Sulmet e 13 nëntorit i kanë dhënë një goditje të fortë Francës dhe një mesazh Europës.
130 viktima u shënuan në Paris. Jo vetëm francezë por edhe njerëz nga 14 shtete të ndryshme.
Franca u mobilizua menjëherë. Që prej së dielës së 15 nëntorit nisi sulme të furishme në atë që konsiderohet si kryeqyteti i ISIS, Raqqa.
E ndihmuar edhe nga Rusia Franca prej ditësh po shkatërron baza të ISIS.
Dhjetëra sulme ajrore janë kryer gjatë javës që lamë pas duke shkaktuar dëme të shumtë në radhët e xhihadistëve.
Por marshimi i së keqes së xhihadistëve nuk ndalon para asgjëje.
Një domethënie që përsëritet në kolonën zanore të videove të tyre kërcënuese.
Një kolonë, edhe kjo në gjuhën franceze.
Një marshim urrejtjeje që thotë “Shko përpara, mos u tërhiq. Takimi me të fuqishimin do të jetë i bukur. Priju kokën tradhtarëve, priju fytin atyre që i dalin kundër Sharias”.
Në një video tjetër një terrorist u drejtohet franceëzvëve me fjalët “Presidenti juaj ka nsiur një lfutë që do të jetë e vështirë dhe e gjatë për ju”, duke deklaruar se 13 nëntori ishte vetëm fillimi.
Do të ketë sulme të tjera, sipas tij.
Dhe më tej shpjegon paaftësinë e Francës për të bërë luftë, duke shkuar në territorin e xhihadistëve për t’i kërkuar, ndërkohë që ata kërcënojnë dhe godasin në zemër të Francës, në zemër të Europës.
Il Giornale
Ah more ramy terrorristi ah