Asnjë frikë nga terrorizmi!

23 Nëntor 2015, 15:15Politika TEMA

Nga Edi Rama

Në masakrat e Parisit më 13 nëntor, terrorizmi e uli shënjestrën nga lartësia e monumenteve dhe simboleve të qytetërimit modern demokratik, tek lartësia e njerëzve të zakonshëm në hapësirën e jetës së tyre të përditshme.

Tanimë, askush, askund matanë perçeve dhe rrobave të zeza të shkretëtirës shpirtërore që solli erën e gjakut në rrugët e Parisit nuk është i sigurtë. Ky është mesazhi që na përcollën terroristët natën e 13 nëntorit dhe kjo është dhe sfida jonë në radhë të parë me vetveten.

Kur them sfida jonë kam parasysh botën e lirë të cilës ne i përkasim, familjen europiane dhe euroatlantike. Sepse mostra gjakatare e xhihadizmit synon që përmes terrorit të imponohet për së pari shoqërisë së vendeve demokratike, ku bën pjesë dhe Shqipëria jonë. E vogël po e vendosur në zgjedhjen e saj për të qenë një shoqëri e lirë demokratike dhe një vend pjesëtar i NATO-s dhe i Europës së bashkuar.

Ajo çka kjo mostër kërkon, duke derdhur gjak të pafajshëm në zemrën e Europës është që të na kallë datën dhe të na detyrojë të mos jemi më ata që jemi. Të na detyrojë të udhëhiqemi nga frika, jo nga ëndrrat dhe shpresat, sapo çelim e derisa mbyllim sytë. Të na detyrojë të këshillohemi nga pasiguria, jo nga ambicia për familjen, për komunitetin, për vendin tonë. Të na detyrojë të tërhiqemi mbrapsht nga ankthi i mbijetesës dhe jo të nxitemi përpara nga mundësitë që na jep liria për ta bërë jetën tonë më të mirë.

Bashkësia terroriste kërkon të na e kthejë përmbysë ngrehinën e vlerave të jetës dhe të bashkëjetesës sonë.

Kërkon të na strukë pas perçes dhe brenda rrobave të zeza të frikës për të na imponuar tjetërsimin e vetvetes.

Kërkon të na mbyllë ndaj të tjerëve dhe të na nxijë jetën, duke na kthyer në qenie dhe në vende që gjallojnë pa forcën e vlerave dhe normave të bashkëjetesës që mbajnë gjallë gjithë qytetërimin tonë. Por historia ka njohur mortje edhe më të mëdha sesa kjo shkretëtirë shpirtërore e mishëruar në trupa njerëzish të mbuluar në të zeza që përçudnojnë fenë për t’ju dhënë emrin e fesë akteve të tyre të mizore, mbi njeriun dhe mbi trashëgiminë kulturore të njeriut mbi tokë.

Edhe kjo do të ketë fundin që patën të tjerët përpara saj. Ne shqiptarët do të vazhdojmë të qëndrojmë me besim të plotë në anën e duhur të historisë si pjesë e Europës së bashkuar, e aleancës së madhe të së mirës, kundër së keqes.

Ajo që ndodhi në Francë dhe që vazhdon të ndodhë përditë në formën e kërcënimeve apo të marrjes së masave mbrojtëse kundër terrorizmit duhet që në radhë të parë të mos lejojmë të na prekë njeriun brenda nesh. Vlerat që na kanë përcjellë të parët tanë apo që mishëron bota që kemi zgjedhur. Normaliteti në jetesën e familjes sonë, familjes sonë të vogël dhe po ashtu familjes sonë të madhe, qoftë familja shqiptare, qoftë familja europiane.

S’ka vend për panik.

S’ka vend për frikë.

S’ka vend për të ndryshuar asgjë në rendin e ditës sonë.

Shqipëria nuk është as më shumë dhe as më pak e kërcënuar sesa vendet e tjera.

Jeta vazhdon dhe secili prej nesh duhet ta jetojë atë përditë pa rënë pre e pasigurisë që duan ta kallin në zemrat dhe në mendjet tona ushtarët e shkretëtirës pa zot. Në Shqipëri është marrë çdo masë e mundshme edhe pse askush, askund në botën, të cilës i përkasim nuk mund të jetë jashtë rrezikut. Jeta duhet të vazhdojë normalisht. Sepse s’ka absolutisht asnjë arsye të veçantë, asnjë fakt apo informacion të caktuar që ne në Shqipëri të ndjehemi më të kërcënuar sesa të gjithë të tjerët.

24 komente në “Asnjë frikë nga terrorizmi!”

  1. ka.li Sadijes se XENIT says:

    ‘TERRORRIZMI ISLAMIK’-Thote ky idjot kur terrorrizmi nuk ka as ngjyre e as fe apo ka frike nga terrorrizmi i brendshem salisjano metjan apo ramisto nanoist.

    1. korçari says:

      O kali i Xenit po hapi syte ,megjithese ke mend sa nje 4-kembesh ne vitin 2015 ne Evrope po flitet dhe po luftohet kunderr TERRORIZMIT BARBAR ISLAMIK …

      1. Edkari says:

        Kush flet/
        Trimi qe fle ne gjume me roje te gardes ne dhome.
        O Edi Rama nderroje jelekun antiplumb se tu qelob nga djersa.
        Ishin shtangur ca qe ishin prane teje nga ere e rende perci qe kuntermonte.

        1. FLU says:

          filloi gojebalta…ckomunikim eshte ky?

          1. Kakaklover says:

            Kryeminister bole. Medioker dhe hajdut ordiner. Qe krijon panik

    2. Cubi says:

      Po pse do kemi frike nga terrorizmi nga jashte kur te gjitha kategorite pervec nje grushti te vogel rreth tij nuk jane te terrorizuar , pa buke ,pa pune ,paguaj per shtetin konfiskim malli pra trrorizmin Rama e kaluam por tani cte kemi frike apo ka frike ai b…..q…..

  2. Kameleoni says:

    Jam shumë kurioz të di, pse bëhet kaq zhurmë për masakrën e Parisit (me shumë të drejtë) dhe nuk përmëndet fare masakra e aeroplanit rus ku vdiqën 224 njerëz të thjeshtë, përfshi gra e fëmijë…???!!! Kjo propaganda selektive perendimore të ngrë zorrët përpjetë dhe po i del boja përditë e më shumë…! Kuptohet se edhe Kryeministri ynë (si njeri “prej kashte”), nuk mund të bëjë përjashtim nga “ky rregulll”…(!)

    1. i pabesi says:

      pse vetem per avionin rus me 224 veta, po Maraysian me 298 veta ne bord qe e rrezuan ruset me BUK mbi Ukraine ?!?!
      Apo ska gje se skishte ruse aty

      1. enter''" says:

        Ate e hodhen ukrahinasit duke shpresuar ne nje kthim te ngjarjeve.

    2. enter''" says:

      Askush nuk foli per masakren ne Beirut perpara 9 ditesh.
      Askush nuk foli per masakren ne Mali

    3. Mezani Celoja says:

      Sepse jeta e njerezve eshte shume e cmuar, por kur kombinohet me simbole te cmuara merr akoma me shume vlere.

      Parisi eshte nje simbol. Eshte simboli me i shquar i gjithe gjerave qe urren ISIS. Po flitet per simbolin me shume sesa per jeten e njerezve qe eshte vertete e cmuar.

      Ne bombat e trenave ne Madrid vdiqen rreth 200 vete dhe u plagosen 1500-2000 te tjere. Megjithese ishte tragjedi me e rende nuk e pati kete efekt qe kishte sulmi ne Paris, jo se jeta e francezeve vlen me shume se sa e spanjolleve por kesaj radhe kishte sulm total ndaj simboleve te lirise, dashurise, mireqenies, bukurise, artit, muzikes, sportit, tolerances fetare dhe racore.

      1. enter''" says:

        Po, patjeter, jam dakort qe u godit Parisi nje simbol I bashkejeteses dhe demokracise, por ishte pikerisht Parisi qe neglizhoi per te kapur terroristet shume kohe me perpara edhe pse I kishte marre infot.

        Dhe jetet e te pafajeshme ne boten arabe keto vitet e fundit kane ardhur edhe nga bombat e leshuara nga vendet demokratike, por ketu askush nuk do te flasi sepse sipas medias perendimore gjithcka eshte e justifikuar.

      2. enter''" says:

        Celo, te permend edhe Hiroshimen.
        Bomben atomike e hodhi shba “demokratike” dhe mbi ta rendojne mijera jete te pafajeshme.

        Per cfare?????

        Une e kuptoj demokracine kur aplikohet pa hipokrizi, por sot ne cdo skaj sheh hipokrizine e udheheqesve perendimore. Ata jane shkaku kryesor I jeteve te parisit apo te beirutit

  3. Don kishoti qe lufton me mullinjte e eres. Polic barkderra, ushtare qe me shume pjerdhin nga grosha sesa gjuajne me arme, sherbim sekret qe dallon 1km larg, me keta do e mbroje vendin padhoshi?

  4. Endri says:

    KUSH TE LEXON TY O IDIOT.

    TI SHIKO HAP VENDE PUNE E LEJE POPULIN TE MBIJETOJ SE PER KTO TRAPLLIQE SKE AS PESH AS BYTHE.

    IK O IDIOT E BEJ NDONJE PIKTURE DERI NE 2017 SE KAR ME ZILE NA DOLE.

    PS. SI SHUM KA FILLUAR TE I TRASHET QAFA DJALIT, APO RA NE LEK TANI.

  5. enter''" says:

    PD eshte organizate terroriste. Zhdukeni!!!

  6. ABDYL HAZIZ says:

    PO PATJETER, E GARANTOI KRYETARI I iSIS NE tURQI…eRDOGANI

  7. Pragmatisti says:

    Shume mire e ka thene. Ky te pakten ka nje qendrim te caktuar kunder barbareve. C’ti bejme opozites apo Lulkes qe asgje nuk ka thene deri tani per sulmet terroriste apo qendrimin qe kane si opozite.
    Nje gje e dime te pakten qe faren e ketyre ne Shqiperi e mbolli Saliu me Gazideden. C’te thuash me….

  8. nji uj selite te lutem says:

    UN mendoj qe ne rast sulmi islamik te ter njerzit qe ndodhen aty pran dhe disponojn arm me vete qoft edhe pa leje, duhet ti kundervihen plerave islamik dhemb per dhemb qe kur te maten per te ber terror ne SHQIPRI ta pyesin bythen mir.

  9. gezim says:

    Istitucionet, qe perpara se te merrje karrigen i akuzoje si te pa afte e te koruptuar, tani tek keto institucione gjen sigurine ?! Bravo eshte lajme, pasi rrtite integritedin istitucioneve qe i ke anetemuar dhe njehereresh vetedemaskohesh si megalloman , karrjerist , i paafte te per te perfaqesuar shqiperine. Nuk te krahasojme me qofte largun ate qe zevendesove, por te karakterizon nje munges kohorence e serioziteti per cfare ke thene per 8 vjete opozite. Behu burre e lesho drejtimin e partise socialiste, clirtoje nga arroganca e injoranca e prurjeve mediokre e banale te perzegjeshura nga ti. Shqiperia sa te kete miqte e saje te shtrejte SHBA-ne nuk ka nevoje te degjoje ty’ e te marre siguri nga ata qe merakosen per galeri artesh personale e jo per hadhet e medha te popullit, apo ndonje kastravec qe kapardiset me luksin qe i jep karrigja.

  10. zekthi says:

    Droga jep efekte anesore te pakontrolluara. Rrit delirin e madheshtise dhe ben te ndjehesh i lumtur, i pathyeshem dhe superior.

    1. enter''" says:

      Juve jetoni akoma me legjendat metrolilitane.
      Ty po te ka bere nderhyrje kirurgjikale ne tr propaganda Saliste dhe Nanoiste.

  11. visi says:

    Pupu I duket koka si bytha e Kimit, sa poshte ka rene bagetia ne Albanistan. Votoni qelbesiren se me shume bar do hani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje