Terroristët që kryen sulmet me 13 nëntor në Paris, ku vranë 130 persona, për të gjitha veprimet e tyre kanë shpenzuar rreth 7 mijë euro, raporton Reuters.
Terroristët planifikuan që sulmet e tyre ti kryenin duke bërë shpenzime të vogla për kallashnikovë dhe municion, xhaketa vetëvrasëse të punuara me dorë, dhomat e hoteleve dhe makina me qira në mënyrë që me një sasi relativisht të vogël të vrisnin një numër të madh të njerëzve, duke shtuar kështu frikë dhe kaos.
Agjencia britanike përkujton se sipas llogaritjeve të një komisioni të pavarur, sulmet në Nju Jork dhe Uashington me 11 shtator 2001, Al Kaedas i kushtuan diku rreth 400 dhe 500 mijë dollarë amerikanë. Sipas Reuters, terroristët që kryen sulmet në Paris pjesë më të sofistikuara të sulmeve kishin xhaketat vetëvrasëse, që sot mund të prodhohen shumë lirë, pastaj dhomat e hotelit ku terroristët kanë qëndruar kanë kushtuar rreth 680 euro, dhe shpenzimet javore për qira të makinave të vogla që janë përdorur për transport nga Brukseli në Paris “Volkswagen Polo”, “Seat Leon” dhe “Renault Clio”, nuk mund të kushtojnë më shumë se 595 euro, raporton NOA.
Sipas Europol, një “kallashnikov” sot në BE mund të blihet për 300 deri ne 700 euro. Dhe në bazë të këtyre llogaritjeve del të jetë se shuma që kanë shpenzuar terroristët për të kryer sulmin më të rëndë dhe më të vrazhdë në Paris deri më sot, ka qenë 7000 euro.
po me ato 7000 euro kishit hap nga nje qebap afer xhamive ne albanistan per te ngrene te uriturit shqiptar more zuzare,ju i bete arme per te vrare te pafajshem ptu race e keqe
E po mire paskan bere terroristat kane kursyer ndonje lek se do ju duhet ne boten tjeter.Shume e bukur kjo shakaja e artikullit.
Ske çi ben putini dhe bashari hedhin dit per dit nga 7000 milojn dollar raketa mbi popullaten civile siriane qe kan humb jeten mjera femij gra e pleq sa per terorista pushka top ju beft xhaxhi putos.. po nuk ka shku per terorista atje po ka shku tja rekllamoj armet dajes OBAM