DEBATET/ Tahiri, replika me Ristanin në Komisionin e Ligjeve

23 Nëntor 2015, 11:51Politika TEMA
DEBATET/ Tahiri, replika me Ristanin në Komisionin e Ligjeve

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë sot për të prezantuar në Komisionin e Ligjeve një marrëveshje bashkëpunimi policor me Kroacinë.

Ai është përballur sërish me akuzat e deputetëve të PD-së, të cilët janë shprehur se Tahiri s’duhet të jetë më ministër.

Debatet

Arben  Ristani: Droga me tonelata në Shqipëri lëviz me bashkëpunim të policinë. Policia dhe ministri kanë bashkëpunim me krimin në vend. Tahiri ka mbuluar vendin me drogë, lihen kriminelët të lëvizin lirisht.

Ministri Tahiri: Unë besoj që duhet të ushtrojë detyrën përball qytetarëve me besimin që më është dhënë nga kryeministri dhe nga Kuvendi për ta çuar në një tjetër nivel punën që bën Policia e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme në luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit.

Dhe sigurisht nuk ma do mendja që qytetarët shqiptar presin prej meje që t’i kthejë mbrapsht me të njëjtën gjuhë sado joetike arrogante dhe fyese siç bëri deputeti t’ia kthejë mbrapsht edhe unë me të njëjtën monedhë. Nuk është kjo arsyeja që qytetarët presin që unë të jem në detyrë dhe sado që e quaj jashtë misioni të një deputeti të kuvendit apo të cilit çdo përfaqësues politik për më tepër në komisionin e ligjeve që të marri fjalën dhe të drejtojë gishtin ndaj meje si bandit si kriminel dhe lloj- lloj epitetesh të tjera fyese pa patur guximin të nxjerrin qoftë edhe një fakt për të cilin unë mund të japë përgjigje, apo akoma më keq pa shkuar në prokurori për të prezantuar faktet edhe për ti dhënë mundësinë drejtësisë të bëjë punën në rastet kur duam të ndjekim rrugën ligjore në këtë vend.

Unë jam i pamundur të japë përgjigje në lidhje me akuzat të cilat i neverit përsa kohë jam i fokusuar mos humbas asnjë minutë të ditës time pa i shërbyer qytetarëve dhe me këtë nuk kam mundësi t’i kthejë përgjigje akuzave të këtij niveli.

Gjithsesi puna ime flet shumë më qartë sesa çdo përgjigje që unë mund të japë për ato që thotë opozita. Nuk është se e kam problem të dëgjojë ditë për ditë të më akuzojnë për lloj-lloj historirash dhe besoj se e bëjnë sepse në mendjen e tyre një zyrtarë edhe mund ti bëjë këto.

Dhe meqenëse në mëndjen e tyre një zyrtarë i shtetit shqiptar mund të bëjë të tilla gjëra dhe vetë kanë qenë para dy vjetësh në detyrë mendojnë që mund t’i bëjmë edhe ne. Sot bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është trefishuar në nivelin e shkëmbimit të informacionit, kjo është njëra anë dhe unë nuk besoj që ky nuk është tregues që dëshmon vullnetin tonë për të luftuar kriminalitetin. Sot lufta kundër drogës është sukses i padiskutueshëm i qeverisë, i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i Policisë së Shtetit dhe mbi të gjitha i qytetarëve dhe në qoftë se nuk mjaftoj unë është Raport-Progresi i Bashkimit Evropian, janë edhe partnerët tanë të cilët e konfirmojnë si sukses madhor.

Kur zotëria që foli ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme mbillej në Shqipëri 8 herë më shumë drogë dhe kapej vetëm 7.8% nga policia. Sot Guardia di Finanza dhe Raport-Progresi i Bashkimit Evropian konfirmon se në vitin 2015 është mbjellur 8 herë më pak dhe është shkatërruar nga policia 99.4%.

Këto janë fakte kokëfortë, sado opozita mundohet të bëj pis këtë sukses të Policisë së Shtetit dhe unë jam shumë i ndërgjegjshëm që ky nuk është sukses i ministrit, ky nuk është vetëm sukses i maxhorancës dhe i qeverisë, është sukses i yni i përbashkët,

Ne nuk kemi asnjë lloj vullneti për të pasur ekskluzivitetin e Policisë së Shtetit, madje jemi të gatshëm t’ a ndajmë këtë edhe në emër të atyre që dikur e kanë pasur këtë detyrë dhe se kanë bërë, por të paktën të ndalojmë gjuhën e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit.

Të ndalojmë llumin e shpifjeve dhe sharjeve. Në qoftë se dikush ka gjë për të cilën kërkon sqarim prej meje më thërrisni në interpelancë, më thërrisni në seancë pyetjesh jam i hapur për të dhënë llogari përpara Parlamentit dhe Komisioneve Parlamentare sa herë të doni, e jo vetëm kaq, por në gjykatë e prokurori, ku të jetë e mundur. Sepse unë besoj se ka disa të vërteta përtej të vërtetave që dalin nga goja e politikanëve dhe këto të vërteta populli Shqiptar ka të drejtë ti dijë. Ti dijë jo nëpërmjet shpifjeve dhe fyerjeve sa për të bërë qokën e partisë, të zaptosh mikrofonin, të lëshosh ato që lëshohen e të thuash “ok unë detyrën e partisë e bëra”, por këtu ka ca fakte që janë kokëfortë dhe këto fakte janë sigurisht mundësi për ti dhënë qytetarëve shqiptar më shumë siguri, polici në shërbim të qytetarëve dhe mbi të gjitha që lufton paligjshmërinë dhe kriminalitetin. Dhe për këtë duhet mbështetja e të gjithë deputetëve, duhet mbështetja e Kuvendit në tërësi, e partive politike në tërësi. Me ministrin vazhdoni merruni, unë e përballoj nuk kam asnjë problem, por lëreni Policinë e Shtetit të bëj detyrën!

Oerd Bylykbashi: Tahiri s’ka mandat deputeti, s’ka pse të na tregojë detyrën tone. Ministri nuk duhet të drejtojë gishtin ndaj opozitës. Policia italiane kap tonelata droge më shumë se gjatë qeverisjes së PD.

4 komente në “DEBATET/ Tahiri, replika me Ristanin në Komisionin e Ligjeve”

  1. Spartaku says:

    Zoti Tahiri! Mos degjo qent e pd-ke qe lehin dite e nate,por vazhdo punen tende si minster,se po punon shume mire.Ne si popull po e shikojme me syte tan qe poicia e shtetit po punon shume mire dhe kete nuk e nxijne dote rrugaçete pd-ke.

  2. sot says:

    Spartaku mos je gje Tahiri?

  3. Urimi says:

    Me vjen turp kur lexoj flliqesira nga soji i ristanit qe ne vend se te ishte ne burg sot pikerisht nga ministri Tahiri nga i cili populli ka kohe qe e pret kete ai si nje kurve kercen dhe ia thot Tahirit poshtersit e tija,pa fije turpi edhe pse e gjithe bota e dije se kush e drejtoj drogen,kush e beri lazaratin shtet ne shtet,ristani apo ristiqi i serbise e ka hallin te lazarati qe me sprodhon droge dhe ai e klika e tij spo mund ta bejne biznesin prandaj krrokat si gjeli ne pleh edhe pse e dije shume mire edhe diten se kure do te arrestohet per kete qeshtje si dhe per ato ligjet qe bente sa ishte kryetar i KQZ-s,behet sikur ka harruar krimineli apo duke sulmuar tenton tia shtoje veti jeten ne politike,per mua nese kjo qeveri perfundon mandatin pa i futur ne burg keta do te deshperoje popullin

  4. z. tahiri dhe qeveria rama keni nje pergjegjesi te madhe per te derguar para drejtesise te gjithe ish-ministrat e brendshem qe kane bashkepunuar marre ne mbrojtje lazaratin republiken e droges Brenda shqiperise. te gjithe e dinin se ne lazarat mbillej, korrej e trafikohej droge. ish-ministrat e berishes urdheronini trafikantet e lazaratit ti qellonin me arme mbi aeroplanet qe vinin per te ndihmuar. keta ministra pse nuk shkojne para drejtesise. pse nuk kerkohet llogari e me I cue para drejtesise bujar nishani, lul bashen mul noken etj. para tyre.z. tahiri kane te drejte ristani e noka qe nxjerrin vickla, sepse ju z. tahiri I mbroni e nuk I coni para drejtesise nje fakir kryplak pse I mbillet droge ne fshat. pse nuk arrestohen basha, noka,nishanin qe me bekimin tyre, me mbrojtjen e tyre madhohej e lulezonte republika e droges ne lazarat. gjithcka eshte e filmuar e e dokumentuar. kam pare ne televizor qe funksionare policie te qverisjes demokratike benin vizita ne lazarat pse kane shkuar atje, sigurisht per tu dhene mbeshtetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje