Para disa ditësh kryeministri Edi Rama deklaroi se shqetësimi më i madh i administratës sihte zgjidhja e lojës “Solitaire”.
Por duket se ky problem nuk ekziston vetëm në administratën shqiptare.
Edhe shtetet fqinje kanë një pasion për lojën me letra.
Në Palermo një qytetar që rrinte në radhë ka fotografuar një punonjës së Bashkisë së Palermos teksa luante i pashqetësuar “Solitaire”
Ai ia ka dërguar foton krerëve të Bashkisë.
Punonjësi është pezulluar nga puna përkohësisht dhe ndaj mund të merren masa më të rënda, deri në pushim nga puna.
Qani hallin Palermos ju, qe ne fund te fundit eshte nje nder me te lodhurit e Italise dhe ja ai zoteria e paska filmuar. Po ketu te luan ministri mor jaho solitair. Ka ndonje qe mendon ndryshe? Pa le te na thote cfare ben Blendi Klosi nese nuk luan solitaire, po Ahmetaj qe mjere ne per ekonomi e punesim, po Cani kur zgjohet nga gjumi, po Gjermeni pasi mbaron gjellen dhe punet e shtepise, po Kumbaro kur del nga perhumbjet e perfoljet, po Beqaj kur kryen pune me tenderat, po Cani, po Nikollaj pasi lepin floket, po ajo budallaqja me topuz ne koke pasi mbaron lemshat, po Tahiri kur s’ka hashash per te mbledhur, shitur apo konsumuar, po vete Edi Rama ne pausat mes njerit fotografim dhe tjetrit. Aman se s’krahasohemi me vend ne bote. Jemi nje xhungel pa asnje te papritur.