Mercedes-AMG SLR i ri, ja kur do vijë mrekullia e re e gjigandit gjerman

27 Nëntor 2015, 14:20Hi-Tech TEMA
Mercedes-AMG SLR i ri, ja kur do vijë mrekullia e re e gjigandit gjerman

Mercedes-AMG raportohet se ka në plan të sjellë pasardhësin e SLR-së në vitin 2018.

Sipas “AutoBild”, divizioni i automobilave të shpejtë të Daimlerit, pritet të vijë me motor V6 dhe të kombinuar me një motor elektrik.

Këta motorë do të ofrojnë së bashku 650 kuajfuqi. Sipas një skenari tjetër SLR do të përdorë trup me fije karboni dhe do të ketë motor V8 dhe dy motorë elektrikë që së bashku gjenerojnë 1050 kuaj/fuqi.

Raportohet se kompania synon të krijojë rreth 3 mijë automobila për një vit.

Ky automobil do të rivalizojë McLaren P1, LaFerrari dhe Porsche 918 Spyder.

1 komente në “Mercedes-AMG SLR i ri, ja kur do vijë mrekullia e re e gjigandit gjerman”

  1. rita says:

    po e porosis nji tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje