Misteri i shekullit: Çfarë ka pas varrit të Tutankhamon?!

29 Nëntor 2015, 09:03Lifestyle TEMA
Misteri i shekullit: Çfarë ka pas varrit të Tutankhamon?!

Egjiptologët dhe arkeologët që po merren me studimin e varrit të faraonit Tutankhamon janë të bindur: pas varrit të tij është varri i ‘humbur’ i mbretëreshës Nefertiti.

Pas kërkimeve të shumta ekspertët janë të bindur se me 90 përqind në murin pas sarkofagut të faraonit është ai i Nefertitit.

Mendohet se Nefertiti ka ndërruar jetë në shekullin e 14-të para Krishtit dhe ishte njerka e Tutankhamonit.

Gjetja e varrit të saj do të ishte zbulimi më i madh mbi arekologjinë e Egjiptit për këtë shekull.

Pas kërkimeve me radar arkeologët kanë punësuar një skuadër specialistësh japonezë për kërkimet e mëtejshme.

Besohet se njoftimi për gjetjen apo jo të varrit të Nefertitit do të jepet brenda muajit dhjetor.

2 komente në “Misteri i shekullit: Çfarë ka pas varrit të Tutankhamon?!”

  1. tfgs1 says:

    nje jihadist nga Kavaja…………..

  2. Din Shumi says:

    Si nuk permendet kurre varri i sabbatai tzevit dhe perfitimet qe mund te kemi nga zbulimi I tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje