Kështu e ka titulluar reportazhin, programi investigativ italian “Le Iene” (Hienat), duke vënë në qendër të vëmendjes Kaçanikun, qytetin kosovar, me një popullsi prej rreth 30 mijë banorë, nga i cili janë rekrutuar 30 luftëtarë për në shtetin islamik.
Gazetari i “Le Iene” ka kontaktuar me familjen e Lavdërim Muhaxherit, që cilësohet si një pikë kontakti për të gjithë personat që rekrutohen nga Ballkani. Në banesën e familjes Muhaxheri, pranë zonës së stacionit të trenit në Kaçanik, vëllezërit e Lavdërimit, besojnë se videot ku ky i fundit ekzekuton njerëz janë një montazh dhe theksojnë se Lavdërimi nuk është një egërsirë por një njeri.
Në intervistat e marra në kafen në qendër të qytetit, banorët e cilësojnë guximtar, ndërsa ka nga ata që thonë se në Siri kanë shkuar më shumë se 100 banorë të kësaj zone.
“Le Iene” thotë se Kaçaniku është një bazë rekrutimi për në Siri, duke iu referuar edhe një tjetër figure, atij të terroristit të njohur si AL-Kosova që kërcënoi shqiptarët në një nga videot e ISIS. Nëna dhe motra e tij, theksojnë se ai nuk ka shkuar në luftë për para dhe mbrojnë aktin e AL- Kosovës.
“Le Iene” është ndalur edhe në xhaminë e zonës, ku Imami thekson se në Kaçanik, Islami praktikohet në mënyrë më radikale e Muhaxherin e quan një terrorist.
I fundit në reportazhin e programit investigativ italian është Faiku babai i dy djemve që shkuan për të luftuar në Siri, e njëri prej të cilëve ka mbetur i vrarë.
Faiku thotë për “Le Iene” se nuk ka qenë në dijeni dhe kundërshton veprimin e ndërmarrë nga djemtë, duke theksuar se nuk është xhihad por krim ajo që po ndodh në Siri. Faiku akuzon disa imamë ne Kosovë se manipulojnë fëmijët dhe adoleshentët për të luftuar në Siri.
“Shehit je nëse lufton për të mbrojt vendin tënd, nëse jo je mercenar”, ka thënë Faiku.
Ai ka udhëtuar deri në Alepo për të kthyer mbrapsht të birin, çka ka qenë e pamundur, e rrëfen se ka parë skena makabre.
Reportazhi përmbyllet me një mesazh shumë të fortë mbi atë çfarë po ndodh në Siri e me gjerë se kaq.
Cfare turpit i doli fjale serbve se kosova do te behet shtet per terrorista islamike
Kacanikun dikur na i mesonin si vendin e trimave qe luftonin serbin.Na dolen islamik qe paskan luftuar per Sheriatin!!!!!
hahahaha,normalisht qe ”trimat” e Kacanikut mbahen nga sunitet ”trima” ndersa bota evropiane i cileson si jihadista………plehra arabe!
b*theq*re, asgje me shume
po italanet ne vitin 2015 kuptuan se kosova dhe shqiperia jane pjese e issis
Ata jane race ilire ore injorante. Shkoni aty e beni ndonje zbulim arkeologjik. Do shikoni se paraardhesit e tyre kan lene shkrime te lashte atje edhe kan ndertuar shum objekte shkencore qysh prej vitit 4000 B.C Kini pak respet per keta pasardhesit e ilireve.
Ore Fotaq ma trego pak ate teorine e rraces kaukaze prej nga vine gjoja shqiptaret se me bere kurioz. Ti vete si je keshtu? Bjond me sy bojeqielli?
Ja keshtu fillon perpunimi I opinionit publik europian.
Ca emisione te tilla permendja e ketyre fakteve ne 2-3 emisione lajmesh. Dhe nderhyrja e ruseve dhe serbeve ne kosove do duket po aq normale sa dhe ne siri.
Ate qe ben le iene dje ishte pura infamie sepse per 30 plera nga kosovo nuk mund te implikosh nje popull te tere. Italianet po trego tregohen plera sepse ne si popull skemi pune fare me kete pune. Kjo eshte pune arabesh dhe perendimi.
Jo mo bure ca thu?????
Pse kur gjermania sulmoi rusine gjithe gjermnia shkoi ne rusi?????
Kur Italia pushtoi shqiperine nuk eshte se erdhen gjithe italianet.
Edhe serbet kur pushtuan kosoven nuk eshte se vajten gjithe serbet ne kosove.
E kam parë këtë emision të gazetarit italian. Emisioni ka qenë mjaftë tendecioz, që në mënyrë absolute nuk paraqet gjendjen faktike të Kaçanikut. Është e vërtet se Lavdrim Muhaxheri është nga Kaçaniku, por kjo nuk do të thotë se Lavdrimi përfaqëson këtë trevë shqiptare.
Akoma vlejnë këto vargje të bukura për Kaçanikun, që edhe në luftën e fundit që e udhëhoqi UÇK-ja, dha shumë dëshmorë dhe martirë.
Ushton Gryka e Kaçanikut
moren zjarr ton gurt e malit
permbi qallmat e anadollit
ndizen hutat e shiptarit
permbi qallmat e anadollit
ndizen hutat e shiptarit
Hej Kaçanik o shkemb e gur
vritesh e pristesh o per flamur,
per flamurin e skenderit
luftojn djemt e Idriz o Sefrit
Turren trimat nga Kabashi
nga Lubizhda e Stagova
thrret me t’madhe Dergut Pasha
nim Sulltan se sod marova
thrret me t’madhe Dergut Pasha
nim Sulltan se sod marova
Kurr nuk qarten o kullat tona
venit tona i dalim zot
tirqi zhguna e qubleta
thurr i kena o me barot
tiriq zhguna e qubleta
thurr i kena o me barot
Hej Kaçanik o shkemb e gur
vritesh e pristesh o per flamur,
per flamurin e skenderit
luftojn djemt e Idriz o Sefrit
Hej Kaçanik o shkemb e gur
vritesh e pristesh o per flamur,
per flamurin e skenderit
luftojn djemt e Idriz o Sefrit
Me e forta eshte se vajten ne qytet dhe pyeten nje djale te ri se çfare mendonte per Lavdrimin dhe qelloi qe ky djali ishte torollak psikopat dhe thoshte se e adhuronte Lavdrimin dhe nuk pyeten me njerez te tjere, pra, thane qe do shkonin dhe do intervistonin “NJEREZIT” ne qytet dhe vajten moren ne interviste nje çyryk torollak dhe aty arriten ne perfundimin qe ky qytet mbeshtet terrorizmin.
Nuk me bene çudi gazetaria italiane, se keshtu jane, te djallezuar, mbaj mend ne luften e Kosoves, pjesa me e madhe e pipinove ishin me serbin, kurse per shqiptaret mendonin se ishin nga Mongolia, per serbet qe po “luftonin” kunder bombave te Natos, thonin qe ishin heronjte e njerezimit, deri ketu arriti puna.. Jane palaço me pak fjale. Gjithsesi, kjo nuk e mbulon faktin qe ne Kosove ekstremizmi islamik eshte nje plage..
Nese duam qe te jemi real, atehere pa asnje medyshje mund te themi se Kacaniku vertet eshte nje qytet qe “vlon” nga islamistet.
Ne Kacanik ne nje qytet me 30000 banor na rrezulton nje grup prej 30 personash te lidhur me ISIS ose matematikisht 0.1 %. Ne Itali ne nje qytez me po te njejten popullsi 50% punojne ose jane te rrekrutuar nga mafia.Ose e thene me numra 15000 persona. Gazetar te ndyre.Flasin keta qe gjithe jeten vetem krijone skema per te vjedhur e mashtruar te tjeret.
Pikerisht! Pepinot e Berluskonit po bejne lojen e serbo-ruseve, ne prag te luftes evropiane.
Qyteti europian???Hahahahhaha…ca lidhje kane keta me Europen?
I dashur hoxhë efendi,
Këtë të xhuma erdha dhe u fala në xhaminë tënde si gjithmonë. Mua nuk më bën të falem në xhaminë tënde, pasi nuk bie dakort me marrëzirat që ti thua, por pasi jam syni dhe pothuaj të gjithë xhamitë e Tiranës dominohen nga hoxhallarë sikur ti, jam i detyruar të kryej adetin dhe të shfaqem në xhami, formalisht. Për këtë arsye edhe këtë të xhuma, hytben e kapa me vonesë pasi e dija që do të dëgjoja të njëjtat gjëra. Nga ato që dëgjova në hytben e radhës ishte ankesa jote ku ti dhe shokët e tu nuk doni të thërriteni vehabij, pasi Uahab – Dhënës, është një nga emrat e Zotit dhe ju nuk pranoni të quheni kështu. Pra edhe pse themeluesi i sektit tënd fetar, Abdyl Vehabi, quhej Abdyl Vehab, ne muslimanët hanefi, maliki, shafi, hanbeli etj, ju vehabijtë nuk duhet tu thërrasim sipas rregullit gramatikor arab – sipas themeluesit të sektit tuaj – por duhet t’u thërrasim ashtu siç ju doni ta quani veten – grupi i shpëtuar. Në këtë mënyrë ju doni të trajtoheni si ajka e muslimanëve, ndërsa ne muslimanët e tjerë të pranojmë pozitën tonë inferiore para sektit tuaj.
Në hytben tënde ti përsërite avazin tënd të vjetër, që bën për çdo javë duke na numëruar sektet që pretendojnë që janë muslimane, por që sipas teje janë qafire (dhe largqoftë, sikur të ishim në një Kalifat vehabi do të ishin vrarë). E nise me bektashijtë, sufijtë, alevijtë, shiitët dhe kështu me radhë. Nga pjesa jote e hytbes unë fiksova fjalinë tënde të fundit, ku ti shprehje lumturi që bektashijtë në vendin tonë janë deklaruar si fe më vete e nuk kanë punë më me ne, sunitët (dmth. vehabijtë). Sipas teorive të sektit tënd, muslimanë të vërtetë në këtë botë janë vetëm vehabijtë – më fal grupi i shpëtuar – ndërsa muslimanët që nga Indonezia e deri te hanefijtë e Bosnjes – meqë janë eshari – maturidi – janë të gjithë infidelë.
Edhe pse Allahu në Kuran na porosit në suren en-Nisa: 94 që të mos i themi atij që ju shpreh selamin: “Nuk je besimtar!”, ti o hoxhë efendi duket se i di më mirë këto gjëra sesa unë. Tek e fundit ti je hoxhë i licensuar nga Komuniteti Musliman (liderët e të cilit janë qafirë sipas besimit vehabi, meqë janë eshari-maturidi). Dhe unë si besimtar i thjeshtë që jam, nuk të ndryshoj dot pasi nuk kam tagrin as ligjor dhe as paratë saudite që të të udhëzoj që ti bindesh mësimeve të Kuranit në vend të atyre të Abdyl Vehabit.
Hoxhë efendi,
Ndërsa hytbet që ti mban çdo xhuma në xhaminë e KMSH-së mua më mësojnë sesa të ligj dhe të pafe janë muslimanët e tjerë të botës që nuk i binden vehabizmit të Arabisë Saudite dhe ISIS-it, të djelën e kaluar fati më çoi që të marr pjesë në një meshë të Kishës Orthodhokse në Katedralen Ringjallja e Krishtit në Korçë. Unë e di që ti do të më kritikosh e ndoshta do më nxjerrësh edhe nga feja meqë kam shkelur në Kishë, por më lë të të them nja dy fjalë përpara se ta bësh këtë.
Në meshën ku morra pjesë, prifti që mbante meshën – apo hytben si e themi ne muslimanët – përgjatë të gjithë kohës fliste për dashuri. Tregonte sesi zoti i tyre Jezu Krisht ishte sakrifikuar për njerëzinë. Ishte therrorizuar për të përhapur mirësinë dhe dashurinë.
Edhe pse të krishterët ashtu sikur ne muslimanët janë të ndarë në sa e sa degë, në meshën e priftit nuk dëgjova asnjë sharje apo tekfirizëm (të bërit të pafe) ndaj feve të tjera. Ti besoj se e di që të krishterët janë ndarë më keq sesa ne muslimanët; në katolikë, ortodoksë, protestantë, dëshmimtarë të Jehovait e turlifarë sektesh të tjera. Unë, sikur ti jam dakort që ata ja fusin kot mbi natyrën e Jezu Krishtit. Por edhe pse ata gabojnë sipas mendimit tonë, nëpër meshat e krishtera që unë marrë pjesë nuk më ka rënë rasti të dëgjoj sharje e mallkime kundër kishave të tjera, siç ndodh nëpër xhamitë tona. Nuk kam parë libra që katolikët të sulmojnë ortodoksët, siç bëjnë njerëzit e sektit tënd kundër sekteve të tjera Islame. Të krishterët e kanë sharë e mallkuar njëri tjetrin në kohët e mesjetës, siç shajmë e mallkojmë ne njëri tjetrin sot. Si pasojë e sharjeve pa fund, ata edhe e kanë vrarë njëri tjetrin në masë, siç po vriten arabët sot. Por sot ata nuk e bëjnë më këtë gjë. Kohët kanë ndryshuar, dhe siç edhe ti mund ta shohësh ata e duan dhe e ndihmojnë njëri tjetrin, dhe si pasojë edhe Allahu i ka bekuar me pushtet dhe pasuri.
Ndërsa unë e di që ti ndoshta do më kritikosh pas këtij shkrimi, meqë kam shkuar në kishë, e ndoshta do të deklarosh që jam bërë edhe i krishterë, unë dua të të pyes sinqerisht – a ke menduar ndonjëherë që hytbet e tua ti bësh sikur prifti i Korçës? Dmth që në vend se të na yshtësh për çdo xhuma që të urrejmë muslimanët dhe të krishterët – a nuk do të ishte mirë që hytbet e tua t’ia dedikoje njëherë dashurisë ndërnjerëzore, dhe pse jo edhe ndërfetare? A do të ishte e mundur që në një nga hytbet e tua – përveç se të na tregosh pse të krishterët janë të pafe, pse bektashijtë janë qafira etj, të na tregoje sesi ne si muslimanë mund të bëjmë gjëra të mira me njerëzit e feve të tjera? Pasi unë mendoj se përsa kohë Allahu ynë i madhëruar i mban gjallë dhe i ushqen njerëzit e feve të tjera në këtë tokë, edhe për ne si muslimanë duhet të ketë mundësi që ti shohim ata si njerëz, si vellëzer që besojmë në të padukshmen, dhe jo si armiq vetëm. Allahu thotë në Kuran që Muhamedi u soll si mëshirë për të gjithë krijesat (Kuran 21: 107). A mundesh edhe ti që të tregosh pak mëshirë dhe dashuri në hytbet e tua të ardhëshme dhe të na mësosh sesi të mëshirojmë në vend se të tekfirizojmë vetëm? Tek e fundit Allahu i madhëruar është Ai që do ta na gjykojë në ditën e madhe, dhe për sa kohë që Allahu tregon dashuri për gjithë rracën njerëzore në këtë tokë dhe i ushqen dhe mban në jetë të gjithë njerëzit – besimtarë apo edhe mëkatarë – edhe ne duhet të kemi mundësinë që t’i duam këto krijesa gabimtare, që tek e fundit njerëz sikur ne janë. Si mendon hoxhë efendi? A mund të flasësh për paqe, falje dhe mëshirë në xhaminë tënde ndonjëherë, edhe për ata njerëz që nuk e besojnë Zotin sikur ne?/mediaelire
Es-selamu aleikum ue rahmetullah – paqja dhe mëshira qoftë me ty.
Na felliqen rracen Keta koqevaret!!