“Nuk mund të rrimë me zemër të ngrirë duke pritur tymin e bardhë nga Kuvendi dhe të dëgjojmë ‘Habemus Meta’”

19 Nëntor 2015, 19:08Politika TEMA

Këshilltari i kryeministrit, Fate Velaj, flet për marrëdhëniet e Ramës me Ilir Metën në një intervistë për gazetën Dita.

Përsa i përket gjendjes politike në Shqipëri më duhet të them se unë nuk ndjehem mirë kur dëgjoj që nga Shqipëria dalin jashtë aq shumë lajme sa ç’nuk dalin dot as nga Kina. Nëse të gjitha ato që shkruhen janë realitet apo fiction këtë nuk jam në gjendje ta them mbasi më mungon dhe burimi i tyre, por përsa i përket atyre që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e qeverisë apo të koalicionit, më duhet të them se jo çdo gjë është në një udhëtim të butë e të qetë dhe këtu më duhet të them që në një koalicion të majtë, siç është ky në Shqipëri nuk duhet të ketë kaq shumë “kokëçarje” sa ka këtu mbasi kemi të bëjmë me marrëdhënie “nënë e bir” siç janë PS-LSI.

LSI ka të drejtën t’i legjitimojë pritshmëritë e saj nga qeverisja për të cilën hyri dhe në koalicion, por ajo që mua më bën të më therin sytë e veshët janë momentet e përfolura në media nëse iku apo u rikthye Ilir Meta. Koalicioni ka bërë një marrëveshje 4 vjeçare të cilës duhet t’i qëndrojë deri në fund dhe të presë zgjedhjet e 2017-ës për t’u votuar nga populli, apo “sovrani” siç thotë Berisha. Aty e merr verdiktin kjo qeveri. Por, që populli i cili të vetmet burim informimi ka mediat të rrijë me zemër të ngrirë nëse vajti Rama te Meta apo erdhi Meta te Rama, nuk shkon kjo punë duke pritur të shohë tymin e bardhë të dalë nga Kuvendi apo Kryeministria e të dëgjojë herë pas here: “Habemus Meta”.

Qeveria ka ndërmarrë disa reforma të cilat kanë pasur kosto si për popullatën, ashtu dhe vetë atë. Nëse do që këto reforma të vazhdojnë, duhet t’i lënë hamendësirat nëse ia vlen apo jo qëndrimi bashkë. Nëse jo, atëherë duhet të shpallin zgjedhjet e parakohshme”, thotë Velaj.

 

Kërkohen impulse të reja në qeveri. Ndoshta edhe nga elektorati, e keni menduar?

 

Përsa i përket impulseve të reja në qeveri unë kam qenë prej kohësh që ato duhen të bëhen, mbasi jo të gjithë anëtarët e qeverisë me bindin se janë të duhurit, por Ilir Meta duhet të japë impulse në ato ministri ku ai është përgjegjës si parti dhe jo të kërkojë impulse te ministritë që drejtohen nga Edi Rama. Atë e vendos Edi Rama nëse është i kënaqur apo jo nga ministrat e tij. Jo ngaqë do Meta ndryshime aty ku ai do, duhet dhe të bëhen.

Kjo është e njëjtë me atë që kur e pyeten ariun, “O Ari! Do bëhen goricat sivjet? Do bëhen se më hahen mua,- tha Ariu”. Është sovrani ai që e vlerëson apo ndëshkon këtë qeveri sipas punës së kryer nga secili ministër. Mediat kanë rolin e tyre të jashtëzakonshëm në bërjen të njohur të zhvillimeve të saj dhe informimin e popullatës.

67 komente në ““Nuk mund të rrimë me zemër të ngrirë duke pritur tymin e bardhë nga Kuvendi dhe të dëgjojmë ‘Habemus Meta’””

  1. oldman says:

    Reformat ne Shqiperi nuk mund te perfundojne brenda nje mandati,
    aq me teper kur mungon konsensusi per to edhe brenda maxhorances.

    Performanca politike e Qeverise le shume per te deshiruar, prandaj
    zgjedhjet e reja jane domosdoshmeri per impulse te reja dhe per
    filtrimin dhe pastrimin e llumit te grumbulluar prej 25 vjetesh.

    1. Do marr koven me gelqere says:

      Hahaha
      Fatja keshillkari, me 7 klase…karagjozi, mashtruesi…
      Mbaj gojen ti zoteri qe e uron per art…
      Fatja vetem per artin sdin nga bie…injoranca e tij i kalon kufijt e humorit…
      Vetem se Don Kishotit te Rilindjes i duhej nje Sanco Pance dhe e gjeti tek refugjatet shqiptar ne Vjene dhe te dy i lidh beteja e mullijve te eres ne artin madern haha
      E keni lexuar poezine e Fates
      Do marr koven me gelqere?
      Po Faten duke deshmuar per veshin ne komisionin parlamentar e keni pare?
      Po Faten ne tregimet e tij si Diomati i vertet shqiptar i keni lexuar?
      Po punimet e fates ne pikture i keni pare
      Po bemat e Fates si njeriu me te cilin konsultohet Obama, Merkel dhe Putin i keni lexuar?
      Po per diplomat e Fates e dini, mashtrimet me Shkollat, dhe titujt pafund…
      Po perversitetin mendor dhe hmsx te tij e dini…
      Ja ky eshte Sanco Pancho yne qe keshillon Don Kishotin e Albanistanit tone…

      Vini re sa here thote une, mua…
      Me vjen per te vjelle tema qe merreni me kete monster te mashtrimit ose hale te rilindjes …
      Turp …! Sikur ku Kastriot Myftaraj do ti shkonte ne fund dekoratave dhe dilpomave te mashtruesit..,

    2. Arber says:

      Partia Socialiste duhet te kerkoje zgjedhje te parakohshme, sepse sa me shume te rrije ne koalicion me LSI po humbet kredibilitetin e fituar me aq ndershmeri ne elektorat. Koalicioni PS + LSI ishte nje naivitet politik i Edi Rames, qe duhet te riparohet sa me shpejt.

  2. Kush e egzekutoi Olldashin dhe Trebicken says:

    kete tipin dmth keshilltarin Fate mund ta respektoj si njeri I sukseshem I artit por jo si politikan,keshilltar apo analist.

    ky derisa ka marre rrogen bashke me Ramen duhet te jape llogari me te jo te beje si KADAREJA DHE AGOLLI qe pasi I shebyen enverit per 40 vjet..ne vend te jepin llogari…u bene disidente.

    O FATE EEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE !

    ju jeni jo vetem tradhetare por dhe ndyresira

    sepse jo vetem duhet ti kerkoni falje atij populli qe e mashtruat ne 23 qershor…por duhet te kthesh dhe rrogen qe ke marre..

    turpi ju mbulofte qe nje monster si berisha edhe pse ka ndonje lu apo helmut pas bythe ju shkerdheu per here te trete

    turp e neveri kur lexoj keto pacavure qe tregojne se

    MINJTE PO IKIN NGA ANIJA QE PO MBYTET

    1. mitat says:

      Me vjen shume neveri per komentin qe perfundon”Minjte po ikin nga anija…..Me komentin qe ka bere, tregon se nuk ka fare haber ne asnjeren fushe qe kerkon te perfaqesoje. Komenti qe ka bere Z.Fate eshte shume i sakte dhe duhet pranuar.Ai ka bere te qarte se nuk do te kete “Tym te bardhe”siç presin disa medioker qe na e kane bere te murzitsheme leximin e gazetave dhe komenteve.Perpara QEVERI.Ju lumte per shtetin ligjor qe po ndertoni.

  3. Vlonjati Vlore says:

    Fytyra evropiane e kesaj Qeverie, Fate Velaj. Analize realiste e gjendjes si dhe prezantim dinjitoz i vizionit dhe angazhimit te Kryeministrit Rama. Shqiperia donte Rilinde, me pune, kohe dhe perkushtim. Presim me shume e cdo gje per Shqiperine dhe Vloren nga Rama dhe Fate Velaj.

    1. labivlore says:

      Mos e rruaj as ti as une se kane per te
      berë aq shume per Vloren keta sa nuk ta mer media. ……Vlora nuk mund te krahasim et as me Rreshenin sit.

  4. Dean says:

    Ka ardh koha Ed Rama te ballafaqohet me meten.
    Me 1 te KORRUPTUAR SI META,NUK MUND TE BASHKQEVERISES.

  5. alfa says:

    Natyrisht qe Rama ka te drejten e tij per ndryshim,por veten nje gje duhet theksuar ,te gjithe ministrat jand te korruptuar ,Rama me rilindjen e tij e dhjeu fare ,Ne 2017 nuk fiton me .

  6. Hajdari says:

    Oh ku ka ra Shqiperia !
    Merret me politike edhe Fate Hajvan Velaj !
    eh pike e zeze, “punto nero” – alla Fate

    1. Vlonjati Vlore says:

      Po pse ore qe e ke koken dhe mendjen si ke emrin… Kush mund te beje politike me te ndershme, vizionare dhe evropiane se Fate ? Ai eshte shqiptari qe ndertom ura midis qyteterimeve per to, e jo me qe per Shqiperine dhe Vloren mund te beje ate qe s’eshte bere me 25 vite. Prandaj eshte ky realitet ne shqiperi, se njeqelizoret si puna jote, tifozet e keimit dhe korrupsionit kane mbajtur me jete keta monstra qe qeverisin. Turp per ty , familjen tende dhe ata qe ti indoktrinon !

      1. titi says:

        po po, ai eshte ai qe po na nderton uren lidhese me evropen, ai elektricisti fate von velaj qe hodhi nje kove gelqere ne varr te babait…

      2. Tili says:

        O vlonjat që ke tru sa Fatja o populli Fate Velës

      3. T says:

        Ti Vlonjati Vlore je Fate Velaj dora vete. ahhhh te dogji mor hajvan te dogji. Shko vish ate kostumin e kuq me trandafila mor hajvan dhe ktheju pergjigje fshatareve qe te therrasin t’ju rregullosh driten se vetem nje cope elekticist je ore Fate, asgje me shume

  7. astrit says:

    Dhe cfare kerkon ti me zgjedhje te reja o plakush? Te rikthejme Sali druvari? Jo, faleminderit. Mbaje per vete.

    1. oldman says:

      Nese populli eshte budalla dhe voton Saliun me hajdutet e tjere,
      le ti mbaje me shendet.
      Si do qe te rrokulliset tenxherja, do gjeje kapakun e vet,
      apo jo Astrit djali?

  8. fllad says:

    Zgjedhjet e reja jane nje mashtrim i madh qe te shfryje presioni i mbledhur.
    Me kete sistem zgjedhor, me kete kushtetute, ngado qe te rrotullohesh do zgjedhesh po keta birbo dhe zuzare.
    Rama tregoi se nuk eshte politikan as i zgjuar as i mencur dhe as qe e deshi Shqiperine.
    Ai beri ate qe i tha grupi i birbove qe e kane ndihmuar te marre pushtete
    Si mund te besonte qe do kishte sukses me Meten dhe do bente reforma aq me teper ate te drejtesise? Naivitet qe nuk i falet nje politikani. Meta po te ishte ne vend te Rames nuk do e bente ate gafe.
    Rama me pushtetin qe i dha ( ku ka bere vaki te ndahet qeverija dhe qeverisja ne kete fare feje jashte kontrollit te te parit te qeverise)i dha mundesi Metes qe te forcohet edhe nje here me shume, dhe tani si gjysma me pak e kalbur e molles se ndare ne dysh me saliserbin ben gangsterin e heshtu dhe te moderuar.

    Elektorati qe e votoi nuk ka per tja falur dhe mbase ai e di kete.
    Nese qe ne fillim te qeverisjes do tregohej politikan qe e donte shqiperine, te tentonte te bente reformen ne drejtesi dhe nese Meta nuk ja jepte OK, AI TI DREJTOHEJ POPULLIT ZEMER HAPUR, dhe mbeshtetjen do e kishte shume here me te madhe se sa ne zgjedhje.

    Tani le te merret me reforma ne arsim qe te ndaj parate me CILIN naim, dhe ti fryje pizges se davane e ka te humbur, por si gomari qe po e hante ujku dhe thoshte ishallah jam ne ender, as ai nuk e beson se davane e ka te humbur.

    Fatkeqesi per shqiptaret( nje prej tyre dhe une) qe e mbeshteten dhe besuan te ky “rilindas”

    1. mitat says:

      Do mta marresh pergjigjen ne zgjedhjet e ardheshme nese Edi nuk eshte as politikan dhe as drejtues.Ti do anarshi.Jo ligj dhe vetem ligj.Bravo edi.

  9. lip gjanica says:

    Ik ore idiot I pashkolle.

  10. Martini says:

    Te lumte Fate. Mire ja bere se e meriton.

  11. Ferdiu says:

    …qe nga momenti qe elita e re nuk ndeshkon eliten e vjeter per krimet e saj e per me teper kjo elita e sotme kinse e re qe eshte nje surrogato e elites se vjeter…as qe mund ta beje, atehere eshte e qarte qe ketu nuk ka alternative politike por eshte vetem njeKASTE POLITIKE e korruptuar ecila, si PROTEUSI merr njehere fytyren e Berishes, Njehere te Metes e njehere te Rames, por popullit i zhysin thelle e me thelle

  12. vjeneze says:

    eshte turp per komin shiqptar te degjoj fate velajn, nje njeri i ulet qe punonte ne ndertim ne vjene dhe me pas ramam e beri keshilltarin e tij. Pse nuk tregon fate velaj per karrieren e vete si si i ka arritur gjerat, lidhjet e tij me bandat e shqiptareve ne austri dhe gjermani…. si trafikonte fate velaj shqiptar te kosoves ne gjermani dhe i merrte leke… pse nuk flet fatja per kto gjera se shqaiptaret e vjenes e njhin mire

    1. Turkofagos says:

      Ik ore idjot, njeqelizor injorant. Ku i kenpare keto ti ? Ne enderrat e tua apo ku ? Jeni mesuar me ato intrigat te lokali i lagjes ju, qe mbanj ne goje dhe grate e vellezerve tuaj, e jo me te tjeret. Po ti shyqyr qe ke mesuar te furesh ne internet o injorant, do perflasesh per figurat qe krenojne shqiptaret e Shqiperine. Njerez si ty duhen denuar me burgim te perjetshem ! Komento me emer e mbiemer, me identitet dhe perballu ne gjykate me Faten o plere !

      1. T says:

        Po ti ore komentues pse nuk komenton me emrin tend te vertete, por vjedh nofken e tjetrit. Ti nuk je Turkofagos, turkofagos i verteti i urren myslimanet si Fate Velaj. Ti je dora vate Fate Velaj qe i del ne mbrojtje vetes. Ku je o Turkofagos, hajde dil dhe dhite kete Faten Velaj se te ka vjedhur emrin

  13. Kuli says:

    Sa here qe degjoj te tilla gjera mendoj se keto jane te krijuara nga frika reale qe ekziston ne vend nga keta te PS te cilet e dine shume mire qe po tw shkojne ne zgjedhje te parakohshme nga 300000 vota qe humben gjate zgjedhjeve lokale tani mund te jene bere 600000 dhe te kene kene perfunduar ne nje partiçke

  14. anda says:

    Te pakten keta te lsi rwflektojne dhe e ndrrojne ndonje minister po ky qafgjati nuk ben dot autokritike cka tregon se I mungon demokracia ne zemer

  15. Mondi says:

    Nuk mund t’ia vesh Metes fajin se ky psikopati spo punon. Ne kemi nje kryeminister drogaxhi dhe kte e di shume mire ti zotri, apo edhe per kete Meta e ka fajin , reformat qe jane bere nuk mund te behen ne kete menyre , shteti te kapi te varfrit dhe te pushtetshmit jo . Ka muaj qe flasin per kriminel ne parlament edhe ti e di shume mire qe ka . Rama sben asgje per kete fakt , edhe ai i di ,se vet i ka futur !
    Duhet te punojn te gjithe dhe te kuptohet kush punon dhe kush jo !

