Tirana dhe Barcelona binjakëzim për tregjet publike dhe urbanizimin

19 Nëntor 2015, 14:12Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takon homologen Ada Colau, mbështetje për projektet kryesore të qytetit

Menaxhimi i tregjeve publike, urbanizimi dhe transporti publik janë tre nga fushat në të cilat, Tirana do të ndjekë modelin e suksesshëm të Barcelonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me homologen e tij në Barcelonë, Ada Colau, me të cilën diskutoi për eksperiencën që do të marrë kryeqyteti shqiptar në këto çështje të rëndësishme.

Në fokus të bisedës ishte binjakëzimi midis dy bashkive për çështje të rëndësishme të menaxhimit të qytetit, si tregjet publike apo urbanizimi. Kryebashkiaku Veliaj e informoi homologen e tij mbi ndryshimet që tashmë kanë nisur të vihen re në Tiranë, për lirimin e hapësirave publike, projektin e Pazarit të Ri dhe disiplinimin e transportit publik. Ai vlerësoi se eksperienca e Barcelonës në këto fusha, të cilat përkojnë edhe projektet kryesore të Bashkisë së Tiranës, do të mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e tyre.

Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Barcelonës, Ada Colau, garantoi kryebashkiakun Veliaj se administrata e saj do të ofrojë gjithë eksperiencën e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve publike të qytetit, si dhe sqaroi modelet konkrete që Bashkia e Barcelonës ndjek për disa çështje të rëndësishme si urbanizimi, sistemimi i hapësirave publike, tregjet publike dhe transporti publik.

 

Dy kryebashkiakët ranë dakord për binjakëzimin e bashkive të Tiranës dhe Barcelonës për të ndihmuar kryeqytetin shqiptar në menaxhimin e tregjeve, transportit publik të qytetit, lirimin e hapësirave publike dhe problemet e urbanizimit.

 

4 komente në “Tirana dhe Barcelona binjakëzim për tregjet publike dhe urbanizimin”

  1. elona says:

    A thua valle do na behen rruget,infrastruktura si ne Barcelone ???A do ne vije buzeqeshja si ata njerez te sjellshem e lumtur,kudo qe i shikon,qofte kamariere apo pastrues???Vendi qe jam ndjere me mire se kudo ku kam qene.

  2. Qelepirxhiu says:

    Me “eksperiencë” vetëm, as nuk hahet e as ndërtohet…! Duhen para…!

  3. Qelepirxhiu says:

    @elona, nuk janë rrugët dhe infrastruktura, që bëjnë njerëzit, por janë njerëzit që i bëjnë ato…(?!) Besoj se më kuptove…!

  4. the trap says:

    Mamaja e Veliajt u be moter me spanjollet.Ata adoptuan nje nevojtore dhe nje hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje