Kandidati për president i SHBA: Refugjatët sirianë janë si qentë e zemëruar

20 Nëntor 2015, 12:21Bota TEMA

Sulmet e fundit në Francë nuk mund të mos shqetësojnë SHBA-të.

Debati për terroristët dhe refugjatët që akuzohen se eksportojnë terroristët, ka përfshirë edhe kandidatët republikanë për president të SHBA-së.

Ben Carson, me profesion mjek, gjatë debatit të tij me Donald Trump, ka thënë se refugjatët sirianë janë si qentë e zemëruar.

Nëse në lagjen time ndodhet një qen i zemëruar dhe i lirë, nuk ka asgjë të mirë për t’u menduar.

Duhen mbrojtur fëmijët.

Kjo nuk do të thotë se duhen urryer të gjithë qentë”, ka thënë ai.

Ndërsa Trump ka thënë se ka një plan kundër radikalizimit, nëse zgjidhet president.

Mes tyre është mbyllja e të gjitha xhamive në SHBA dhe regjistrimi i të gjithë myslimanëve me një kartë identiteti speciale.

2 komente në “Kandidati për president i SHBA: Refugjatët sirianë janë si qentë e zemëruar”

  1. andi says:

    Demokracija Amerikane mori fund, Keto lloj njerezish jane aqe rraciste sa dhe ato te ISIS, prandaj dhe ISIS ekziston.

  2. hipokriti says:

    mire e ka thene.Me fjale gjoja te gjithe thone jane njerez,por kur vjen puna tek shtepia jote asnje nuk i do.Hipokrizi e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje