Rama, një tjetër vizitë treditore në Kinë

23 Nëntor 2015, 18:59Politika TEMA

Kryeministri i vendit, Edi Rama është nisur këtë të hënë për një vizitë treditore në Republikën Popullore të Kinës, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë, në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Kryeministri kinez, Li Keqiang do të jetë mikpritësi i takimit të udhëheqësve të Europës Qendrore e Lindore në Suzhou, takim që ka si temë: “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”.

Takimi pritet të shënojë një moment të ri në bashkëpunimin mes këtyre dy pjesëve të globit.

Në takim do të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi, raporton TCH.

Një takim i veçantë do të jetë edhe ai i krerëve të vendeve të Europës Qendrore e Lindore me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një delegacion, do të zhvillojnë një takim dypalësh me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, në Pekin.

17 komente në “Rama, një tjetër vizitë treditore në Kinë”

  1. tfgs1 says:

    duket se ”pikturat” shkojne me shume ne Kine sesa ne Turkye…allah uakber!

    1. Barboon says:

      cna gjeti..ky sdo leni vend ne bote pa shku derisa ti shiten te tona pikturat dhe te justifikoi paret e bunkerit.

    2. Liburn-ks says:

      Me avion privat te paguar nga taksat e shqiptarve nalmadheria e tije edi rama hap ekspozite ne kine. Vetem shqiperia duron sharlatan te tille. Tash te bekuar edhe nga popi bartholomeu i kari7

      1. pupulli says:

        Liburn KS, çfare kupton ti me “avion privat”?

  2. Ola stop! says:

    Edhe asnje exposite?

  3. Gazetari me tri klase,.,.,,.. says:

    Ja ku u hap edhe ne Kine ekspozita e piktorit tone kryeminister……apo mos duhet te thoja kryeministrit tone piktor?

  4. O në TV, o në Avion says:

    Hongkong Tirane Peqin

    Nuk rri dot ne menderen e vete ky kryeminister: O ne Tv o ne avion!

    Po ai ishte para nja dy javesh ne Honkong, apo jo?
    Hapi ekspo-kliken atje, dmth garen qe ka me Ben blushin, Beni shkruan romane kunder edi sejdinit, Edi skicon Benin qe ecen vete ne kalendar…

    Po mire qe vajti ne Honkong, po ce eerdhi kete s’morem vesh ne!
    Ishte qe ishte afer Kines, rrinte atje keto dy jave,
    ate gocen qe i ben Fjalimet programatike me vete e kishte, edhe Fuga rrotullohet atje ishte…
    Dmth tere kryeministria atje ishte,
    pse duhej te ktheheshin ne Tirane?
    Rrinin nja dy jave atje, flinin mbi picturat e Edit, dhe nje kercim e direct ne Peqin…

    Po mortje nuk paska?
    Nuk paska,
    qe te shpetonte ky popull nga Pasardhesi i Saliut?!

  5. E verteta says:

    Ky gazetari me tre klasa , kur te veje ne klasen e katert do ta marre vesh se sa rendesi kane takimet e kryeministrit me ata te vendeve te tjera.

  6. Lleshi says:

    Po klodin do e marre me vete? Ti sponsorizoje blerjet pas tenderit te evites

  7. braho,ho,ho says:

    Si do titullohet ekspozita ?

  8. valbona says:

    a ti ske rrjedh po ke pjerdh,mer nenshtetesine kineze dhe ri aty mos na e sill kokeken prap ketej,ato zhgaravinat i ke marre me vete te justifikosh milionat qe ke nxjere

  9. Yuan kinezi says:

    Po iken të pi ‘çajin’ e parkut Industrial.
    Nuk vihet ashtu kollaj firma opu-qopu kur thote greku

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Ish “intelekti” bashkiak ka ngel pa pune dhe llomotis ne web ?

  11. sherifi says:

    Po kte takim te ketij niveli,nuk e organizon Edi Rama,po e organizon Republika Popullore e kines,o te nderuar komentues keqedashes,Kina si vend i madhe dhe me potenciale te fuqishme ekonomike,kerkon te shtrihet ne Europen lindore e me gjere,per investimet e se ciles ka shume nevoji dhe vendi yne.

  12. xhuve says:

    Po te ishte Nano ,do te rrinte 15 dite ne Kine,Por Rama eshte dhe piktor dhe K/minister,Shqiperise i takon qe te firmosi plot e plot dokumenta si per natyren,qente dhe macet,per rrymat e arit qe kalojne dhe si te mbrohemi nga dielli.Rama si specialist i firmave do te firmosi nje nevojtore nga te Veliajt apo ndonje cope plazh per Frangajn e gjore.Nuke di e ka marre kordinatorin e vjedhjeve Koco me vehte?

  13. taso kume says:

    Per mua shkone te mesoje si hahet orizi me shkopinje,sma do mendja te veje per autokritik per prishjet e DULLES me KINEZET,KINEZET te fituar jane se nuk i lene me te ndertojne ishuj artificjale neper oqeane e dete,Kina bene nje politike shume te sterolluar ne krahasime me vendet e tjera,vetem kujdese mos firmosni per 25 vjete si ajroporti i TIRANES SI BERI NANO QENI.

  14. anticensurë4654 says:

    prapë do të hapë ekspozitë më zhgaravina ky????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje