Manjani zyrtarëve të Hipotekave: Ju vajti nami në Bruksel, ju pret "313-a"

23 Nëntor 2015, 16:34Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëron furtunë shkarkimesh për zyrtarët e korruptuar që shërbejnë në Zyrat e Hipotekave si dhe paralajmëron vartësit se në rast se marrin ryshfet do përfundojnë tek “313-ta”.

Në një takim me kryeregjistruesit në të gjithë vendin, Manjani i kujtoi vartësve se sportelet e tyre nuk janë për të ndarë prona, por për t’i shërbyer qytetarëve, raporton Report TV.

Ju e dini shumë mirë që kjo nuk është zyrë që ndan toka dhe as prona. Ne jemi thjesht një magazinë inventari titujsh, që i shërben njerëzve sipas nevojës. Sepse nëse vërtetë do të konstatoja që në Zyrat Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ndahen tituj, sigurisht të pamerituara, ju siguroj me bindje që për sa kohë të jem në këtë pozicion nuk kam për të lënë njeri, me çdo mjet, që të shërbejë në ZRPP. Kemi një godinë tjetër, gjithashtu nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, që është 313, këtu afër, kemi shërbim me çelësa në dorë. E kam të papranueshme këtë gjë, jo vetëm unë personalisht por edhe qeveria, shteti dhe shoqëria shqiptare. Mos mendoni se unë e kam fytyrën më të pastër nëse ZRPP akuzohet. Jo, akuzohem edhe unë bashkë me ju“, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Për të treguar se korrupsioni ekziston dhe në zyrën e Hipotekës në kryeqytet ai ka bërë publik ankesën e një qytetari i cili prej dy vitesh pas aplikimit në 2013 ende nuk ka marrë një përgjigje.  Sipas Manjanit është e pamundur që mos ketë një përgjigje për qytetarin, por zvarritja u shpreh ai bëhet për t’i hapur rrugë korrupsionit.

“Përshembull, sot e kam nisur ditën e punës me një ankesë, aplikim për një kartelë që në vitin 2013 dhe nuk është marrë ende sot. Është e papranueshme që aplikuesi mos të ketë marrë ende një zgjidhje. Jam i bindur që bëhet për arsye korrupsioni. Reforma e ADISA-s do të jetë jetë një shërbim më vete, por është e papranueshme që ne mos t’i kthejmë përgjigje qytetarit dhe ky është një problem i përhershëm”, tha Manjani.

Manjani ka qenë i drejtpërdrejtë me kryeregjistruesit teksa i ka përmendur atyre Progres-raportin, sipas të cilit pas gjyqtarëve të korruptuar shqetësim mbeten zyrat e regjistrimit të pasurive.

“Lexoni progres raportin se çfarë thotë për ju, deri në Bruksel ju ka vajtur nami. Na pëlqen të flasim shumë për transparencë, antikorrupsion, por problemi është kompleks, sepse kapja me lekë në dorë është fundi i historisë. Çështja është që të ndërtojmë një marrëdhënie që gjërat të funksionojnë. Do të ketë masë ekstreme të largimit nga puna për cilindo që shkel afatet në shërbim. Po kërkoj vetëm afate dhe asgjë tjetër. Nuk mund të kemi marrëdhënie pune me njerëz ç’njerëzorë. Dhe mos u frikësoni se po na ikin disa dhe nuk kemi se ku t’i gjejmë. Po po, do ikin disa. Kujdes edhe nga këto tradicionalet që sa ikin nga shërbimi shkojnë tek kioska përballë zyrës. Janë të gjithë në monitorim! Është e papranueshme! Secili është i lirë që në biznesin e vetë të bëjë çfarë të dojë por nuk ka punë me ZRPP. Sot kemi të rinj dhe të reja sa të duash, që ndoshta mund të mos jenë profesionalisht në nivelin që duhet”, tha ministri.

30 komente në “Manjani zyrtarëve të Hipotekave: Ju vajti nami në Bruksel, ju pret “313-a””

  1. tfgs1 says:

    shteti po ndryshon………

    1. niku says:

      Hipotekat ne rang vendi jane zyrat e korrupsionit me aktive,me n/punes te korruptuar, heqin e shtojne siperfaqe prone si te duan. Ketu duhet vene rregull, duke filluar me plotesimin e tyre me kuader te edukuar e me sjellje qytetarie,te sorollasin veteme e vetem per te te marre lek. Besoje se ministri i ri do vere rregull, duke derguar te 313 ata qe nuk zbatojne ligjet e rregullat, keshtu nuk mund te vazhdohet me ose te privatizohen.

    2. mart says:

      Pysni rajmonden ose monden te hipoteke tiranes pergjegjse te ish sporteli nji sa lek duhen

      1. pse mor qafir says:

        ky hajvan e gjys do e rregulloj hipoteken…..?

        ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?

  2. novari says:

    hipoteka eshte mafie!

    adresa e apartamentit te shtepise sime ishte shkruar gabibim nga fuksionaret e leshit, dmth te shtetit, gabim i cili u njoh nga hipoteka. por per ta korrigjuar (nje gabim te shtet-leshit pra) duhet te applikoja. aplikimi kushtoi 45,000 leke (te vjetra).
    mendova se mos keto para do i paguante funksionari qe kishte bere gabimin, ose shteti i leshit. por me kot, une i pagova per gabimet e shtetit!

    zuzare hipoteke, zuzar shtet!

  3. vito says:

    Z.Minister duke perfituar nga rasti,kam gati 2 vjet qe po interesohem per te marre “kartonin jeshil” te dixhitalizuar te nje prone ne Shijak,po zvarritet dixhitalizimi nga hipoteka e Durresit,Ky problem me sa kam verifikuar del se eshte jo vetem i imi ,por i shume qytetareve te Shijakut qe duam te bejme veprime juridike me pronat e ligjeruara hipotekore.Ju lutem ne emer dhe te tjereve na ndihmoni me nderhyrjen Tuaj.SUKSESE ne DETYRE!

  4. novari says:

    ndersa per shtetin e atij te parit, ish sekratarit dhe komunistit mafioz, sb e kam fjalen, shteti i tij ishte mema e te gjitha gjemave qe vuajme sot dhe do vuajme akoma vite te tera

  5. kuq e zi says:

    pse po nuk te shkoi nami ne bruksel ska burg???

    1. zeqo says:

      Brukseli ka halle te tjera tani, terrorizmin.

  6. klea says:

    Shikoni te hipoteka shkoder z. Manjani volumi 50 faqja 131 nr prone 7/249-n4,shikoni se si grabitet prona.

  7. enter''" says:

    Mire e tha nje analist dje, shqiptari I ben gropen shqiptarit.
    Popull me te ndyre nuk ka

  8. Lymi says:

    Drejtoret e hipotekave, te gjithe injorante nga LSI.

  9. beth says:

    Nuk di si do e mbyllesh karjeren zoto Manjani por me pelqen si e nise punen keto dite.Sherbejini popullit tuaj qe tu rritet vlera juaj ,qe ta mbyllni me nder karjeren tuaj. A DO TI PUBLIKONI HARTAT E PRONESISE TE VITEVE 1946 QE TE NDIHMONI ME SHUME POPULLIN?DO ISHTE NJE SHERBIM SHUME I MIRE QE DO TI BEHEJ POPULLIT .

  10. capia dhia says:

    U kujtua LSI per Hipotekat ose ZRPP: ku vegjetojne hajdutet e LSI,dhe PD, kriminelet e prones private, kriminelet e kapitalizmit demokratik, kriminelet e Shqiperise. U kujtua LSI; pasi i rregulloi Letrat e pasurive prallore te udheheqesve te LSI, ose, LSI = Haleja e PS.
    Manjani dhe ai Kari tjeter ne krah te Manjanit = reformatoret e Drejtesise!?. O kohe e cmendur, o hipokrizi politike shqiptare – qe edhe shtaza me e eger do ta kishte zili.
    Demi qe LSI i ka sjelle Shqiperise barazohet vetem me demin e PD, me demin e fashizmit Italian, dhe me demin e nazizmit gjerman.
    PD dhe LSI – dy armiqte vdekjeprures te kapitalizmit Shqiptar; te borgjezise te vjeter shqiptare; te mendimit rilindas tradicional shqiptar; te shpirtit dhe medjes te ndritur shqiptare, sot.
    Kur Joylli Manjani permend 313, burgun, e ka fjalen per ata nepunes qe nuk degjojne apo premtojne qe ti binden Yllitteshuar Manjani.

  11. lisi says:

    Hajde ishalla o Zoti Minister…Punonjeset e ZVRPP ne Vlore nuk dine aritmetiken e klases se 4 dhe nuk njohin Edukaten Morale te klases se trete fillore. 2 muaj me vonoi proceduren Juristja se nuk dinte te bente pjesetimin e trashegimtareve ..Ja ktheva 4 here dhe u desh nderhyrja e Drejtoreshes qe Juristja te pranonte versionin e sakte se nuk i mbushej mendja injorantes per injorancen e saj. Nderkohe fondi i kompesimit u dogj…

  12. Spartaku says:

    Shkofsh ne djall ti me gjithe Sali Berishen,kete kriminel te madhe te kombit shqipetar.Me sa duket,ti,qe e quan te ndershem ate,te jane verbuar syt dhe nuk shikon e as mendon me.Pa le pastaj qe nuk ke degjuar gje.Qenke shurdhe.

    1. Artemisa says:

      Po ti shikon, degjon dhe me e rendesishmja A KUPTON c’po ndodh sot me Rilindasit ?
      A thua se mjafton perkatesia partiake, tifozlleku dhe dashuria per Edvinin per te thene ” Jemi per bukuri, jemi shkelqyer” ?
      Hapi syte o QORR .

  13. Qerosil says:

    A mund te besohet se LSI ne digasteret ne vartesi te saj te vendose ne pune njerez pak a shume te ndershem?

  14. Spartaku says:

    Edhe ne FIER ZRPP eshte per tu vene ne rresht drejt burgut 313.Edhe atje hipoteka ka bere gabime shume,duke ngaterruar dokumentat e nje shtepie me nje shtepi te tjeterit,ose shitja e nje apartamenti dy veteve.Gabimi behet ne hipotek dhe kur shkon per ta rregulluar,ata thon shko zgjidhe me gjyq.Gabimi eshte i tyre dhe plus kesaj te drejtojne ne gjykate.

  15. Ilo says:

    Po te kesh B…. te parin ate qe ke ne krah po ske se stelen Likja dhe Edi

  16. stela says:

    Po shefin tat kush e pret o Manjano???

    Kujtoni se po mbuloni m… me sh……????

  17. venezia says:

    Bravoooo ,nuk guxon te shkosh ne asnje zyre ,apo spital te rrjepin nga parata ,ky popull eshte shume fukara ,ndersa barkederrat duan te pasurohen me nje cope leter ,qe fundja eshtd detyre e tyre per tu pergjigjur te gjithe kerkesave te qytetareve ,sepse paguhen per ate pune qe bejne . Po nuk deshen ka plot qe presin per pune dhe ndoshta mund ta bejne punen me mire se ato .
    Ne kete shtet duhet vene rregull i forte ,ndryshe kete shtet do ta marri lumi .

  18. Bona says:

    A ke byth ta luftosh korripsionin ne hipoteka filloje nga regjistruesi i Vlores. Ate e ka vendosur Kokedhima dhe per sa kohe qe leket ti ndaje me Kokedhimen jo ti, por as Likja jote ska ci ben. Po ashtu edhe regjistrueses se Sarandes. Edhe kete e ka vendosur Kokedhima. Ky i Vlores u vendos me kusht qe te hipotekoj hotelin e Kocos ne Qeparo qe eshte ndertuar ne zhavorr. Bile aty nderruan edhe zerin kadastral nga zhavorr ne toke truall ne buze te detit. Filloje nga ky rast dhe atehere po qe fiton besimin e popullit se e ke filluar katarsisin. Po qe kam frike se aty do te te haje me dhemb Kokedhima.

  19. Lulkuqja says:

    Ne dhjetorin qe po vienmbush nje vit qe kam dorzuar dosjen per hipotekimin e tokes . Me eshte kthyer dosja kater here duke me derguar tek noteri kot me kot vetem qe une te paguaj noterin . Dhe se fundi kan dy muaj qe nuk me kan kthyer pergjigje .kam mare dy here takim me drejtorin e hipotekes dhe as nje pergjigje . Behet fjale per hipoteken e Fierit . Per kete do te njoftoi dhe ministrin e drejtesis . Shpresoi qe ta lexoi ministri kete koment . Nuk them se me kan kerkuar leke por hipoteken nuk ma kan bere , pa asnje gabim ne dokumentacin . Po te dija nr. Telefonit te ministrit do e informoja me sms .

  20. perkthyesi says:

    Ne se vertete Manjani e ka seriozisht, dhe puna e tij do vleresohet, duke denuar krimbat e korrupsionit ne hipoteka, do meritonte nje statuje ne mes te Tiranes, por kam frike se do i kete thjeshte fjale…….

  21. Merimanga Leshverdhe says:

    …ne gjithe keto vite eshte abuzuar duke favorizuar hajdutet me pronen,nuk e di se a ka karte morale ky shtet te kercenoje me burg nepunesit e vet ,kur ecen paralel ne shinen e LEGALIZIMT, qe eshte koncept jo ligjor ,dmth shteti ne krah te hajdutit te prones duke shkelur te drejten e pronarit legjitim.Ku eshte ajo harta e ITALISE qe e premtoi kryeministri Rama qe do te nxirte te palarat me pronen ne demokraci, kush i mori, si i mori me letra pronen qe s ishte e tij, si e shiti, si e bleu, si u pasuruan batakcinjt e zyrave hipotekore qe ,vulosnin duke i dhene vlere cdo lloj maskaralleku ku u perfshin bandite , topografe,rrugace fallsifikatore letrash, deshmitare te rreme , e politikane te korruptuar.Manjani i bie legenit kot qe ta degjoje populli sa i drejte eshte…po tani eshte vone krimi u krye

  22. Arsyeja says:

    O zotni minister.
    A don me dit t’verteten e korrupsionit ne hipoteka?
    Pyete njat qi ke ne krah te djathte,sa euro kerkon per me punesu nji specialist ne hipoteke?
    Pyte,pyte, se mu me kan kerku 3000 euro,me kene se pata mik, se po t’mos kijsha mik me kerkonin 5000 euro.
    Eh mor ta marrsha.
    Ju te rilindjes Ps-LSI keni ba biznesin ma t’madh me punesimet keto dy vjet. Harram ene harram 1 milion here njato 1 milion vota qi muerret. Tash keni me e pa ne votimet e ardheshme si keni me dal, me bisht ne shale, Ene paci faqen e zeze o plehnat e kombit.

  23. taqka says:

    Filloje nga Pogradeci o tu mbyllte
    nga Denis evgjiti dhe kryetari Mahmutaj muti

  24. nendetesja 104 says:

    Ne Vlore, drejtoresha e meparshme e ZVRPP, Loreta Tozaj, u detyrua te jepte doreheqjen pasi nuk firmosi dosjet e korruptuara qe Drejtori Ilirjan Muho i kerkonte te rregullonte. Pas presionit te pazakonte te Muhos dhe pafuqise se PS-se per ta mbrojtur, Tozaj dha doreheqjen me dinjitet dhe nuk i kaloi dosjet e Drejtorit te LSI-se. Konkretisht Muho i kerkonte te leshonte certifikata pronesie mbi nje palalt 9-katesh te bazuara mbi vendime gjyqesore inekzistente dhe te fallsifikuara. Kjo eshte LSI dhe Muho eshte drejtori ne krah te Manjanit ne foton e mesiperme. Ne Vlore, LSI-stat e hipotekes kane masakruar pronat me keq se plehrat e PD-se dhe te paaftet e PS-se.

  25. demokrat says:

    Per nepunesit e ZRPP duhet te ndertohen kampe riedukimi, ta fillojn me edukaten morale dhe arithmetike.Mjere kush ka te beje me keta injorante dhe te paedukate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje