Një letër profetike që të vë në mendime

25 Nëntor 2015, 11:02Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Këto ditë po qarkullon në rrjetet sociale një letër që Muhameti, profeti i myslimanëve, u ka dërguar në vitin 628 murgjve ortodoksë të manastirit të Shën Katerinës në Sinai, më saktë buzë malit të Sinait, në majë të të cilit – kështu thuhet në Biblën hebraike, e më pas dhe në Kuran – Zoti d.v. shkroi dhjetë urdhërimet e famshme në dy pllaka guri dhe ia dorëzoi Moisiut, njërit prej profetëve më të rëndësishëm të botës, e personazhit më të rëndësishëm të Kuranit (pas Allahut, kuptohet).

Në manastirin në fjalë, edhe sot, gjendet një numër i madh dokumentesh e dorëshkrimesh historike në gjuhë të ndryshme të vjetra, si greqisht, arabisht, hebraisht, aramaikisht etj., dhe mes tyre ka rënë në sy dhe kjo letër. Nuk është letra origjinale. Është një kopje. Letrën origjinale e ka marrë prej manastirit sulltani Selim I pas pushtimit osman të Egjiptit në vitin 1517, dhe ndodhet në muzeun Topkapi të Stambollit. Ka gati njëqind vjet që është publikuar përmbajtja e kësaj letre, por ky fakt nuk i ka davaritur dyshimet mbi autenticitetin e saj.

Letra është nga ato që nuk të lë indiferent. Përkundrazi. Dhe arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin që kjo letër është një mesazh i qartë paqeje që u dërgohet të krishterëve, kudo që janë, “aty rrotull apo larg e më larg”, të cilët Muhameti i sheh në mënyrë pak të çuditshme si shtetas të tij (në anglisht: my citizens). Muhameti ende nuk e kish marrë Mekën në mënyrë përfundimtare (kjo do të ndodhë dy vjet më vonë, më 630), por atëbotë ai kish nën hyqëm, krahas Ummah-s së vet, d.m.th myslimanëve, aq sa ishin, edhe tribu të tjera hebraike e të krishtera që jetonin në Medinë e në rrethina. Në vitin e letrës, Sinai ishte jashtë juridiksionit të kushtetutës së Medinës, të cilën Muhameti e kish hartuar me të vënë këmbë në Medinë, në vitin 622; ose duke ndjekur kalendarin islamik, në vitin 1 të Hixhrës.

Por më e rëndësishme sesa mospërputhje të tilla është përmbajtja e letrës, që nxjerr në evidencë – siç e thashë – një qasje absolutisht paqësore ndaj kristianëve, gjë që nuk puqet dhe aq shumë me mesazhet kuranike që do të kalonin nga forma e trashëgimisë gojore në formë të shkruar nja dy dekada më pas. Muhameti bëhet garant në këtë letër dërguar murgjve ortodoksë të Sinait për paqen e kararin e kristianëve, ai thotë se nuk do të lejohet askush t’i prekë kristianët e objektet e tyre të kultit, e nëse kjo do të ndodhte, do të quhej se ishin ngritur kundër Testamentit të Allahut e kundër vullnetit të Profetit të tij. Dhe pak më poshtë, thuhet se një mysliman mund ta marrë për grua një të krishterë, veç nëse kjo e fundit bie dakord; përveç kësaj, ajo në këto rrethana nuk duhet të ndalohet të ushtrojë besimin e vet e nuk duhet të ndalohet të shkojë në kishë. Dhe në fund: “Detyra e çdo myslimani është t’i bindet këtij Testamenti deri në ditën e Kiametit”. Me fjalë të tjera, sa të ketë jetë mbi tokë. Interesante, apo jo? Dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet.

Befasia nuk është që Muhameti u ka shkruar ca murgjve me tone kamerateske. Nuk ka ndonjë çudi në këtë mes. Murgjit e krishterë përmenden edhe në Kuran. Përmenden nja dy herë. E lihet i nënkuptuar një si respekt për zgjedhjen që murgjit kanë bërë në nderim e adhurim të Zotit. “Ndër [të krishterët] ka priftërinj të dhënë pas dijes e murgj të përkushtuar ndaj adhurimit, [që] nuk manifestojnë kryelartësi e arrogancë”, thuhet gjithë dashamirësi e empati në ajetin 5:82. “Murgjit duan pa janë murgj, e nuk jemi ne që i kemi urdhëruar të jenë të tillë”, thuhet në trajtë të perifrazuar në ajetin 57:27, e më pas vijohet me një qortim jo kushedi se çfarë në adresë të tyre, ndonëse janë po ata që bëjnë mëkatin e madh, që e konsiderojnë Isain (Jezuin) si bir të Zotit.

Befasia është gjetkë. Kush është njohës i mirë i doktrinës islame nuk mund të mos goditet nga kjo letër që, po të jetë autentike, i bën një si karshillëk Fjalës më të Fundit (86:13 – Conclusive Word), Librit të Madhërueshëm (41:41 – Mighty Book), Kuranit pra, në të cilin, krahas mesazheve mirëkuptuese e përshëndetëse ndaj atyre që quhen People of the Scripture, d.m.th hebrenjve e kristianëve, gjenden edhe mesazhe papajtueshmërie e animoziteti me të njëjtët njerëz. Ka momente që Muhameti në Kuran, si përcjellës i fjalës së Zotit, shfaqet tepër i zemëruar me kristianët e hebrenjtë. “Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë e kristianët; e nëse i bëni miq, Allahu do t’ju konsiderojë si njërin prej tyre”, u thuhet myslimanëve në Kuran (5:51). Ose: “I vraftë Allahu këta të pervertuar [që] po shmangen nga e vërteta”, thuhet në fund të ajetit 9:30, dhe fjalën e ka posaçërisht për të krishterët e hebrenjtë. E kështu me pohime të tjera.

Befasia është edhe te pjesa e fundit e letrës, ajo që ka të bëjë me ok-in që profeti i myslimanëve i jep idesë apo praktikës së martesës mes një myslimani e një gruaje të krishterë. Po përsëris atë që thuhet në letër: “Një mysliman mund të martohet me një grua të krishterë veç me miratimin e kësaj të fundit; e më tej, duhet ta lejojë gruan që të shkojë në kishë”. Po në Kuran çfarë thuhet? Mesazhet janë kontradiktore. Në ajetin 5:5 u thuhet myslimanëve se “mund të martohen me gra të ndershme myslimane, por edhe me gra të ndershme hebre apo të krishtera”, ndërsa në ajetin 2:221 thuhet se “myslimanët nuk duhet të martohen me gra jobesimtare”, dhe mendja ta thotë se te jo besimtaret futen edhe gratë e krishtera, pasi ato, ndonëse shihen me gjysmë simpatie si People of the Book, besojnë në fakt te Triniteti, e te Krishti si bir i Zotit, gjë që, gjithnjë sipas Kuranit, është një nga prapësitë më të mëdha që mund të bëjë një njeri mbi faqe të dheut.

Por befasia më e madhe është fryma e letrës, e cila është një frymë e mirëkuptimit dhe e paqes. Kjo letër e supozuar e Muhametit dërguar murgjve të manastirit të Shën Katerinës në Sinai, sido që t’i vijmë rrotull, kërcet në rastin kur duam ta inkuadrojmë në Kuran. E sikur të provohej që letra është autentike, d.m.th e diktuar dhe e vulosur prej dorës së Muhametit, do mund të thoshim se Muhameti i letrës ka qenë bajagi profetik. Krahasuar me Kuranin, letra është një dokument absolutisht më koherent, e ndoshta kjo gjë është edhe e kuptueshme. Një letër është një letër. Ndërsa një libër, sidomos një libër që është diktuar në harkun e viteve të tëra, sidomos akoma një libër që në masën më të madhe, e në ndryshim nga letra, është shkruar, jo nga Profeti vetë e flakë për flakë, por nga të tjerë vite më vonë, domosdo do të bartë pohime kundërthënëse e kontroverse. Libri është vërtet Libri i Zotit, siç duan të besojnë myslimanët, por ata që e kanë diktuar e shkruar kanë qenë njerëz, njerëz si të gjithë njerëzit, për rrjedhojë të gabueshëm. Gjithnjë, nëse letra është autentike. Por për këtë askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr.

Shqip

34 komente në “Një letër profetike që të vë në mendime”

  1. test says:

    islamofobia perseri ne skene…
    Muci kerkon te beje analistin e librit te Kuranit duke cituar 2-3 ajete te tij.
    Ne fakt nuk ben as me shume as me pak si te ISIS-it te cilet kapin disa fjali ne Kuran dhe e interpretojne si te duan vete…te 2-ja palet si IS dhe Muci me shoke, nuk e bejne pa vetdije por qellimi i tyre eshte i djallezuar dhe me qellim per te denigruar fene Islame.
    Te besh analistin e nje libri apo nje letre duhet ta kuptosh ate gjuhe dhe jo te marresh ca fraza kendej e andej dhe te njerresh interpretimet e tua.

    1. Euro Maloku says:

      Lexoni ç’ka shkruar ENVER HOXHA per fene dhe i therrisni mendjes
      Sepse po tallen tere maskarenjte e botes me ju.

    2. Jeronim de Rada says:

      Strategjia e Muhamedit a.s. ishte shume e qarte. Ai ne fillim mundohej qe nerezit t’i perfitonte me te mire. Por nese ata nuk e pranonin “miresine” e tij, atehere ai jepte ultimatumin permes shpates. Kur te krishteret dhe hebrenjte nuk u bene me Muhamedin, ai filloi qe t’i luftoje ata dhe ua ndaloi ushtrimin e fese.
      Duket qe edhe letra e Muhamedit derguar murgjve ortodokse e kishte te njejten strategji.

      1. Spartaku says:

        Me çfare te drejte jua ndalonte fen te krishtereve Muhamedi?Ja qe edhe ai ka qene terrorist.Muhamedi si njeri i allahut nuk ka gjykuar drejte.O beje si them une,behu islam,ose do te ndaloi fene tende dhe do te kalosh ne tehun e shpates.Feja krishtere eshte gjithemon per paqe,dhe nuk u imponon te tjereve fene krishtere,por ate fe qe duan ata.

    3. wtf says:

      Mendim i drejte. Nje mendim i hajrit me ne fund ne kete gazete

  2. Arli says:

    Cdo liber te Zotit o Mustafa njerezit e kane shkruar mbi ate qe kane degjuar (perjashtim mbase bejne pllakat e Moisiut por ato nuk gjenden sot). Ne kete aspekt Kurani nuk ben perjashtim por nga zbritja e tij ne hedhjen ne leter ka kaluar shume me pak kohe se me librat e tjere. Per me teper duhet te dish se sot ne bote, pavaresish rrymave te ndryshme Kurani eshte i njejte dhe per me teper as pas ne histori nuk jane gjetur kopje qe nuk perputhen me origjinalin.

  3. temujin says:

    Ti tolerosh dhe te mos i persekutosh per shkak te besimit nuk do te thote qe ti besh miq e krushqi. Gjithsesi cdo ajet kuranor duhet marre ne kontekstin ne te cilin ka zbritur dhe cfare ngjarjesh jane bere sebeb(shkak). Ajetet pastaj nuk merren te ndara nga njeri tjetri por ne harmoni (brenda te njejtes sure). Pastaj ka ajete qe kane anulluar ajete te tjera me te hershme. Kjo eshte bere sepse ne vitet e para (Meke) nevojat per perhapjen e besimit kane qene me akute se ato te themelimit te nje bashkesie islame te shendoshe (Medine). Per kuptimet e Kuranit eshte mire te studjohen tefsiret e dijetareve kompetente dhe jo cdo person qe ka pak ose shume njohuri. Per ata qe kane mendje te hapur gjithmone…

  4. ENEA says:

    O mustafa,kjo qe te ka bere ty te mendohesh nuk eshte e panjohur apo e re. Mirepo ty te duket se gjithshak eshte e re ngaqe nuk e ke lexuar ti. Kjo eshte mjaft e njohur dhe ka vertet mesazhe paqtuese. Por cfare te ve ne mendime kur cdo liber i shenjte ,perfshi edhe kuranin(ne te gjitha versionet e interpretueshme te tij) jane ne thelb paqtues. Muci e ndrite me te tjerat dhe te ngeli religjioni tani… Je nje delirant provincial.Por nuk ke faj…

    1. AGRON says:

      Po pse duhet me ofenduar shkruesin xhanem !! Nuk shoh asgje te keqe qe nje Analist/gazetar apo qytetar i thjeshte te komentoje apo analizoje nje leter fetare duke i dhene perparesi mesazhit te paqes. C’ka te beje provinciali apo deliranti ne kete rast ? Nese i dini mesazhet e paqes dhe permbajten e letres antike mendoj se ju personalisht jeni nje person i kulturuar por kjo nuk ju lejon te perdorni fjale dhe epitete jasht kontekstit!Tung

  5. fitore says:

    Mustafa Nano eshte kokrra e gomarit duket qe nuk e ke lexuar asnjehere KURANIN E MADHERISHEM. ,por dhe nqs e ke lexuar njehere nuk je ne gjendje te kuptosh domethenien e cdo fjale qe aty shkruhet . Duhet te jesh teper i trashe mos te kuptosh qe Profeti MUHAMED ka folur ne gjysmen e librit vetem per Marien dhe Jezuesin dhe thote qe eshte nje profet i madh ,por nuk pranon qe eshte bir i ZOTIT , sepse ishte krijesa e ZOTIT si jane gjithe Krijesat e tij . MUHAMEDI NE ASNJE FJALE TE TIJEN NUK ESHTE KUNDRA KRISTIANEVE ,POR KUNDRA FJALEVE TE SHTUARA TE CILAT THOTE QE NUK JANE NGA PROFETI I MADH JEZUS .
    Fakt eshte qe bibla origjinale nga JEZUSI ndodhet ne nje muze ne Amerike ,ndersa bibla qe qarkullon ne duart e kristianeve eshte shkruar dhe zbukuruar nga shume duar .
    Ndersa Kurani mbetet i paster i paprekur qofte dhe nje presje e vetme .
    Te gjitha gabimet ne kete bote i bejne vete njerzit .PROFETET PER AQ SA JETUAN I PERCOLLEN NJERZIMIT FJALET E ZOTIT .

  6. ESSESI... says:

    Jane rreth 400 ajete, sure, hadithe, nga rreth 6000 qe ka ai liber, ..qe perhapin uurrejtje , dhune e ndasi ndermjet njerezve , deri ne gjymtim apo zhdukje te atyre qe nuk besojne ne te …Jane pikerisht keto pjese qe shfrytezohen dhe frymezojne terrorizmin islamik…Jane keto pjese te erreta te ketij libri, mbi te cilat manipulohet dhe shfrytrezohet bota arabo-islamike, per luftra dhe gjakderdhje…Jane pikerisht keto pjese me te cilat abuzohet , dhe kjo fe eshte kthyer ne okultizem gjaksor…Po nuk u pastrua ky liber nga keto rreshta qe perhapin urrejtje e dhune, po nuk u kuptua nga bota islame, se jane perisht kjo pjese e shkrimeve, qe i ka kthyer ne viktima te mjera te erresires dhe dhunes, paqja per to eshte e larget….

  7. Eri says:

    Kurani pajtohet me Biblen dhe cdo popull qe ka shpallur Librin e shenjte. Jobesimtaret nuk jane Judenjte,te krishteret ne Kuran ,por ata qe nuk besojne ne nje Zot te vetem.Te me falni nese gaboj. Kurse te martuarit me nje te krishtere,te pakten me aq sa kam degjuar nga te vjetrit,nuk ka qene problem. Bile e konsideronin sevap nese nje mysliman martohej me nje te krishtere. Historia e sulltaneve e verteton kete. Vete Konstadinopoja pas pushtimit osman ka qene qendrae tolerances,ku bashkjetonin njerez te besimeve te ndryshme.. Keqinterpretimi qe i behet,si nga ISIS dhe te tjere,qellimi i ketij keqinterpretimi do nje lloj analize tjeter. Kete e bejne njerez objektiv dhe gjakftohte,te cveshur nga paragjykimet.

    1. Jeronim de Rada says:

      A thua konsiderohet sevap edhe martesa e nje muslimaneje me nje te krishtere ?

  8. krasta says:

    Zoti ne kuran thote
    Ne e kemi zbritur kuranin dhe ne e ruajme ate
    Muci eshte befasuar 3-4 here gjate letresqe ka lexuar
    Duke qene ateist muci po e sheh me syt e vet se Islami eshte
    Paqe dhe profeti Muhamedi erdhi te precisione paqen nekohen e xhahilijetit qe mua me duket tamam si koha ne te cilen jetojme
    Pervecse Kuranin kemi hadithet ose theniet e profetit
    Te cilet viene te transmetuara nga bashkekohes e profetit.
    Theniet nuk duhet te ngaterrohen me kuranin.Zoti ne kuran thote
    Obesimtare MOS UA shani idhujt atyre qe sbesojne
    Qe edhe ata te MOS UA shajne Juve Zotin dhe profetin tuaj
    Gjithesej me vone ATA do ta kuptojne.
    Cfare paqe doni me shume nga kuranin
    Selamu alejkum eshte pershendetje e fede islame paqja qofte me ju.

  9. emigranti says:

    Allahu Ekber hani buke se u err. Lereni Metin e shkrete te qete aty ku prehet. Si fshatar ne ate kohe ka bo shume per fshatin e vet. Le ta kujtojme me respekt.

  10. Oketo says:

    Qe ti veme piken kesaj pune e te mos rrime e te interpretojme shkrimet fetare duhet te kujtojme thenien e Karl Marx-it : Feja eshte opiumi i popujve !

  11. Eurocentrik says:

    Me ben pershtypje se si autori nuk e ka vene re se mesazhe si puna e kesaj letres se Muhametit vertet qe permbajne nje fryme mirekuptimi dhe paqeje, sic i quan Muci, por ajo qe me bie ne sy, mua te pakten, eshte se ato pershkohen nga nje fryme “tolerance” prej sovrani i cili eshte i pajisur me te drejten hyjnore te beje gjithcka me ty, por ngaqe eshte i mire e i dashur, i embel si sherbet e meshirues si derguesi i tij, ai pra, te lejon ty te jetosh ne hijen e tij, ne shtetin e tij, nen sheriatin e tij. Eshte pikerisht e njejta psikologji, mendesi qe i karakterizon emigrantet afrikane e aziatike qe jane duke arabizuar Europen sot. Ata sillen si zoter shtepie ne kontinentin tone, si te pajisur me kete “te drejte hyjnore”. Ata edhe mund ta tolerojne menyren tone te jeteses dhe sjelljen tone mekatare, por me mase sigurisht. Ata na vene ne mase! Sepse ne momentin qe dikush ben humor me profetin e tyre, nepermjet nje karikature, nje barsalete, apo cfaredolloj gjeje tjeter, ata kane gjithe te drejten te na ndeshkojne. Une i vleresoj pjesetaret e qyteterimit arabo – islamik per konservatorizmin qe tregojne ne ruajtjen, trashegimin dhe perpjekjen per ekspansion e hegjemonizem te qyteterimit dhe kultures se tyre. Gjithashtu i falenderoj shume ata per tolerancen qe tregojne ndaj ne te tjereve, qe nuk jemi pjese e tyre. Por ata mund ta marrin tolerancen e tyre dhe te degdisen prapa diellit me gjithe te. Pra, si me thene “we kindly refuse it, many thanks”.

  12. belgu says:

    Ky Mustafa eshte si memecit kur ivjen goja. flet shume se kujton se te gjithe kane qene memece(eshte shprehje qe e perdorin ata te fshatit ku ka lindur dhe rritur ky Mustafa) Mos shkruaj me se te doli boja dhe kallai bashke

  13. noah says:

    Letra tregon në një farë mënyre edhe qëndrimin e bektashinjve ndaj fesë ortodokse e katolike.

  14. jerusalem says:

    o muc ore muc po feja islame ka 1400 vjet dhe kurani esht po i njejte o muc, dole ti nje cop katunari nga skrapari dhe do te na besh te behemi ateist tashti? o muc ik mo shoku merru me ndonje tjeter apo ke ngel pa pune keto kohet e fundit!

    1. Mingus says:

      fiks ia ke thene o Jerusalem: `Nje katunar nga skrapari qe do me kthy njerezit kunder nje feje qe eshte shkruar nga nje prej njerezve me elitare te njerzimit si Muhamed pedofili.

  15. alt says:

    Une do i sygjeroja Mucit te lexonte “Islami ndermjet Lindjes dhe Perendimit” te Izetbegovicit.Gjendet nje shpjegim interesant rreth kontradiktave qe mund te perceptohen ne Kuran. Duhet nje qasje e vecante rreth Kuranit thote pak a shume Izetbegovic. Nuk duhet lexuar si cdo liber tjeter. Me teper se liber Kurani eshte jete, dhe s’ka asgje tjeter qe mund te qendroje mbi jeten.Sidoqe te jete perpjekja modeste e Nanos per te krahasuar pjese nga jeta e Profetit me Librin e Zotit, megjithese nga njera ane mund te qortohet per lehtesine/sportivitetin me te cilen eshte ndermmare nga ana tjeter duhet pershendetur si perpjekje individuale per te kuptuar me tej lenden qe terheq miliona vete rreth e qark botes.

  16. slevin says:

    meqe i ke hyre kesaj pune lexo ndonje tefsir(liber komenti) te kuranit dhe mos u huto nga kuptimet qe te ngjajne kontradiktore.
    se ka dallim psh kur ka shtet islam, ka dallim kur ka lufte ose paqe, ka dallim kur muslimani eshte minoritet, etj etj etj. pasi te kesh nje tablo me te qarte mund te pretendosh per kontradita.

  17. enter''" says:

    Islami eshte nje doktrine politike, asgje me teper.

  18. judaizmi says:

    o muc profeti i myslimanve nuk eshte vetem muhamedi o trangull po eshte dhe abrahami moisiu a te keqen une ty ti dhe enveri jeni njesoj!

  19. gjethi says:

    Muço! mund te jene edhe letra edhe ajo çfare eshte shkruar ne kuran te verteta,gje qe tregon qe muhameti te kete qene hipokrit(edhe kjo ka mundesi)qofsha i gabuar!

  20. Mentari says:

    Ai Muhameti kishte lere andej nga shpellat e Skraparit.Me duket afer asaj Gurres se ujit aty siper.Ah…mjere shqiperia per gazetarucet e vet qe ka.Ne vend qe te demaskoj Ilir koleren dhe te gjith koleret e tjere sharlatane qe po vjedhin shqiptaret cdo dit ky terheq vemendjen nga problemi kryesor vjedhjet Golopante qe kane dhe duhet te zgjidhin shqiptaret e shkon tek Nje mut muti qe quhej Muhamut (Muhamet)qe nuk ka asnje gje te perbashket me Kombin dhe problemet shqiptare.

  21. 2015 says:

    E verteta eshte thenia e Karl Marksit (mason ose jo ? ) “feja eshte opium per popujt”!!! Feja abuzon me “injorancen” njereore nga e panjohura!!! Feja e drejton ndergjegjen ne rrjedha te caktuara te atyre qe i ndertojne keto rrjedha per interesa te caktuara!!! Librat “e shenjte ose jo” jane shume kontradiktore!!! Perdorin te gjithe elementet per te manipupuar ndergjegjen njerezore, qe nga joshja, lartesimi, frika, frika nga ndeshkimi etj… Feja gjithmone e ka ndare njeriun nga krijuesi dhe asnjehere nuk e thote qarte misionin e saj te vertete!!! Gjithmone qellimi eshte kontradiktor!!! Feja i ben te ndjehen besimtaret e saj superior, deri ne degjenerim, ciniem, e fatkeqesisht ne jo pak raste deri ne krim!!! Feja “ngopet” me injorancen njerezore e cila ne thelb pasqyron deshiren per t’u ndjere vete Zoti!!! Kedo person te nje feje te caktuar po ta degjosh te shprehet deri ne kufij te njohjes mbi fene e tij, ne fund do te lexosh ne syte e tij ngazellimin e nje ndjenje se ai/ajo eshte “superior”!!! Feja stacionizon ndergjegjen njerezore ne “frekuenca” te caktuara dhe “nderpret” rrjedhen e saj drejt perfeksionimit!!! Raporti i njeriut me krijuesin eshte sa i komplikuar aq edhe i thjeshte…Nje dite pyeta nje njeri te mencur…”Ku ta gjej dhe si ta gjej Zotin?!!! Eshte e thjeshte me tha!!! Zoti eshte kudo!!! Mos i bej tjetrit ate qe nuk do doje te ta benin ty!!!”

  22. Shahisti says:

    Lerini njerezit te besojne ate qe duan dhe mos na cani trapin me Kuranin.

  23. Nini says:

    Me sa di une ( e di me siguri) Muhameti nuk dinte te lexonte dhe te shkruante. Ne asnje moment nuk mesoi, nuk filloi( dhe mbaroi) asnje shkolle. Kete e pohon vete disa here

  24. mimmo says:

    Z.MUSTAFA NANO DUHET VLERSUAR MES TJERASH ,PER INFORMACIONIN QE JEP NE SHKRIMIN E SIPERM.MJERISHT DISA KOMENTUES SHPREHEN IGNORANTE LIDHUR ME NJOHJEN E RELIGIONEVE MONOTEISTE SI JUDAIZMI,CRISTIANIZMI,ISLAMIZMI,QE KANE MJAFT CONVERGIM NDERMJET TYRE.P.SH.ABRHAMI,MOISIU,JOZEFI,MARIA,JESUI JANE EQUIVALENTE ME MUSAI,IBRAHIMI,JUSUFI,MERIEME,ISAI,ETJ. PERSHNETJE.

  25. heretiku says:

    Ne Kuran jepen te gjitha versionet nepermjet sureve apo ajeteve; edhe versioni per trajtim te mire jo myslymaneve, edhe versioni per trajtim te keq, deri ne mizori per te pafete, d.m.th. jo myslymanet. Kjo i le shteg te gjitha interpretimeve, sipas leverdise, ne nje moment ne nje menyre dhe ne nje moment tjeter krejt ndryshe. Kjo ben qe i njejti person ne nje moment eshte “i moderuar” dhe ne nje moment tjeter behet kriminel, terrorist.

  26. metamorfoza says:

    Ne kete bote qe jetojme,nuk ka qene dhe nuk eshte vetem feja e krishtere,bashkerendese me fene islame,por edhe ajo budiste qe kishte miliona perkrahes edhe ajo hindu po gjithashtu me miliona njerez,pra lind pyetja pse islami dhe islamiket konsiderojne vetem fene e krishtere dhe perpiqen me cdo menyre per t’a luftuar?- Deri me sot as ne kete forum nuk kam lexuar qofte edhe nje koment sado te vogel apo edhe te percipte per kete ceshtje,ndoshta ne te ardhmen mund te dale ndonje ekzemplar i dijshem qe te na ndricoje sadopak kete erresire !

  27. ESSESI... says:

    Libri i musulmaneve eshte nje kopje e keqe dhe banale e Dhjates se vjeter,..si dhe nje kundervenie inferiore dhe urrejtese ndaj Dhjates se Re…Ne librin e “shenjte” te tyre ,gjen me bollek mbi 400 hadithe, sure dhe ajete, nga rreth 6000 qe jane gjithsejt, te cilat perhapin dhune, ndasi dhe urrejtje deri ne gjymtime, kryqezimi, lançime dhe zhdukje kundrejt atyre qe nuk besojne ne te…Jane pikerisht keto shkrime prej te cilave marrin frymezim terrorizmi islamik…Jane keto shkrime, nepermjet te cileve manipulohet bota arabo-islamike per gjakderdhje dhe luftera vella vrasese…Jane keto shkrime qe e kane kthyer kete fe ne okultizem dhe keto popuj ne viktima te mjera te dhunes, urrejtjes dhe erresires…Po nuk u pastrua ky liber nga keto shkrime gjaksore, keto popuj paqen e kane te larget, dhe kurdohere do perdoren dhe manipulohen nga ajo pjese e botes qe ka per qellim shfrytezimin e pasurive te tyre te pafundme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje