Mjaft u zalisët prej Vladimir Putinit!

21 Nëntor 2015, 20:09Politika TEMA

Nga Fareed Zakaria

Vladimir Putini e ka zalisur krejt establishmentin amerikan të politikës së jashtme. Një editorialist admiron “vendosmërinë” e tij, dhe e ka vendosur atë “në vendin e shoferit” në Lindjen e Mesme. Një diplomat veteran, vëren seriozisht se “është dobësimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, për ndikimin dhe angazhimin e SHBA në rajon”. Një opinionist mendjekthjellët deklaron: “Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, një çerek shekulli më parë, Rusia nuk ka qenë kaq e vendosur, dhe SHBA kaq e urtë”.

Eshtë e vërtetë që ka kaluar një çerek shekulli, që kur Moska ka qenë kaq intervencioniste jashtë kufijve të saj. Herën e fundit që bëri kësi lloj lëvizjesh, në fundin e viteve 1970 dhe në vitet 1980, ajo pushtoi Afganistanin dhe ndërhyri edhe në disa shtete të tjerë. Atëherë, komentatorët i përcollën ato veprime, si shenja që Moska po e fitonte Luftën e Ftohtë. Po, si shkoi Bashkimi Sovjetik?

Elitat e politikës së jashtme në Uashington, kanë zhvilluar një mënyrë të menduari, që ngatërron aktivitetin me arritjet. Ata supozojmë se çdo krizë në botë, mund dhe duhet të zgjidhet përmes një ekspozimi të fuqishëm të fuqisë amerikane. Dështimi për ta bërë këtë konsiderohet pasivitet dhe prodhon dobësi. Sipas kësaj logjike, Rusia dhe Irani janë zotërit e rinj të Lindjes së Mesme. Nuk ka rëndësi, që këta vende po përpiqen dëshpërimisht të mbajnë në këmbë një aleat që po fundoset. Klientët e tyre, alavitët e Sirisë, janë një regjim pakice – përfaqësojnë vetëm 15 % të popullsisë – dhe kanë përballë kryengritje të rrezikshme, që mbështeten nga pjesë të mëdha të popullsisë. Irani po shpenzon shumë në Siri. Dhe nëse Rusia e Irani fitojnë, edhe përkundër të gjithë parashikimeve, ata fitojnë Sirinë – që në fakt është një kusi që zien, dhe jo një shpërblim. Shtetet e Bashkuara kanë qenë për 14 vjet në “vendin e shoferit” në Afganistan. A e ka forcuar kjo gjë Amerikën?

Në vitet 1870 dhe 1880, fuqitë më të mëdha të Europës luftonin për të fituar influencë në Afrikë, e fundmit tokë “pa zot” e globit. të gjitha, përveç një shteti: Gjermanisë. Kancelari i saj i hekurt, Otto von Bismarck, besonte se ndërhyrje të tilla do ta shteronin fuqinë e Gjermanisë, dhe do të largonin fokusin e saj, nga sfidat kryesore strategjike. Kur i treguan një hartë të kontinentit, për ta joshur, ai u përgjigj: “Harta juaj e Afrikës është shumë e mirë, por harta ime e Afrikës qëndron në Europë. Këtu është Rusia dhe këtu është Franca, dhe ne jemi në mes. Kjo është harta ime e Afrikës”.

Imagjinoni sikur intervencionistëve të sotëm do t’u dilte e tyrja, dhe Presidenti Obama do të rriste forcat, dhe regjimi i Asadit do të rrëzohej. Cili do të ishte rezultati? Ja disa ide. Uashingtoni rrëzoi regjimin e Sadam Huseinit në Irak (fqinji i Sirisë, me pak a shumë të njëjtat ndarje fisnore dhe sektare). SHBA bëri shumë më tepër në Irak, nga sa po i kërkojnë të bëjë në Siri, duke vendosur 170 mijë trupa në terren, dhe shpenzuar 2 trilionë dollarë. E megjithatë, ajo që pasoi ishte një katastrofë humanitare – me afro 4 milionë civilë të zhvendosur dhe të paktën 150 mijë të vrarë.

Uashingtoni rrëzoi regjimin e Muamar Gedafit në Libi, por vendosi që t’ua lërë vendasve shtet-ndërtimin. Rezultati ka qenë ai që Nju Jorket e quan një “djerrinë”. Në Jemen, SHBA mbështeti ndryshimin e regjimit dhe zgjedhje të reja. Rezultati: një luftë civile, që po e ndan vendin më dysh. Ata që ndihen kaq të sigurtë se kjo ndërhyrje e ardhshme do të shpëtojë jetë, duhet që të ndalin për një moment, dhe të mendojnë për pasojat humanitare të tre ndërhyrjeve të fundit.

Në biografinë nteligjente që Niall Ferguson ka shkruajtur për jetën e hershme të Henry Kissingerit, u befasova se sa shumë, gjendja e sotme shpirtërore i ngjan asaj të viteve pesëdhjetë. Ne tani mendojmë për atë dekadë, si një moment kur Amerika arriti lartësi të mëdha, por në atë kohë, elitat e politikës së jashtme amerikane ishin të dëshpëruara seUashingtoni ishte pasiv dhe i paralizuar përballë aktivizmit sovjetik. “Edhe 15 vite të tjerë, përkeqësimi të pozicionit tonë në botë, shkruante Kissingeri në hapjen e librit të tij “Domosdoshmëria e zgjedhjes”, dhe do të reduktohemi në Fortesën Amerikë, në një botë ku do të jemi bërë shumë të parëndësishëm”. Pak vite më herët, në librin që nisi karrierën e tij, “Armët bërthamore dhe politika e jashtme”, Kissingeri kishte mbrojtur përdorimin taktik të armëve bërthamore, si një mënyrë për t’iu përgjigjur aktivizmit sovjetik. Dhe mendoni që Kissingeri ishte një prej më mendjekthjellëve dhe inteligjentëve.

Vitet pesëdhjetë ishin të mbushur me ata që, të parë në retrospektivë, janë propozime të rrezikshëm, që synonin të demonstronin forcën e SHBA – duke përfshirë rrëzimin e Gamal Abdel Nasserit të Egjiptit, konfrontimet ushtarake në Hungari dhe përdorimin e armëve bërthamore në rastin e Taivanit. Opinionistët ishin të tërbuar, që Vietnami verior dhe Kuba ishin bërë komunistë, ndërkohë që SHBA rrinte e vështronte.

Në mesin e gjithë këtyre thirrjeve për veprim, një burrë, presidenti Dwight Eisenhower, ruajti qetësinë, edhe pse i shkaktoi rënie të popullaritetit. (Administrata Kennedy/Johnson i dha fund pasivitetit, sidomos në Kubë dhe Vietnam, me rezultate katastrofikë). Unë besoj se pas disa dekadash, të gjithë do të jemi të kënaqur që Obama zgjodhi rrugën e Eisenhoëerit si fuqi globale, dhe jo atë të Putinit. /The Washington Post-bota.al

30 komente në “Mjaft u zalisët prej Vladimir Putinit!”

  1. funerali says:

    ja dhe nje terrorist I prapavijes qe vrapon te vertetoje besnikerine. kjo nuk eshte analize por diare mediatike.
    sinjor farudin zakari, mos ki problem se nuk te gjykon njeri nga mbiemri por nga mendimet qe ke dhe aplikimin e tyre te peshtire.
    sa per sqarim: zalisjet jane pjese e lojes. I njoh mire ruset, nuk ju ben pershtypje.

    1. Epirioti II says:

      Zakaria eshte nder mendjet me te kthjellta dhe penat me inteligjente qe ka globi sot. Fjalet e tij pothuajse gjithmone i ka provuar koha. Jo me kot eshte nga me te lexuarit sot ne bote.

      1. zakaria says:

        Ke te drejte Epirot. Po mos u mundo shume t’ua mbushesh mendjen atyre qe kane bere sikur e kane lexuar dhe kane bere sikur e kane kuptuar. Eshte e kote. Leri te vdesin injorante.

      2. armand says:

        E c’lodhesh kot ti mbushesh mendjen, lexo komentet e meposhteme dhe do e kuptosh se ke te besh me stratege qe kane gati pergjigjen per cdo pyetje.

    2. xhogu says:

      I dashur “funerali”:

      Se pari, duhesh admiruar per pseudonimin qe ke gjetur per vete.

      Se dyti, sa per dijeni: Fareed Zakaria, eshte njeri nga intelektualet, studjuesit, gazetaret, etj,etj. me racional e me te zote qe ka te pakten ne Amerike. Se ç’thua per te, ti dhe te gjithe ata qe jane pas teje, tregon me shume se ç’nivel keni ju, ndoshta ngaqe s’keni lexuar gje prej tij, ose edhe nese keni lexuar e pare emisionet e tij, kaq eshte aftesia thithese e trurit tuaj. Nese ndodhet ndonje liber i tij ne gjuhen shqipe, perpiqu ta lexosh, se vertet do te shohesh “se c’eshte gjuha e arsyes.” Te uroj shendet, fizikisht dhe mendor!

  2. dranoel says:

    Analize pordh me rigon sikur te kemi te bejme me tifoze futbolli

  3. figaro says:

    Putin do te behet nje emer i vecant si diplomat ,dhe jo si tradhetar .

  4. sikur te isha djale says:

    Putini eshte BURRRRRR !

    1. ganiu says:

      Me siguri e paske provuar shpirti? Të paska pëlqyer pensionisti. Apo skishe provuar gjë tjetër më parë?

  5. Antares says:

    Obama eshte i zene duke financuar ISIS, kurse Putini eshte i zene duke i bombarduar. SHBA-te krijuan katastrofen ne lindjen e mesme.

    Zoti Zakaria, mos ti shikoje gjerat si spektator, duke analizuar si idealist, por duhet ti analizoje si realist duke pare prapaskenen dhe jo skenen.

    Por atij nuk ja mban, sepse ai eshte pjese e mediave te kontrolluara nga Elitat finaciare ne SHBA, te cilat jo vetem kane blere median ku ai shkruan, por kane blere gjithe qeverine Amerikane. Obama eshte thjesht nje kloun i telekomanduar.

  6. i penduari says:

    bukkshit Fareed Zakaria! it doesn’t make sense! If Obama won’t intervene against ISIS he will be remembered as the chicken president of the U.S. on the other side u got Putin’s balls who wight more than Obama himself, damn it!

  7. Akili says:

    Pse akoma ben analiza ky Zakaria.E çuditeshme.

  8. ILIRET says:

    Ato qe autori i numeron si suksese te SHBA-ve ne fakt jane deshtime te politikes se saj dhe shkaterrimit te rendit boteror. Ne Libi, Jemen, Egjypt, Irak, Siri ka qene shume qetesi dhe jo plroblem per boten. Regjimet diktatoriale e mbanin popullin ne rresht dhe ne vathe.
    Nderhyri SHBA, dhe te gjithe dolen nga vatha dhe tani nuk ka burre nene qe ti mbledhe me.
    Mbase i mbledh Putini.

    1. ganiu says:

      Injoranca në sulm e sipër. ?
      Ti do të kishe dëshirë të rrije në rresht nën diktaturën komuniste?
      Sa për dijeni, për të të freskuar kujtesën. Amerika ishte kundër largimit Mubarakut dhe Ben Alisë. Mos harro se “Pranvera Arabe” ishte punë e Vëllezërve Myslimanë dhe jo e Amerikës! Thjeshtë për të ta bërë të ditur, vëllezërit myslimanë vetëm në një shtet janë në pushtet.
      Vetëm në Turqi.
      Shpirto lëre diku, bëj sikur e harron, injorancën. Fillo e mendo, logjikisht. Mos ec me stereotipe!

  9. Toni KS says:

    Kjo eshte nje analize e kote. Sovjetiket nuk shkuan deri aty sa te vrasin 3000 vete ne New York dhe 150 ne Paris si islamofashistet.

  10. Moskopolitis says:

    Me duket sikur lexova opinionlleqet e Fevzos…

  11. TOMA says:

    Dalldisen komunistet e din se do dalin neper ruge te thresin parti enver idjotet. Po ti beri llogarit USA e ke ngren po se ke mar vesh.

  12. putin k says:

    O po ku na qenkan mbledhur ne kete forum te gjithe rusofilet. Tani, ju ose i keni patur prinderit per studime ne BRSS dhe mendoni se duhet te jeni lojale kundrejt Rusise per kete ose e ngaterroni fene ortodokse me Rusine – dmth meqenese Rusia eshte ortodokse jemi me te dhe jo me Ameriken. O ua dhjevsha Rusine mu ne vrime.

  13. obama says:

    Nuk kam cfare t’i heq atyre qe ka shkruar Zakaria. Historia do ta tregoje se kush kishte te drejte, Obama apo Putini me trupin trekonsh. Qeveri e forte e kap lepurin me qerre. Nuk ka nevoje te ngutet. Ketu do jemi e do flasim.

  14. juli says:

    Para dy luftrave botrore kemi shfaqjen e dogmes amerika per amerikanet
    Me pikpamje te ngjasheme me keto qe permend z Zakaria
    Per fat te mire te botes dhe te amerikes ketaromantike dhe perkrahes te kesaj dogme kane humbure
    Realiteti dhe nje force e quajture si te doni (une e quaj energjia pozitive e Universit)i kane dhene Amerikes nje rol te nje shteti jo te zakonshem ne arenen nderkombtare
    Filozofia e pasiviteti qe ka karakterizuare politiken e jashteme Obama i ngjan shume asaj te qendrimit te lidereve europiane perballe rrezikut te hitlerit ne Europe
    Edhe ata i jepnin rruge bisedimeve dhe frikes se nuk mund vemi ne nje lufte dhe duhet ti japim shanse paqes duke bere leshime hitlerit
    z Zakaria nuk ka kuptuare pse kemi kaq agrisivitet te Rusise kohet e presidences Obama??
    Ose Kremlini ka harritur te hyje me ane te spiunazhit thelle ne adiministraten e Obames pasi nuk ka si shpjegohet levizjet e Rusise te jene gjithmone tejene gjithmone dy kohe me perpara nga ajo e politikes Obama
    Ose qe eshte me e mundeshme Kremlini ka stjudiuare se njerzit qe sot udheheqin Ameriken jane nje grup te paafte romantik qe ngaterrjne realitetin me teorine se si mund te jete bota
    Shokuese te degjosh se c fare u be edhe nese Rusianderhyn ne Siri ?? Tashme e kuptojme se perse ajo nderhyri edhe ne Ukraine anekson nje pjese te ketij shteti duke u tallure me normat me themelore nderkombetare te botes
    Me logjiken e z zakaria e c bu qe mori Krimene Rusia !!
    Me kete filozofi Rusia neser mundet lehte te hyje ne te tea republikat ish sofjetike te Baltikut duke i aneksuare !
    Ju duket e pabesuesheme
    Jo me njerzit qe udheheqin sot ameriken kjo eshte errezik real
    Kushdo ti thote jo Kremlinit
    Mos europianet qe krejtesishte te paafte te zgjidhin kriza me te lehta dhe jo me te vijne nene konflikte me Rusine