  16. senti says:

    Produkte te skaduara si Fate Velaj nuk besoj se bejne per politiken se ai esht nje ushtar qe shkruan mendime te komanduara cka nuk vlejne te lexohen me vjen keq

  17. ceni says:

    o komentuesa…po Velaj eshte nje cope gomari ne kuptimin e mire te fjales qe di vetem te vizatoje, po ky ka qene dhe eshte nje koqe kandari qe shumica nga juve as qe e njohin fare…ha ha ha Fate Velaj…te jape mend ne politike, E Pa Imagjinueshme

    1. Tili says:

      Po ti ku e gjete që di të vizatoi na trego ndonjë vizatim. Vizatimi është shumë i vështirë jo vetëm për Faten por dhe për Edin bojatisin o zotri nuk vizatojn dot as Edi jo më Fatja që e ka IQ 13 ( lQ quhet koeficenti i intelegjencës qeni e ka 50)

  18. junik dangellia says:

    Ky Fatja,nese e ka mbaruar shkollen e larte, duhet te na tregoje diplomen dhe pastaj si u pasurua ne Austri. Sa per opinionin e tij per politiken shqiptare dhe Ilir Meten,mendoj qe nuk i ka bere ditet ende….. Te vazhdoj te pispilloset me Versace dhe Burberry se tregon deficencen intelektuale dhe qe del kunder Metes do te behet I rendesishem por kot e ka se po fshatar mbetet

  19. Fate Ziu says:

    Marioneta me e shemtuar e kabinetit te Rames eshte Fate Ziu qe nuk I ka pike lezeti fjala se eshte kryekeput joanalist por thjesht nje barkthare qe paguhet per te hapur gojen

  20. tarasingop says:

    O fate lere se nuk din ceshte politika. Shko bej ndonje foto e pikture. Pse kostot dhe per Edi Ramen do marr Iliri. Shko me doktorin e ben pislliqe ai, i ka fajet Iliri. Shko me piktorin e ben pislliqe ai, i ka fajet Iliri. Pse keto plehra do mbuloje ai.

  21. endri shima says:

    kur merret dhe fate velaj me politike aman, na u shpif ky shtet. fate merru me ndonje art andej, leri ceshtjet e politikes dhe thuaj rames mos konsumo aq shume, je nje funderrine per kete shtet

  22. eri el says:

    keta t ps i tremben rritjes se lsi dhe kane frike se i braktisen ata per kete skandal q po bejne kudo, vecanerisht me tatimet dhe kasat e me radhe, i lane njerezit pa buke. se ministrite i kane dal duarsh rames, duhet nje njeri q ti kritikoj, shyqyr q po e ben meta se rama ka ceshtje jetike varesie per tu marr

  23. fate what says:

    mos m thuaj q e ka kabinetin rama me pseudoartistat, shoket e vet, njeri m keq se tjetri, kush e drejton shtetin o zot. t pakten keni meten q u sjell n terezi se ju jeni per ndonje plazh andej nga franca, s dini ekonomi e politike

  24. ana says:

    rama tani ka hallin se e braktisin keta t lsi dhe nis nga perrallat e veta, po i kontrolloje punen e ministrive t tua ti, mq t paska renduar dhe po e ben meta vleresimin, shyqyr q po t kundershton m n fund dhe po tregon realitetin si eshte

  25. I paguari i Rames says:

    Sigurisht qe do komentoj ky se e paguan rama per kte pune
    Po kush ta ve veshin ty more se as analist as politikan nuk je

  26. I paguari i Rames says:

    As nuk ia vlen te lexohet si shkrim kur dihet qe ne fillim se ca qendrimi do mbaj, ate per te cilin paguhet

  27. genci says:

    po meta te pakten e nderroi nacon, po keta q se leshojne karrigen jane te rames, vetem me kriju skena per te marre vemendje sikur punojne dhe me e lene popullin pa buke

  28. Alban says:

    Kur ben komente dhe ky Velaj injorante kuptoj se ne cfare gjendje ka perfunduar Shqiperia . Je thjesht nje kukull e Rames o Fate , shkrimet e tua nuk kane vlere per tu lexuar

  29. I paguari i Rames says:

    Mire ky qe ska pune tjeter e shkruan po kto te gazetes si e publikojne nje idjotllek te tille

  30. Dionis says:

    Fate Velaj ? Kush eshte ky ? Njeri pa vlera dhe pa mendim politik . Po ik o Fate ku merr vesh ti .
    Bravo Ilir Meta , ai i di hallet e popullit , i degjon dhe punon cdo dite per ata .

  31. Sokoli Skele says:

    O plera qe shani dhe nenat e motrat tuaja nga zilia dhe inati … Po si komentoni keshtu per nje figure me vlera kombetare dhe reale. Ju qe gjeja me e vlefshme qe keni bere me jete eshte te merrni fryme dhe ti beni hije tokes, te mund te pergojoni keshtu nje njeri qe ka bere per Shqiperine aq sa nuk ka bere shteti dhe gjithe pseudo politikanet bashke keto 25 vite. Fate eshte vlere kombetare dhe nje njeri me integritet dhe vizion te larte. Shqiperia nuk ka per tu bere per aq kohe sa ze dominues ne shoqeri do jeni ju plehrat frymemarrese.

  32. Lefteri says:

    O Ilir Meta o flori , tu befte dita 1000 se vetem ti punon per kete vend .
    Ik o Fate se ku merr vesh ti

  33. Ela says:

    Ja kane ziline Ilir Metes , se eshte burre shteti dhe di si qeveriset ky shtet , punon per popullin .
    Flet Fatja qe sja ka idene asgjeje , ik o lumadh mbaj vendin .

  34. Bledi Vlore says:

    Fate Velaj vazhdo me detyren dhe misionin tend kombetar per te perfaqesuar Shqiperine kudo neper Evrope dhe bote, krah per krah me Edi Rama per zhvillimin e vendit. Ti je vlera eueopiane dhe morale e kesaj qeverie. Qente le te lehin karvani ecen perpara. Mundesisht, i gjithe populli o ndershem, te pret me nje pozicion Ministri. Shqiperia ka nevoje per me shume njerez se ty.

    1. Fatbythkiro says:

      O fate
      O injorant
      Le name duke shkruar per veten ne komente ketu
      Po qe figure ti une e djeg pashaporten shqiptare!
      Ne Vjene je turpi i shqiptareve dhe ti e din kete mire
      Njihesh per mashtrues, injorant dhe imoral..
      Spo ti nxjerr poshtersite ketu
      Presim Gazeten Sot te mbaroj pune me ty per diplomat dhe dekoratat si i ke “marrre”.

  35. Anila says:

    Fate, plako je njish. Sharmi jot, shija jote e holle ne veshje dhe prezantim publik, elokuenca dhe analiza jote perfekte dhe e holle duhet te ishin atribut i me shume figurafe politike dhe publike ne shqiperi. Te ndjek gjithmon me endje, vizioni jot eshte i duhuri per me zhvillu vendin.

  36. Marko says:

    Ju qe komentoni ketu, sikur jeni ne nd1 qeli te 313 ose ne psikiatri, mendoni se flisni per veten ose familjen tuaj. Deshtimet e jetes tuaj, te shkaterrimit te femijeve dhe familjes tuaj, mundoheni te nxirrni mllefin duke share dhe baltosur vlerat e figurave te shqiperise. Po si more te mjere gjithmone duke vjelle helm dhe vrer, duke sulmuar cdo njeri qe percon shprese dhe vizione. Po e keni hak kete gjendje qe keni ne shqiperi, kete pabuksesi. Te qeveriseni, vidheni dhe shfrytezoheni nga hajdute dhe kriminele. Ju i ngrini elozhe dhe thurrni lavdi per kriminelet se ju pelqen te lepiheni dhe serviloseni, per mentalitetin tuaj ju pelqen t’jua hipe i forti. Atij i thurrni kenge dhe vjersha. Njerezit me vlera intelektuale she morale i baltosni, nuk i shikoni dot se nuk i meritoni. Po ka ardhur koha qe Shqiperine ta ndertoje Edi Rama me Fate Velaj e me shume te tjere si misherimi i tyre.

  37. anxhela says:

    Fate Velaj aman te keqen u be dhe ky te japi intervista se vetem ky kishte ngel pa u bere komentues e pseudo analist neper gazeta e emisione

  38. Denisa says:

    Ilir Meta eshte i vetmi politikan qe di te beje politike.
    Impulset e reja jane gjithmone te nevojeshme per politiken.
    Rama duhet te arsyetoje pak dhe te shikoje ministrat e tij qe te bejne
    punen dhe ta permirsojne gjendjen , jo te ndikojne negativisht.

  39. Sidi says:

    Po ky Fatja mir qe prononcohet dhe qnka keshilltar i Rames dhe nuk qenka dakort as me Ramen as me Meten as me Berishen. Besoj eshte me veten e tij. Atehere te organizohet me ata tekniket qe flasin kot dhe hapen b….. dhe te marrin fatet e vendit ne dore dhe te kerkojne votat e sovranit. Per te dhene mend shqiptaret jane njesha po per pune ah ah. Sot per sot per pune vetem njeri ka treguar qe di te beje pa shum dhune dhe me pak lek dhe fatkeqesisht ai akuzohet si hajdut. Mbas luftes 97 mbaruan autostradat Tirane -Durres. Durres-Kavaje, lushnje, Llogara dhe keto me pak lek me ato fonde te pakta qe nuk besoj se u vodh pasi para 15 vjetesh aq lek ishin pak per keto shifra qe flitet sot por qe ky hajduti i ktheu ne pune dhe jo para per biznese private dhe bunkere dhe jane te vetmit politikan Nano dhe Meta qe nuk jane marre me pronat e te tjerve dhe per me teper duke shpifur pasi vile nese ka nuk ka vetem Rama, Meta, Berisha apo shum te tjere ne politike dhe me gjere.

  40. junik dangellia says:

    Sa per CV e ketij Fates ajo qe duhet te shenohen edhe tre vite denim me “kondicionel” per mashtrim ne shitje pasurish te patundshme.

  41. Tili says:

    Iliri Fate Edi qija motrën ku u katandisëm.

  42. Diana says:

    O Fate sa te jete Ilir Meta gjalle nuk ka shanse
    Te krijojen politika ne dem te popullit pasi ai Kundershton
    Dhe lobon per zgjidhjen me te mire!!

  43. Heil Hitler says:

    Njerezit legena dhe me te poshter jane ne LSI dhe kete e dine gjithe Shqiperia,,,,mos te bejne robt sikur nuk dine gje,,,ka fakte dhe argumenta te bollshme,,,,Edi e ka problem te qeverise bashke me Lsi-ne e korruptuar 100%….une do kisha dashur qe kryeministri te kete dore te lire dhe te veproje me me ngulm per te gjitha proceset po Ilir qelbsina nuk e lejon duke e kushtezuar ne shume gjera,,..nuk i ngelet gje tjeter vetem te ju shkerdheje robt ketyre hajduteve te Lsi-se.

  44. www.vl says:

    ky injorant eshte shembelltyra reale e njetiut te sotem, mjere shqiptaret

  45. Babushi says:

    O Fate do na dalesh nonje dite andej na hani se kemi nja dy gomere per te mbathur, po deshe beu dhe na nje foto edhe lexou nonje faqe nga libri jot.

  46. Sofia says:

    Fate kaninjoti, elektriçisti i naftes, me shami ne xhep te xhaketes….
    Hahahahahaha…. Fate komiku ….!

  47. totila direktan prenos says:

    Shkrimi eshte sa realist ashtu dhe i sakte dhe njiherit i drejteperdrejte .
    Natyrisht qe ne Shqiperi disa mendojne se te shkruash nje artikull ,me doemos duhet te jesh i “LICENCUAR”.
    Fatmir Velaj eshte per mua SHEMBULLI me AUTENTIK se si nje njeri ben ate qe ndien por cka eshte me e CUDITSHMJA e ben dhe arrin ate qe ASNJE nga NE ketu ne kete PORTAL nuk do ta bente KURRE ,PA PASUR NJE SUPORT POLITIK ,si nga e KALUARA ashtu dhe e tashmja .
    E ritheksoj se :
    Te hapesh ekspozita ku te te doje QEJFI si ne ANGLI ,ne PARLAMENTIN EUROPIAN ku maren pjese si te DJATHTE dhe te MAJTE si ne FRANCE ,USA ,ITALI ,GREQI ,RUMANI gjithmone kur behet fjale per KRYEQYTETE ,te takosh PRESIDENTA dhe KRYEMINISTRA Shtetesh ne DETYRE dhe jo ISHA ,sikur ti kesh Shoke lagjeje dhe shkolle ,natyrisht qe do te shkaktoje reaksion tek disa komentues te cilet kam mendimin se e njohin Fatmirin ,por jane XHELOZE per ate qe FATMIRI BEN .
    Do tu lutesha disave si :
    “HAJDARI ,VJENEZI ,SENTI ,CENI ,FATE ZIU ,AlBANI ,ANXHELA ,DENISA ” dhe ndonje tjeter qe ;
    Te bejne vetem 1/ 1000 e asaj qe ben Fatmiri dhe ti dergojne CV e tyre si EDI RAMES ,ILIR METES apo edhe SALI BERISHES ,ne se vjen prape ne pushtet ,qe dhe keta te kene mundesine qe te INTEGROHEN por qe per te cilet une mendoj se qe te gjithe keta qe permenda me lart ,kuptohet qe nuk i kane Suportuar dot ndryshimet e sistemit por zvarriten sikur minjte neper mure dhe halera ,ose jane EMIGRANTE te PAINTEGRUAR .
    Perndryshe kuptoheni qe jeni ziliqare ,por njekohesisht dhe te VARFER ne SHPIRT cka eshte HUMBJA me e MADHE Juaja !

    1. T says:

      hahahhahahahahhahhahaha u shkriva. O Fate Velaj po mjaft ore hajvan shkrojte kaq shume levdata per vete. Ti je dora vete me pseudonime te rreme. Te zuri inati mo? hahahahahahahahate te kripsha trute, ti befshin pasterma.

  48. Aleko Berberi says:

    O Fate, e di ca presim na ty:
    te heqesh ato rrobat e bukura edhe ti lesh reklamat e dhe bojrat,
    ti pervishesh punes, neqoftese ke ardhur te besh nanj gje.
    I ke pare ato gropat e Vlores, merr nanje lopat edhe mbush nanje grop ta dim qe bere nje gje per Vloren dhe leri filmat kot.
    Lere arrogancen dhe kryenecsin dhe zbrit ne terren, dhe jo te fotografosh por te punosh, se ka aq pune sa qe ste del koha te ngresh koken jo te shkruash libra.

  49. Marreveshjalalzit says:

    Per sa i perket LSI-se o rr.k..marreveshjet jane respektuar ne maksimum me te gjithe aktoret,kjo ne te mire te njerezve(shqiptareve) o Fate…Por ti o derzi duke mos pasur mundesine te shohesh me lart se topet è idhullit tend nuk ke mundesi te kuptosh ate qe shqiptaret kane me te vertet nevoje….e para jo me rame,tahir,beqje

  50. junik dangellia says:

    Fatja te gjitha I Ben me leke qe nuk dihet sesi I ka fituar.Edhe ekspozitat edhe darkat e drekat.Sa per ministrat qe merr ne mbrojtje per te mos u larguar nga qeveria, te kujtohet kush nga Ministrat e LSI-se ka qofte edhe nje kritike per korrupsion dhe sa nga ata te PS jane “guest star”cdo dite.Me siguri Meta e ka prekur ne kocke,Faten me ndonje Minister qe do hiqet.FateZiu do te behet personazh.U pika,pika Fates dhe gjithe Fatrave anonime

  51. Pirro kalitroja says:

    O Fatmir , o Miri, te lutem na ler te qete ne hallet tona se ti me aq mend qe ke as per familjen tende nuk je o qyqar…
    Shko luaj me porta hungareze te oborri Ismail Qemalit dhe mos jep me intervista te porositura te vila Logoreci…sa here ta kam thene qe mbylle ate h…se qelb dynjane kur flet..
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje