E vërteta rreth Salah Abdeslam: Njeriut misterioz që e kërkon gjithë bota

22 Nëntor 2015, 12:47Politika TEMA

Misteri rreth rolit të vërtetë të Abdeslamit në sulmet në Paris ishte shtuar kur ISIS lëshoi një mesazh në mëngjesin e ditës së nesërme, pas sulmeve.

Ata në mesazhin e tyre flisnin për “tetë vëllezërit” – por policia kishte identifikuar vetëm shtatë – dhe po ashtu ata glorifikonin sulmet e tyre terroriste në distriktin e 10, 11 dhe 18 – në distriktin e 18 në fakt nuk kishte pasur sulme – vendi ku ishte gjetur e parkuar vetuar e zezë e Abdeslamit.

Salah Abdeslam është njeriu i vetëm që dyshohet për sulmet e Parisit dhe ende është gjallë. Përkundër se ai po kërkohet nëpër të gjithë Europën, Abdeslam vazhdon të jetë i pakapshëm.

Nëntë ditë pas sulmeve terroriste të Parisit ku vdiqën 129 persona krejt çfarë dihet është se Abdeslam kishte ikur nga Parisi orët e para të mëngjesit derisa po mbretëronte paniku i madh në qytet.

26 vjeçari thuhet se ishte drejtuesi i një Renault Clio të zi nga i cili kishin zbritur kamikazët që hodhën vetën në ajër afër Stade de France.

Pastaj ai kishte udhetuar pesë kilometra në jug: burimet thonë se ai duhet të ketë qenë duke vozitur kur vëllai i tij Ibrahimi bëri sulmin vetëvrasës në kafenenë Comptoir Voltaire, shkruan CNN, njofton Klan Kosova.

Katër ditë më vonë Clio ishte gjetur e braktisur në pallatin Albert Kahn në Paris në divizionin e 18-të, i parkuar me ngutë në një shteg këmbësorësh.

Këtu fillon misteri. Cili ishte roli i Abdeslamit? A duhet ai të kryente një sulm të veçantë i vetëm, por diçka shkoi keq? Apo duhej t’u bashkohej sulmuesve në teatrin Bataclan? Apo detyra e tij ishte organizimi i sulmit dhe kthimi në Bruksel, për organizimin e një sulmi tjetër?

Cilido të ketë qenë plani, Abdeslam arriti t’u ikë forcave të rendit në Francë dhe siç besohet rreth orës dy më mëngjes ai kishte bërë një thirrje në Bruksel dhe kishte kërkuar që nga atje të vinin për ta marr në Francë.

Një maroken i quajtur Amri, 27 vjeçar dhe një 21 vjeçar tjetër i quajtur Hamza Attou, kishin arritur në Paris nga ora pesë në mëngjes, dhe e ishin takuar me Abdeslam në distriktin Barbes, afër vendit ku ai kishte braktisur veturën e tij.

Ata ishin nisur menjëherë për t’u kthyer në Belgjikë. Por nuk kishte shkuar gjithçka pa incidente. Vetura ishte ndalur njëherë nga policia afër Cambrait, një vend pranë kufirit me Belgjikën, dhe policia u kishte kontrolluar dokumentet. Por në atë kohë – rreth orës nëntë – autoritete franceze ende nuk kishin lëshuar të dhëna se kush e kishte organizuar sulmin, dhe tre të rinjtë ishin lejuar të vazhdojnë rrugën e tyre për në Belgjikë.

Një burim i CNN-it i afërt me hetimet që po bëhen i ka treguar televizionit amerikan se “policia e kishte parë se njëri nga ta ka dosje për një vepër penale të mëhershme, por asgjë që do të mund ta lidhet me sulmet në Paris, njofton Klan Kosova.

Tek më vonë policia franceze zbuloi se Abdeslam ishte i përfshirë – pasi zbuluan një veturë tjetër të cilën ai e kishte marrë me qira e në të cilën u gjeten tre AK-47 në bagazh.

Por, tashmë Abdeslam veç ishte zhdukur. Ndërsa Amri dhe Attou janë arrestuar pasi u kthyen në Bruksel dhe janë ngarkuar me veprën penale “përfshirje në një sulm terrorist dhe bashkëpunëtorë të organizatës terroriste”.

Misteri rreth rolit të vërtetë të Abdeslamit në sulmet në Paris ishte shtuar kur ISIS lëshoi një mesazh në mëngjesin e ditës së nesërme, pas sulmeve. Ata në mesazhin e tyre flisnin për “tetë vëllezërit” – por policia kishte identifikuar vetëm shtatë – dhe po ashtu ata glorifikonin sulmet e tyre terroriste në distriktin e 10, 11 dhe 18 – në distriktin e 18 në fakt nuk kishte pasur sulme – vendi ku ishte gjetur e parkuar vetuar e zezë e Abdeslamit.

Një burim i ka treguar CNN-it se lëvizjet e Abdeslamit nuk kanë një rrjedhë logjike. “Ai kishte parkuar veturën në një vend tejet të dukshëm, pastaj kishte pritur me orë para se të thërriste dikë për ta marrë nga Parisi dhe më pas rrugës për në Belgjikë kishin përdorur autostradën kryesore”. Hetuesit besojnë se ai kishte humbur kontrollin dhe kishte vepruar pa ndonjë plan.

Avokatët e Amrit dhe Attout insistojnë se klientët e tyre nuk kishin ditur asgjë rreth përfshirjes së Abdeslamit në sulme. Carine Couquelet e cila përfaqëson Attou thotë se klienti i saj e kishte gjetur Abdeslamin “jashtëzakonisht të shqetësuar dhe gati për ta hedhur vetën në ajër”.

Duke folur për rrjetin e Belgjikës LCI, ajo thotë se Attou kishte përmendur se Abdeslam “kishte një pallto të madhe dhe shumë gjëra të tjera, ndoshta diçka sikur eksploziv rreth belit, ose diçka të tillë”.

Pyetjet që vazhdojnë të mbesin ende pa një përgjigje janë se “a ishe ai pjesë e grupit terrorist? A ishte thjeshte mbështetje logjistike? A duhej ai ta hidhet vetën në ajër. A duhet ta bënte por nuk pati guximin e mjaftueshëm dhe në fund hoqi dorë”.

Asgjë nga këto dilema ende nuk dihen, derisa kërkimet për njeriun që do të mund të sqaronte shumëçka rreth masakrës së Parisit vazhdojnë.

7 komente në “E vërteta rreth Salah Abdeslam: Njeriut misterioz që e kërkon gjithë bota”

  1. kristo says:

    Edhe ky sali e paska. Te gjithe te keqinjte me kete emer fillon

  2. jashari says:

    frikacak bytheq…

  3. vetem sali berisha e din ku eshte fshehur salah abdeslam. salah berisha e di me ke shkojne grate e deputeteve, ish deputeteve, te ministrave e ish ministrave, di kush vritet e kush helmohet per tere shqiperine, ai ka lidhje korekte me gjithe prostituat ne shqiperi,di me emre e mbiemra kush mbjell e shet droge e cilet burra shkojne me neri-tjetrin. kur shkon ne prokurori thote ‘me kane tregu njerezit e mi’, per shume gjera te parendesishme thote ‘nuk di gje’. ai edhe pse nuk njifte baxhanakun e nuk dinte ku bie gerdeci, per islamin di shume, e eshte I lidhur ngusht me te qe kur hyri ne organizaten e lidhjes arabe e dergoi atje njerezit e tij gazidede e agim shehu. bile edhe lulin e dergoi te takohet me mikun e tij gadafi. babai tij ka qene profet, qe pa u krijue kuajti, rama I ka fole per te dhe I ka lene porosi te rendesishme me be marredhenie me te, sic ka thene vet salah abdeslam berisha.

  4. Albi says:

    A duhet ta hidhte veten ne ajer?

  5. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    po dhe pak i rekrutuar nga sherbimet sekrete mund te kete qene

  6. Gerjon says:

    Edhe ngeli e verteta e ktij per tu zbulu nga gazeta tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje