(Ose sipas traditës, që festë nuk është kur pjell lopa ime, por ngordh lopa e komshiut)
Një burrë, nga një fshat(i thëncin) i thellë i zonës së Krrabës në Tiranë, është sot në burg. Ai kishte ndërtuar një dhomë shtesë në shtëpinë ekzistuese, ose më saktë tre faqe muri, pasi e katërta ishte shtëpia e vjetër, kur një ditë ia kishte mbërritur një grup policësh(duke thënë mesaduket se kush dreqin qe ai që mori në telefon). Mrekulli, kështu funksionon shteti!
Në fakt ai kishte ndërtuar tre mure në një zonë ku nuk ka e nuk ka për të patur kurrë studim urbanistik, pasi banon në një fshat ku janë tri shtëpi në një kodër e tri në një breg dhe as prish e as ndreq urbanistikë aty.
Policët e kishin parë se ku po ndërtonte, apo çfarë kishte ndërtuar ai, cfarë shtëpie dhe katandie kishte dhe kishin bërë të ikin, duke rënë “dakord” se ai ishte ndërtim i vjetër.
Por “komisariati dixhital”, që kishte qenë djali i xhaxhait, dhe që nuk kishte shtëpi për vete, nuk kishte duruar dhe e kishte dekonspiruar veten: “Po nuk e arrestuat, unë do njoftoj drejtorinë e policisë. Ai e ka bërë tani atë murin”. Dhe kështu ai ditëziu është burg sot, adresa: Burgu i ri, Bradashesh, Elbasan.
Kjo histori e para 10 ditëve më kujtoi një tjetër, të para nja 33 vjetëve, kur isha nxënës dhe në shkollën e fshatit na njoftuan në mënyrë ceremoniale se ishte zbuluar një armik në fshat. Jaupi, cobani i fshatit, kishte thënë se tani që i hoqën bagëtitë fashatarëve, ata do të ngordhin.
Njëri nga ata që do të ngordhte i pari(pasi kishte 6 fëmijë), e kishte dëgjuar dhe kishte nxituar të raportojë tek sekretari i partisë dhe Jaupi doli para gjyqit. Gjykatësi kishte qëlluar burrë i mirë e kishte tentuar ta mbrojë “armikun”, duke thënë se nuk do ta ketë patur tamam kështu atë që ka thënë. Por “komisariati dixhital”, kishte dalë sërish në skenë, e kishte thënë; po po ashtu e tha, e dëgjova mirë unë.
Po mirë, mo , tha cobani, ti a ka c’të hashë tani në shtëpi? Nuk kam – kishte thënë “komisariati”, por ti je armik. E kështu i bëri nja 7 vjet burg çobani.
Tani unë nuk besoj se gjëmën në komunizëm na e bëri Enveri, sic themi ne rëndom. Ai thjeshtë ndërtoi grirësen e mishit, por ishin njerëzit vetë që hidhin njëri-tjetrit brenda saj. Jo se donin shtetin, por nga ligësia e shpirtit.
Shteti pa bashkëpunimin e qytetarëve nuk funksionon.
Por pjesa dërrmuese e denoncimeve janë fqinji për fqinjin e kushuriri për kushuririn, që po lyen shtëpinë apo po ndërron derën. Unë nuk besoj se shumica e atyre që telefonojnë duan shtetin, por sërish është ligësia e brendshme.
Ndërsa shteti bën të njëtin gabim, fut në brug atë që ndërton një strehë në mes të pyllit, 5 km nga rruga më e afërt, dhe nuk fut atë që ndërton në buzë të detit. Shteti duhet të dijë të dallojë “komisariatin dixhital” që mbështet shtetin nga “ligësia dixhitale” që feston jo kur pjell lopa e tij, por kur i ngordh lopa komshiut.
SE luan topi, ashut eshte. Popull zemer lig. Nuk kishte faj Enveri jo por legesia e njerezve ishte shume me e madhe se ajo e Enverit. Popull mjeran…………
Z. Mentor,ate listen e dasmes ku ti kesh. Po pse more qafir,kaq vrer per racen tende? Ti thua se ti je i mire,gruaja e jote eshte e mire,familja jote eshte e mire,shoket e tu jane te mire,por shqiptaret e tjere jane zemer lig dhe ia fusin njeri-tjetrit.Ne cilin studim e bazon kete mendim te tille,se shqiptaret ia bekan gropen njeri-tjetrit,kurse italianet,greket, serbet,kinezet apo zezaket amerikane e dashurokan njeri-tjetrin? Po pse, nje apo 2 fshatare koketrashe ashtu si je dhe ti,perfaqesokan gjithe kombin shqiptar? Cdo vend ka njerezit e tij te mire e te keqinj. Te thuash per nje popull te tere se eshte i lig ne shpirt e zemer,minimumi eshte injorance apo gomarllek me brire. Nuk e kuptoj,pse gazeta e Mero Bazes ka rene ne kete nivel.
jo te dasmes se tij po te shtepise tende!
duke filluar nga vajza jote graja dhe me rradhe
open your mind
komenti juaj peshon me shume se ky i artikulli i mentor kikise (MK).
e lexova kete artikull dhe i shpreh ngushellime zotit kikia sepse:
-ku e fut veten ky zoteri te kush kategori ?
-pse duhet ta denigrojme veten ne kete shkalle qe mund ta quajme vet-asimilim.
por felliqsia..edhe nje here felliqsia e MK eshte se ka lodhur kujtesen per cobanin e fshatit ne kohen e enverit dhe per nje rast te koheve te fundit ne e Edi Rames.
Po per kohen e saliqenberishes pse nuk prure ndonje shembull a derbardhe ??
jane 700 mije ndertime pa leje qe po legalizohen..kush e lejoi kete masaker kozmike ne urbanistike..
ka ikur gjysma e kombit (truri dhe krahu i forte i punes) sidomos pas 1997 dhe keni ngelur vete ju kikiat..kush e perzuri 1.5 miljon shqiptare
u dogjen te perndjekurit politike ne tetor 2012 vetem per kapricio te saliserbit..kur do na thuash ndonje fjale per keto kanibalizma te berishes tuaj.
po per te ndjeren Sofie Qendro qe vdiq (e vrane)ne durres se e nxorren berishistet ne dite e fundit te pushtettit pse nuk po thua ndonje fjale..
i nderuar mentor
ky fenomen qe thua ti eshte i perbotshem dhe turp te kesh qe po ben rolin e shenjtorit..
pas 1992 eshte vete shteti shqiptar berishist qe ka vrare,ka spiunuar dhe ka perdhosur qytetaret e tij duke krijuar nje anarshi shqiptar-vrasese dhe do dekada te rregullohet.
zoti kikia
me shembujt dhe menyra qe ke shkruar kete artikull te pelqyeshem nga serbet apo greket te jap fjalen qe sa te shikoj emrin tend ne ndonje artikull do ta kthej faqen me neveri..
Truthare rilindje
Ose refugjat I paintegruar.
E di ku qendron ndryshimi midis saliut dhe corapekuqit???????????
Saliu I linte te gjithe ta shkelinin lugjin ndersa te fortet dhe pasunaret I detyronte ti sherbenin atij.
Corapekuqi nuk le asnje te shkeli pak ligjin. Nese e shkel shume te ben deputet si kokedhima te jep tendera e ca leje te tjra prape me shkelje si frangaj ose po ishe vrases dhe je tutir kurvash behesh deputet. Pra ky ne ndryshim nga saliu e perdorin shkelesit e ligjit. Kaq kellire e ka bere kete vend deri ne parlament sa duhet te mblidhet europa qe ta zgjidhi. Pea ne ndryshim nga saliu se e detyrojne kriminelet.
Z.Mentor leri analizat e shpifura.Ligji duhet zbatuar me perpikmeri ne cdo cep.
Per fatin ton te keq, kjo analiz eshte shum me vend dhe shum objektive ,komplimenta gazetarit
O spiro kakaqi
Per cfate ligji po flet o trap
O bene 25 vjet qe u bene ndertime te pafgjuara qe nuk e ka pate bota ndonkehere dhe keto te inspiruara nga politikanet qe sot me ne fund u kujtuan se paska dhe ligj,por me kusht qe ate duhet ta zbatoje nje fakir fukara ne me te pyllit qe nderton 3 mure dhe e plas brenda ne burg,ndersa milarderet tallen me ligjin dhe ndertojne ku tu doje b… dhe jo vetem qe nuk futen ne burg,por behen deputete
Kjo.o lum trapi nuk quhet shtet ligjor,por shtet leshi
Spiro Janaqi,duhet te jesh,atehere dhe sot,SPIUN !
Po mire thote gazetari,kete vend e shkaterroi shpirtligesia,spiunlleku,Janaqeret….
haha e bukur kjo
Mos ngatero denoncimin me spiunllekun.Pse e heq bythhen menjane.Sipas teje kush duhet ta denoncoje ate hallexhiun qe thua ti vetem policia?
Qiro Spinaqi
Do te isha me ty per zbatimin e ligjit. Por nuk jam ne fakt, kur shikoj sheshet kryesore dhe lulishtet e qyteteteve te zena nga palate te larta te ndertuara pa leje. Asnje nuk eshte future ne burg per keto. Si do te fusim ne burg ate fshatarin e keputur se do te ndertoj nje dhome ku te flene femijet e tij ? Si duhet te veproj I ziu, kur nuk ka asnje kacidhe te paguaj tarifen per marrjen e lejes se ndertimit ?
Duhet ta perdoresh me shume mendjen ti dhe ata qe kane ligjin ne dore.
Keshtu djema.
Fjale me vend, ne shqypot jemi ujqer per njeri tjetrin. Kot nuk e kane bere ate anektoden, ku Zoti ne ferr i ziente popujt ne kazanet perkatese dhe te gjithe kazaneve u kishte vene kapak qe mos te arratiseshin, vetem kazanit te shqiptareve nuk i kishte vene kapak. Kur e pyeten perse e kishte lene zbuluar kazanin e shqypove, se mund te ikin, Ai tha qe eshte e kote, sepse sa here qe ndonjeri prej tyre perpiqet te ngjitet qe te ike dhe te shpetoje, e terheqin te tjeret nga poshte dhe nuk e lene.. Per fat te keq jemi egersira per njeri tjetrin..
Ligji duhet te jete nje per te gjithe apo jo?Si ne bregdet ashtu dhe ne maje te malit,njerezit duhet te marin leje per te ndertuar.Shteti modern keshtu ndertohet duke respektuar ligjet e shkruara ne leter.Ndryshe le te rrime me vullnet Arrnautistan.
fjalia a fundit e shpjegon enigmen, si ne trgimet e O’henrit.
ky eshte malli qe ka tregu o mentor. kur ske pulen do hash sorren I thone kesaj.
halli qe mishi I sorres ta sjell ne maje te hundes se do 48 ore te zjeje.
Shume e sakt. Aktuale thenja e Faik Konices: E keqja a shqipetarit eshte vete shqipetari. Ne shumicen e rasteve jemi popull shpirt zi per tjetrin. Sa keq!
ky vend vetem me spiuna mbahet.ne kohen e xhaxhit spiun ishte e gjithe administrata dhe sngrinte asnje tulle njeri,ne kohen e sales u versul malokeria deri ne sarande dhe kush te ndertoje sa me shemtuar spiunet skishin kete spiunonin,tani me zahon beje gjith popullin spiuna nuk regullohet kjo katraure as per 100vjet.brezat qe vijne te marin arratine sa seshte vone
no koment !
Me fal o Z.Kikia, por dukesh qe ke mentalitet fshatari kur ben
dallimin per shkelje te madhe ose te vogel. Shkelja nuk matet nga
madhesia por nga ligjesia. Ne tere boten e perparuar qytetari e mbron
shtetin me denoncime kur preket prona e pershket, ambjenti etj.
Indiferenca na ka cuar ne kete katrahure qe jemi sot pas vitit 1990.
merru me thelbin e shkrimit jo te kalohet perciptas !
Ndoshta si rilindjaa aq ta thote
Alama
Kete vend e kane kene ketu ku eshte truthartesia e turmave si puna jote.
Pse moj kukumjacke arestohet katundari ne maje te malit ku nuk ka per tu bere kurre por kurre studim urbanistik se maksimumi mund te ndettojne 2 veta .se per te paguar nje studim urbanistik nje katunari I duhen me shume leke se per te ndertuar shtepine.
Se atje ku ka pasur studime te miratuara dmth ligj qe I ndalonte ndertimet si rasti I kokedhimes dhe frangajt kryeministri ne vend ti fusi ne burg I ben deputete. Etj etj etj.
Ne nje vend normal edhe ti truthare duhej te denoheshe per mbeshtetje morale ndaj paligjshmerise me pasoja per kombin.
Per kete te vetequajturin “gazetar” me emrin Mentor Kikia dhe per ju te tjeret qe i mbani avazin.
Zoti Mentor, shteti ndertohet dhe mbahet nga njerezit, pra nga qytetaret qe respektojne ligjet. E keqja ne vendin tone eshte se kur medjat degjenerojne dhe promovojne gazetare si puna jote, qe ne vend qe te pergezoni ate qe bashkepunon me shtetin qe ligjet te zbatohen, i vini bishta; dhe ca me keq pergjithesoni te gjithe shqiptaret duke i quajtur si “spiune” te regjimit ne fuqi.
Eshte e vertete se ngjarje te tilla si ajo puna e bariut te fshatit tend kane ndodhur nen regjimin e Hoxhes. Ajo qe nuk eshte e vertete nga theniet e tua eshte se jo te gjithe shqiptaret kane “spiunuar” fqinjet e tyre. Kur zoteria jote e pergjitheson “spiunllekun” e kohes se merhumit si fenomen gjitheshqiptar, atehere lind pyetja se nese ti dhe te afermit e tuaj kane qene pjese aktive e ketyre “spiuneve” vullnetare te komunizmit. Pra, ne se ke ndonje brejtje ndergjegjeje, thuaje hapur qe te lehtesosh shpirtin.
Persa i perket bashkepunimit te qytetareve me shtetin ne shoqerine e sotme shqiptare; do te sugjeroja, zoti pseudo gazetar te vije e te jetoje ca kohe ne ato vende qe bota e qyteteruar i quan te perparuara dhe do perjetoje vete faktin se per qytetaret e ketyre vendeve, bashkepunimi me organet e ligjit eshte nje gje plotesisht reale detyre e cdo qytetari dhe moralisht e pranuar nga shoqeria. Ne te kunderten, ato qe thyejne ligjet jane nje pakice dhe nuk perkrahen nga e njejta shoqeri.
E kam thene edhe me pare se tendencat tuaja per te perlyer kombin shqiptar eshte pjese e strategjise tende per te qene “origjinal”. Ne se personi qe ka njoftuar organet kompetente per thyerjen e ligjit nga komshiu i tij, ate duhet ta pergezojme dhe jo paragjykojme apo quajme me lloj lloj emrash. Po te ishin treguar te gjithe shqiptaret vigjilente si puna e atij denoncuesit te permendur me siper, Tirana dhe qytete te tjera shqiptare nuk do ishin katandisur ne ate gjendej katrahure urbane ne te cilen gjenden sot.
okelysh komunizmi !
Z. Kikia,
Kjo qe shkruani ju vetem se c’orienton opinionin dhe nuk sjell asgje te mire. Nje shtet serioz vepron me rregulla dhe ligje se po e le ne dore te njerezve qe te vendosin ce cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar perfundon ketu ku jemi tani = nje rrumpalle qe ske nga tja gjesh fillin. Ky personi nga fshati qe thua ti duhet te marre leje dhe meqe aty ska asnje plan dhe ska per te pasur duhet qe shteti ti jape leje sipas ligjit. Ajo i kursen ketij personi se pari leket qe duhet ti jape policeve qe do ti vine here pas here. Po ashtu do ti kurseje edhe ndonje sherr me komshiun apo kusheririn qe shpesh perfundojne me te vdekur. Prandaj z. Kikia beni detyren e gazetarit dhe kerkoni zbatimin e ligjit kudo dhe nga te gjithe. Dhe e fundit duhet te heqim nga brendesia jone qe ai qe lajmeron nje shkelje (per cilen do aresye qe e ben) eshte spiun dhe i poshter. Ne gjithe boten keshtu funksionon.
Sa popuj njeh ti vete oooooooo mentor!
Te siguroj une se keto qe thua i gjen ne te gjithe popujt!
Injoranca, qe e gjen rendom edhe ne boten e civilizuar, si ndjenje me te afert ka gjithmone instiktin e ZILISE.
Dallim ben vetem njeriu i kulturuar, i cili e mposht me vullnet, dhe e shnderron ne stimul per te arritur edhe vete ate qe i mungon.
Mos shaj popullin tend!
Historia e popullit tone eshte sh e dhimbshme. Kush nuk ka hyre ketu ne kerthizen lindje-perendim dhe ka marre, ka djeg, ka fut sherre, ka lene mbeturint e veta. Por ishte SHQIPTARI qe gjuhen e tij te lashte, madje sh te lashte, e ruajti me fanatizem.
Kjo e vertete, te takon ty si gazetar ta vleresosh dhe ta propagandosh!
Edhe ketu spiunet jane dfhe kane qene si ne gjithe boten!
faro,une shkrimin e konsideroj te dobishem sepse thekson nje sjellje ose mentalitet te gabuar,por dhe komenti yt eshte shume me vend,mua me tregon se je personalitet i mireformuar,desha te shfaq simpatine time se fatkeqesisht komente te ketij niveli i lexoj shume rralle.
Analize e sakte, shqiptaret per para shesin, nene e babe.
Eshte plotesisht e vertete kjo qe shkruan zoteria per natyren e shqiptarit. Ndersa te vime te puna e shtetit , nuk eshte zbatim ligji per fukarane qe nderron qereminet e shtepise dhe e fusin ne burg. Ose ai qe u ben nje kasolle femijeve te tij. Zbatim ligji eshte nese shteti nderhyn me force dhe prish dhe cimenton plazhin dhe hapsirat publike ne qytetet e medha. Eshte vete ky maskarai Edi Rama qe kur ishte kryetar bashikie Tirane beri matrapaslleqe me lejet e ndertimit.
O Kikia leri ligesite dixhitale se do te kete edhe te tilla por edhe ai ne fshatin me tre shtepi duhet te pyese kur te ndertoje.Le qe edhe ti na fshati i atij cobanit je, me nje fjale fshatar.
O Mentor ketu ja fut kot. Kerkon te thuash dicka por menteros gjithcka.
Kudo keshtu ndodhe dhe ne Itali, gjermani, meksike, Indi, Kine ,Amerike, pakistan, Kamerun e ne gjithe boten. Mos do te thuash ne nje shkrime tjeter zhgaravin se bota ja fut botes.
Z .Kika ka shume te drejte ,keto lloj cpeciesh nuk i gjen ne asnje vend te botes .Shqipetaret per njeri tjetrin jane ujqer dhe kur duan te ndihmojne i bejne me para ,po nuk luajti paraja je i humbur . Jashte shteti jane shqipetaret ata qe spiunojne per shqipetaret nqs se marrin vesh se dikush punon pa letra . Cuditen dhe vete ato te atyre digasterve ,cfare populli qe jane keta . Cfare pret nga nje popull qe vret vllain per nje gardh .
I madhi Fishta ka thene : TE BASHKOSH DY SHQIPETARE ,ESHTE NJESOJ SIKUR TE MBUSHESH NJE THES ME PLESHTA .
Ajo qe mua me cudit eshte fakti se jo vetem ne ,jemi bere kaq njerez te ligj per njeri tjetrin ( perjashto nje perqindje te vogel qe jane njerez te mire )por keto veti te poshtra i gjen edhe tek Kosovaret qe kane qene gjithmon larg nesh ,mund te them qe ato jane akoma me te poshter . Jashte shteti punojne vetem spiuna ,se jane dembele dhe pa tru ne koke ,puna e spiunit eshte me e lehta dhe me e kenaqeshme per ato .
KUSH KA SHQIPETARIN AFER, KA ZOTIN LARG .
Ka mendime te ndryshme nga qytetaret per artikullin e z. Kikia dhe kjo me duket veprim i drejte se, njerezit shprehen lirisht. Por kam nji pyetje per ata komentues qe, kundershtojne gazetarin dhe mire bejne:-E kane ber detyren ne mbrojtje te ligjit per ndertimet pa leje, jo vetem ne fshat, por brenda ne qytet dhe buze detit!. Apo nuk i kane pare se, jane te ”vogla” shumekateshe.
Ku vete ky me këtë formim kaq cekët si e mbajnë në punë si kryeredaktor në një nga tv me të mirë ??? Si duket tani që është plakur nuk e mbulon dot formimin e aksidentuar të epokës tranzitore. Ik mor tuaf .!!!!
mentori, sipas mendimit tim, e ka me qeverine..! kur ndertohet ne bregdet nga sandri apo kocua, komisariati degital, ben cicin ne breke.. bashke me KM. ndersa kur nderton ne maje te malit, fshatari i shkrete, komisariati zbaton ligjin.
ky selektivitet i shpifur qe ben qeveria, duke iu lepire media-tikeve si ssandri, irfani, ylli apo 3k (kocokokek…), te ben shume pesimist, dhe te neverit shume show, perfshire KM dhe komisariatin.. kaq
Z.Kikia ! Je gjithmone i sakte ne ato qe shkruan. Jam ne nje mendje me Ty dhe ne kete rast policia ka vepruar shume drejt,se nuk mund te merret me persona qe riparojne shtepit e tyre. Qe njerezve te tille t’ju nderpritet nje ves i tille ,nuk duhet t’ju meren ne konsiderat informacione te tilla. Nuk ka me tE shemtuar se gjuha qe shpif dhe ves me te keq se sa zilia.
Me shume se i bojne gropen njoni-tjetrit,ju mbushin xhepat prokuroreve dhe gjyqtarve.Ai qe nderton pa leje pagun milionat dhe vazhdon pune.Shkoni te ish punishtja e pastrave te Siri Kodra,nji kat shtese komplet pa leje.Denoncu ne polici dhe prokurori dhe vazhdon punen pa i thone njeri asnji gjo.
Ne fakt,mire e ke,se tek ajo kodra,qe patjeter eshte e dikujt,pas 5 vjetesh,”inxhinieret”e fshatit,ia gjejne vendin ullinjve.Me kete rast,edhe fshati prane,do te beje te njejten gje,deri ne bregdet.Dhe ti loqe,ngrehesh e ngrefesh neper shtyp dhe do te thuash:shtet leshi.Po,bjeri te gjitheve qe,kur te mendoje ai ne bregdet,ta pyese bythen mire.Me pak fjale z.loqe,ky quhet kontroll territori.Se,neser,ky tipi qe beri shtepine,do thote qe,i gjithe fshati eshte i imi…
Mua me vjen keq per ate cfare Mentori pershkruan me siper. Vertet qe duhet respektuar ligji per ndertimin e cdo objekti qofte edhe ne fshat si me siper. Po pse o popull dele nuk shikoni qe ne emer te ligjit kryeministri jone kur ish kryetar Bashkie shkaterroi nje Tirane te tere duke dhene Leje Ndertimi klienteliste deputeteve si psh ai tek sheshi Ushtari i Panjohur apo ne krah te Alb Telekomit apo me keq te Garda e Tiranes e sa e sa te tjera ku u ngriten objekte te shemtuara shumekateshe me parate e droges dhe krimit dhe ky bukurosh kenaqej vetem duke marre 20% sic ja kane vene dhe emerin. Dhe gjitha keto i beri duke vene perpara nje tufe delesh ne Bashki qe firmosnin cdo urdher te tij njesoj sic po ben edhe sot ne qeveri. Pra problemet duhen pare ne fillim nga keto kendveshtrime dhe pastaj te shihet edhe fshatari i permendur me siper. Por tani eshte shume veshtire te rregullohen keto gjera se ky mentalitet ka arritur deri ne majat me te larta te shtetit.
Eh mor Mentor.!Kujt ja thua keto.? Si puna e xhandarit te zogut.Duke udhetuar per ne nje vend-ngjarje,nga frika ne rruge ne mes te pyellit xhandari i gjore kendonte nje kenge.”Jam polic lokaliteti,pushken kot e mbaj me veti,m’a ka dhene me zor pushteti,kush m’vret kot,e vrafte i madhi zot”.!
I jap te drejte autorit, sepse ne si popull jemi te keqinje,ne kenaqemi kur tjetri eshte me poshte sene,kur s,ka te haje,te jete i varfer etj.Nje shembull ne diktature,vellaj denoncoje te vellane tek sekretari i partise,dhe beri burg vetem per te marre per grua kunaten,[nusen] e vellait.
ooooo qenkan fyer njerezia me kete shkrim te Mentorit?!!! Po mos u ofendoni, se nuk e ka pas me ju, por me pjesen tjeter te shqipareve. :P.
Me vjen mire q
ooooo qenkan fyer njerezia me kete shrim te Mentorit?!!! Po mos u ofendoni, se nuk e ka pas me ju, por me pjesen tjeter te Shqiptareve.:P
Me vjen mire qe ka ende njerez qe besojne se shqiptaret nuk ja duan te keqen njeri tjetrit, por fatkeqesisht nuk eshte keshtu. Fatkeqesia jone me e madhe jemi vete ne, edhe e keqja neve gjithmone na ka ardhur nga tradhetite tona te brendshme. Kot nuk jemi populli i vetem ne ballkan ku me shume 75% e popullsise e nderroi fene lehtesisht. Gjithashtu, gjate komunizmit, shqiptaret u bene lehtesisht komunista, ose spiuna!!
Ti ke te drejte o Mentor vellai, ne jemi popull i pagdhendur, fshatar e ziliqar e prandaj jemi ne kete gjendje mjerane!!
Kikia ka te drejte
Por s’ duhet ta perjashtoje veten
Edhe ai para disa ditesh spiunoi djalin e berishes dhe po te jete e vertete mire ka bere.
Ketu kemi te bejme MW nje shtet hajdut qe me dy agjensi shteterore
Po shet tokat e ish pronareve
Aluizem Akkp.
Zoti i mallkofte.
Mentor Kikia, kesaj radhe fole shpejt e papergjegjsi, sic i thone, te foli goja para mendjes. Une vete, dhe besoj edhe ne farefisin tim, nuk jam marre me spiunlleqe as ordinere e as politike, biles si i ri dhe llapaqen, me kane spiunuar plot te tjere. Por kjo s’do te thote qe une i kundervihem moralisht dhe ligjerisht atij qe me ka spiunuar. Kjo qe ti e quan spiunllek, sic quhet edhe ne gjuhen popullore, eshte ne anen tjeter mbrojtje e ligjit. Pra, nese duhet mbrojtur ai fshatari per te cilin flet ne shkrim, duhet ndryshuar ligji. Por jo me metoda te tilla akuzimi si “spiun”, pasi kjo i jep dore te lire cilitdo te interpretoje si te doje veprimet e tija dhe te te tjerve! Pastaj eshte xhungel-hesapi, sic edhe po shkon ky vend!