ata!!!

  4. majlind says:

    Kush flet per Gare te ndershme cuni petrit cenos. Nuk ka lene gansterr pa marre ne tel dhe gjykates ne cfare do lloj rrethi. Nfakt enrin e njofin ne durres si njeri qe ka arrit vete cdo gje, qe nga range rover edhe deri tek geli flokeve

  5. Profesori says:

    O Plak. edhe une do te isha shume dakort per Rudolf markun, por kam frike se ka per te protestuar Ambasada e Anglise. Ju besoj se e dini qe ky ” birbo ” ka qene ambasador i Shqiperise ne Anli ( ne periudhen e PD – se ). Si xhongler dhe si patriot i zjarrte qe eshte pasi e hoqen nga ambasador ,kerkoi azil politik me arsyetimin qe i kercenohej jeta perseri nga ky personi qe i ka rene me leve atehere kur ky ” Alen Deloni ” i Lezhes dilte me nje vajze te bukur. Anglezet si naive qe jane, i dhane azil politik per vuajtjet qe kishte hequr nen rregjimin satrap te Zogjit te I – re ( ne te njejten dite me Ilir Kumbaron ). Me sa degjova tani ka ardhur perseri ne Shqiperi dhe kerkon azil politik prane qeverise shqiptare sepse ka degjuar per standartet e papara sociale, per pagat stratosferike, per elektrifikimin e vendit dhe per konsumin e papare te qytetareve shqiptare. Te gjitha keto ne saj te udheheqjes se Rilindjes. Ambasada angleze nuk mund te lejoje qe t’i ike nga duart nje nga perlat e realizmit socialist ne rang boteror. Pra, kandidatura juaj bie. Mendoj t’a zevendesojme si kandidature me ” pionierin ” e Enverit, Shokun Fatmir Xhafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje