Rama: Jemi të kërcënuar po aq sa vendet e tjera nga terrorizmi

22 Nëntor 2015, 11:52Politika TEMA

“Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi po aq sa vendet e tjera. As më shumë as më pak”, kështu ka deklaruar kryeministri Rama ditën e sotme.

Në konferencën për shtyp që ai mbajti me presidentin e KE Donald Tusk, Rama tha se rreziku i terrorizmit është real dhe shqetësues.

“Masakra e Parisit e uli shënjestrën e teroristëve në lartësinë e njerëzve të zakonshëm. Tani askush nuk është i sigurt, ky është mesazhi që na përcollën terroristët dhe kjo është edhe sfida jonë tani”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se nuk ka vend për panik dhe se jeta duhet të vazhdojë.

“Shqipëria nuk është as më shumë as më pak e kërcënuar se vendet e tjera. Jeta vazhdon, secili prej nesh duhet ta jetojë atë për ditë. Në Shqipëri është marrë çdo masë e mundshme dhe jeta duhet të vazhdojë normalisht. Nuk ka asnjë fakt apo informacion të caktuar se ne në Shqipërijemi më të kërcënuar se të tjerët”, tha Rama.

 

8 komente në “Rama: Jemi të kërcënuar po aq sa vendet e tjera nga terrorizmi”

  1. tfgs1 says:

    Ram karagiozi,merr sunitet e Haxhiqamilit e shiitet e baba Mondit varu nga nje pacavouro ”autochtones” ne qafe e demostro ne Bruxelles ”tolerancen” made in Albania………….

  2. LLOTARIA RUSE says:

    Mbyllni kufijte,mos ndertoni xhami;ndaloni e shtetezoni xhamite e xhihadisteve dhe punoni per te hyre ne Europe dhe jo ne arabi.Dilni nga Turqia! Urdhri eshte i popullit te civilizuar,jo i dhenve e dhive aty

  3. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Kercenimi me i math , me i afert dhe me i pa meshirshmi eshte FILLIMI i luftes se TRET boterore shum shpejt prej SUPERFUQIVE qe nuk do te fali as IDEATORE dhe AKTORET qe po gatuajne kete shfaqje te ndyre vetem per PARA.

  4. r. th. says:

    Ç’po na shitet

    Në vënd të shqiponjave kërrallin sorrat,
    tek sytë e bukur, -oj akuj ngujuar,
    i humbur zë i ëmbël, tash veç çjerrimë,
    tek fjalët magjike, gërmallë e daltuar.

    Të nesërmen një zot e di se ç’do bjerë,
    të tashmen të shplarë me ujë të pëguar,
    të djeshmen shurrosur si do dhe më,
    llogjikë e kohës, kuptimin ka mbaruar.

    Lapsi sjell bomba, inati përplas avionë,
    dikush ngel në klasë në demokracinë e kulluar,
    fjalimi i presidentit na u ngjesh si grusht,
    pa probleme dhe perzevativi në karrotën e qëruar.

    Të kisha pak zë do bëja diçka,
    media gojën ta ka bllokuar,
    kamera kap sy, veshë, gojë të mëdha,
    në presidencë dhe lulen ka fiksuar.

    Dhe rrjedhin fjalitë, heshtin mendimet,
    teori e re me të vjetrën është bashkuar,
    kalorësit galuar do na sjellin paqen,
    mbasi me terrorizmin punë të kenë mbaruar.

    E gëlojnë daullet, fort ushton trumpeta,
    të gjithë futen në valle me hapin e shtruar,
    nuk ka qysh e pse, apo si, tek dhe kur,
    vezullon kudo : solidaritet i pakufizuar.

    E ç’vete, e ç’vete, ç’po na shohin sytë,
    karakter i çtjerrur si këmishë e ndrruar,
    gorricat po shiten si dardhë të mrekulluara,
    kollari-mashtrues, gjithnjë po i respektuar !!!

    Mo. 10. 12. ‘01

  5. Crrriks says:

    Llotaria ruse , 100%100 dakort me Ty. Por politikanve shqiptare ju intereson te jet populli I pa ditur! Te shkojn be xhami me byth perpjet dhe te harojn problemet e jetes!

  6. Bardhosh H says:

    Ky Edi Ramadani eshte psikopat dua te them koqe kandari. Kjo xhami qe po nderton me krenari te madhe do prodhoje zhihadistat e allahur qe do ja presin koken dhe ketij dallkauku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje