Pas kërcënimeve për sulmeve të mundshme terroriste në Shqipëri, nënoficerëve të Gardës tashmë u lejohet që të marrin në shtëpi armët e shërbimit, duke thyer rregullin e vendosur dy vite më parë më 5 tetor 2013.
Gazeta “Shqip” shkruan se gjatë këtyre dy ditëve është vënë re një numër i shtuar i efektivëve të Gardës nëpër institucionet shtetërore në kuadër të masave për ndonjë sulm të mundshëm terrorist lidhur me disa informacione që ka marrë SHISH.
Urdhri që ishte vendosur dy vite më parë nga Ministria e Brendshme nuk përfshin oficerët, të cilët mund ta mbajnë armën e shërbimit në shtëpi, kurse nënoficerët duhet ta dorëzojnë kur mbarojnë shërbimin. Ky rregull është toleruar gjatë këtyre ditëve duke pasur parasysh rritjen e nivelit të sigurisë në vend.
Edhe n/oficeret duhet ta mbajne armen gjate gjithe kohes me vete, por kjo varet se kush jane emruar ne keto detyra, ne se jane qytetar te pastert, me deshmi mendore te rregullte nga seksioni mjekesise, me shenjat e gishtave gjithashtu te pasterta dhe me testin e droges negative, te kontrolluar cdo vit,nuk ka asnje problem per te mbajtur armen jo ne shtepi por me vehte ne cdo kohe. Por me arme nuk mund te lejosh qe te mbaje cdo kush,pavaresisht nga funksioni apo detyra, qofte dhe shef komisariati, pa kaluar me pare ne kontroll mjekesor mental e ne kontrollin e testit te perdorimit te droges.
Na kini kujdes parlamentin mer aman.