    Mos rruga e Embargove qe eshte qesharake te mendosh se eshte nje menyre qe te perballosh kremlinin
    Me logjiken e pasivitetit qe ndjek politika Obama Rusia munet lehte ashtu sic kam frike se po ndodh te destabilizoje tere Ballkanine duke shfrytezuare popullesite Sllave te saj
    Kush me thote se neser pasneser Serbia m mbeshtetjen e Rusise nderhyn ne kosoven veriore duke e aneksuare ate !!
    Dhe pastaj do dali ky z Zakaria dhe do shprehet e c u be qe u nda Kosova edhe atje gjoja kishte deshtuare politika amerikane aty
    Per fat te mire kesaj politike po i vjen fundi
    Kan mbeture edhe nje vit qe ky politikane i dobet dhe kjo adiministrate krejtesishte e papergjegjeshme se cili eshte roli i amerikes ne bote ti mbaroje afati presidencial
    Ne qofte se kjo adiministrate do te kishte edhe nje 4 vjcare tjeter jam i bindure se Rusia do t harrinte pozicionin e saj gjeostrategjik qe kishte para shperberjes se Bashkimit Sovjetik
    Me beri pershtypje dhe i dhashe shume te drejte opozitarit dhe shahistit te madh rus Kasparov kur ne nje shkrime te tij thoshte se Kur Politika Obama u terhoqe nga sulmet e parashikuara kunder regjimit Asad duke u ulur ne nje tryeze me Putinin te tere diktatoret e botes te tere forcat jo demokratike te planetit nuk u besonin vesheve dhe ferkonin duarte te bindure se nuk mund te kene friken e Amerikes per cdo lloj krimi dhe padrejtesira qe mund te bejne
    Qysh atehere Kremlini e kuptoi se ne Uashingtone ndodhet nje Leshko perfaqesuesi i zjarrte i romantizmit politik
    Amerika eshte e pazvendesuesheme deri tashme per paqen ne bote
    Vetem nje politike pasive e saj brenda ketyre 8 vjeteve dhe po shikojme se sa pasoja ka
    Po shikojme kudo perballje dhe kriza rajonal dhe merreni me mend se c do te behej bota pa ameriken
    Nje teater lufte ku termat Demokraci liri te drejtat njerzore do te shkeleshin neper kembe nga te tere diktatoret qesharake qe do t dilnin si kerpudhat
    Le te shpresojme qe adiministrata e re Xh Bush dhe xh Mak Kein te korrigjoje te tera gabimet trashanike te politikes amerikane me Obamen dhe te sjelli ameriken atje ku duhet te jete vendi i saj ne bote

    1. ganiu says:

      Jul dhe energjia e tij pozitive e universit????
      Më pëlqen naiviteti tënd! Naivitet që mendon se Amerika është garancia e të drejtave të njeriut. Garancia e pastërtisë. Zotëri, Amerika ishte kundër pranverës arabe. Ajo mbrojti diktatorët pro amerikanë. Me qetësi dhe pa dhunë. Amerika nuk është kundër diktaturave që i shërbejnë. Ajo me të vërtetë që mbështet kundërshtarët e Asadit?! Por e bëri thjesht për inercinë e asaj që të tjerët, si ti dhe unë, presin nga ajo. Ata e dinë fare mirë e kush qëndron pas ngjarjeve të Sirisë dhe të atyre më parë. Nuk duan të godasin shkakun kryesor. Sepse do të kishim një katastrofë 10 ose 100 herë më të madhe. Ata me mosndërhyrjen në Siri vrasin tre zogj me një gur shkatërrojnë Asad e ISIS,bllokojnë një aleancë ruso-turke dhe nuk i dënon kush për “dëmet kolaterale” që do të ndodhin. Të gjitha do ti faturohen Rusisë. Dhe mbi të gjitha, Rusisë do ti faturohet dhe fatura ekonomike e luftës. Faturë që mund ta çojë në falimentimin e ri.

  15. Fsb says:

    zakaria eshte nje nga analistet me te sakte te politikes se jashtme.shkurt dhe me argumenta kyce ka shprehur kendveshtrimin e vet te cilin e ndajne.lufta e diteve te sotme eshte ajo e shifrave ekonomike.aktizimi i paprecedente i sherbimeve sekrete deshmon per punen e ngarkuar qe po u japinkoleget e tyre perendimore(burim nga nje oficer fsb mik i hershem).sipas vete zerave autoritare te ekonomise ruse ,qeveria e putint kapacitet dhe per 2-3 vite per ti bere balle krizes qe po hyn ne vitin e saj te dyte.reformat e brendeshme te modernizimit per te plotesuar nevojat kekojne nga 10-15 vite per te dhene frytet e tyre.gjigandi gazprom eshte izoluar ne drejtim te europes duke u detyruar te bej marveshje sipas kushteve te pak te leverdishme per ruset ,me kinezet vetem per te siguruar mbijetese. renija e rubles me dyfish perkthehet cversim i cdo aseti po hyn ne vitim e dyte.korrupsioni ne rrenje i cdo sektori kombinuar me faktin qe brezi i ri i ruseve jane te keq arsimuar do te sherbeje si gangrene e perhershme.nje stomak i uritur te ben dhe agresiv.kjo eshte ne themel politika e jashtme ruse .popullariteti i putinit eshte ritur ndjeshem.personalishit mendoj se eshte politikani me i kompletuar qe ka bota sot.por kjo nuk eshte e mjaftueshme per rusine.propaganda po e ushqen popullin me nacionalizem por deri sa do te vazhdoje kur ne fund te muajit cdo gje sa vjen e pakesohet.cka po ndodhe eshte nje lufte e paster ekonmike me plan afargjate per renimin e rusise .

    1. wau wau says:

      Shume dakord me komentin.

  16. Ilirfloriri says:

    Ca kuptimi ka fjala “zalizet” se nuk me duket fjale shqipe?

    1. korcari says:

      Eshte fjale greke,[na u moren mente],edhe zaharia eshte grek me origjine.

  17. ganiu says:

    Të gjithë ne kemi ngrënë gështenja. O të përgatitura nga të tjerët,o të përgatitura vetë. Kur i përgatisim vetë, harxhojmë kohë e mund. Ndonjëherë dhe digjemi. Kur na i përgatisin të tjerët, kushtojnë më shumë,por shijojnë dhe më shumë. Sepse kursejmë shumë. Mund kohë dhe shpesh përballimin e duarve.
    Bile bëhen dhe më të shijshme nëse kundërshtari përcëllon duart ose më shumë.
    Ndoshta po ripërsëritet ajo që autori e ka përmendur në fillim të shkrimt! ? Një vet shkatërrim ishte dytë ishte Rusisë.

  18. Sony-Lg-Samsung says:

    Ky shkrim eshte shume i vjeter,dt 15 Tetor.
    Lexoni pak shkrimin e tij te ri
    https://www.washingtonpost.com/opinions/lessons-from-the-war-against-al-qaeda/2015/11/19/cc4dcedc-8ef1-11e5-acff-673ae92ddd2b_story.html

    Zakaria predikon per urtesi dhe durim,gje e mire, kjo por amerikanet e vertete nuk jane dakort.
    Ne treshja japo-Koreane vazhdojme punen.
    I kemi ven ne target ca xhihadiste ketu por ” me qetesi e dashuri”

    “The tree of freedom will be feed with the blood of tyrants and patriots”

    Thomas Jefferson.

  19. Kameleoni says:

    Ja dhe një turkosunit, arabomongol, që ushqehet duke lëpirë kockat e Daj Samit…!

    1. Sony-Lg-Samsung says:

      Mos e kruj me Daj Samin or taj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje