Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli po merr pjesë në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë. Ky forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.
Ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli zhvilloi një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes z. Robert O. Work. Zyrtari amerikan falenderoi Shqipërinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për angazhimin e dhënë në Afganistan si dhe kontributet me materiale ushtarake në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri. Ministrja Kodheli e siguroi zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për vendosmërinë e palëkundur të Shqiperisë për të vazhduar në luftën kundër armiqve të vlerave Euro-Atlantike.
Ministrja Kodheli mori pjesë gjithashtu në një takim të veçantë të organizuar me ministrat e vendeve NATO dhe atyre partnere. Në praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Hollandës, Polonisë, Lituanisë, por dhe Kosovës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, u diskutua për sfidat me të cilat po përballet sot siguria globale.
Pjesëmarrësit në këtë forum diskutuan për rreziqet e sotme që vijnë nga lindja dhe jugu si dhe nevojën për të unifikuar qëndrimet. Ministrja Kodheli e vuri theksin tek domosdoshmëria për bashkëpunim mes të gjithë aktorëve. Kodheli theksoi se angazhimi nuk duhet të jetë i unifikuar vetëm në planin ushtarak por dhe në atë politik dhe ekonomik. Sipas saj rreziqet duhen trajtuar njësoj nga të gjithë.
KA lezet ne ter kte mbledhje te madhe vetem KODHELI e ka zbatuar thirrjen per çarmatim ne kte asamble, te tjeret po armatosen deri ne dhemb dhe nuk e kuptoj pse se ne ktu ne SHQIPERI na thon qe nuk do ket me luft,apo jan bira kurve dhe antishqiptar kta qe na mashtrojn ne.
Qe ka IRONI me nga injorante me anonimat “nji uj selite te lutem” vetem ne rracen tone e gjen, e me se shumti por me perqindje shume-shume te larte mbi 75% i gjen tek ambjentet e brendshme e te jashteme te SHQUP_it duke u ushqyer me Berishizem, si dikure me Enverizem. Cfare tragjikomedi ka tek ne kur keta injorante, monstra e perverse hyjne ne Internet e ne Web_e vetem per te share e shpifur kunder gjithkujte qe eshte ne Pushtet, pa pyetur e vene ne pune trurin e tyre se perse jemi ne NATO dhe a na duhen armatime sic kane Fuqipe e Medha, apo te kemi ushtri e armatime sipas asaj qe ekspertet e NATO_s kane menduar e studiuar se i duhen Shqiperise. O injorante, monstra e perversa te SHQUP_it kur do cliroheni nga Berishizmi, se ndryshe do plakeni edhe me ne Opozite.