Është zhvilluar paraditen e kësaj të hëne mbledhja e radhës e Komisionit parlamentar për punët e jashtme, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Sikurse në mbledhjet e mëparshme, edhe këtë herë nuk kanë munguar debatet e akuzat në lidhje me çështjen e azilkërkuesve, të ngritura nga deputetët e opozitës, por edhe ata të partive në pushtet.
“Kemi më shumë se 100 mijë azilkërkues.
Ky vend po rrokulliset.
Ministri i Jashtëm është i paaftë”, ka deklaruar deputeti i PD, Aldo Bumçi.
Ndërsa deputeti i PS, Ben Blushi ka vlerësuar se gjendja ekonomike është bërë shkaku kryesor i largimit të shqiptarëve, raporton TCH.
“Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 për qind, aktualisht ka shkuar mbi 73 për qind. kush është balancimi rajonal i fondeve?”, është shprehur Blushi.
Duke iu drejtuar ministrit Bushati, Blushi ka hedhur kritika për mungesën e një numri të saktë të azilkërkuesve. “Duhet të ishit ministra lider për regjistrimin e emigrantëve”, ka thënë Blushi.
@@Aldo Bumci and &Co…
Perpara se te Kritikoni eshte mire te thoni se ku e late Ju Shqiperine, Gjendjen e saj …Buxhetin e Shtetit…Fullanin…21-Janarin…
1-Kjo Puna e Azilkerkueseve nuk eshte vetem “Veper” e Qeverise Rama,ju keni Pjesen me te Madhe..prandaj mos Lehni kote…
2-Kuptohet qe Qeveria Aktuale ka edhe ajo pjesen e saj, po po te flasim Shqipe…Politika dhe Qeverite shqipetare jane nje “Mute” i madhe ..dhe kete Mute po e ha Populli, qe ju voton per nje Frigorifer..televizore..apo These me patate…lol
E di Aldo Bumçi pse ikijn shqiptaret? Ja theme une: Sali Berisha dhe administratoret e tij u thoshnin: mos paguan dritat vetem votoni per ne, shembull Kukesi, Shkodra etj, tatimoret i merrnin leket dhe i fusnin ne xhep, gjithe administrat u merrnin leket dhe nuk u jepnin fatura… por nuk mund te vazhdonte keshtu qeveria e sotme dhe ata e pane keq dhe iken nga Shqiperia se ose do futeshin ne burg ose do u merrej dhe shtepia nga permbarimi; rruge tjeter s’kish. Kush e ka fajin?
-Qe te besh te diturin kur nuk dijne asgje,ky eshte kulmi I cmenduris
se politikaneve tane..
—Nje proverb e huaj thote;;Te mencurit flasin se kan dicka per te thene..Ndersa skizofrenet-Sepse duan te thone dicka….
–Politikane te natyrave Bumci e Blushi,parlamenti yne eshte I mbushur
plot e perplot..Se ne te kunderten kurre nuk do tu vinte rradha,per te brockollitur budallalleqet e tyre ne pafundesi…