Ndeshjen Tirana-Skënderbeu 1-2 e ka përcjellë edhe kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj. Ai është rikthyer në “Selman Stermasin” e rikonstruktuar 6 muaj më pas, ndërkohë që u shfaq aty edhe gjatë fushatës elektorale. Në krah të presidentit bardheblu, Refik Halili, Veliaj e ka përcjellë si qytetar sfidën, ndërkohë që për mikrofonin e “Procesi Sportiv”, do të fliste edhe si bashkëaksionar i Tiranës së futbollit, por edhe si kryebashkiak i Tiranës së madhe administrative.
Pyetjes se me çfarë statusi ishte në stadium, si bashkëortak, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, apo si tifoz, erion Veliaj iu përgjigj: “Vij si qytetar dhe si sportdashës. Eshtë një aset i çmuar për gjithë qytetin fakti që sot kemi një stadium të rikonstruktuar e që ofron kushte komode. Për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, besoj se do të jetë gjithçka gati në këtë impiant sportiv dhe do të inaugurohet. Si ortak në minorancë i KF Tiranës tregohem shumë i kujdesshëm që të mos i ngatërroj përgjegjësitë. Si bashki jemi të gatshëm për të promovuar sportin. Partizani është sot ekipi i kryeqytetit, që po ecën më mirë, ndërsa Dinamo është një kategori më poshtë.
Kemi ekipe të jashtëzakonshme, edhe të tjera, në Farkë dhe në Dajt. Kjo do të thotë se sot, Tirana e madhe është shtëpi e mbi 10 ekipeve elitare. Kështu, stadiumi “Selman Stermasi” është një shtëpi e re e sportit në Tiranë. Sigurisht, streha kryesore është për Tiranën, që ka edhe pronësinë, bashkë me bashkinë, të stadiumit. Besoj se është një ambient që promovon kulturën sportive, “fair-play”-in, dhe që ofron një tjetër mundësi argëtimi, përveç kafeneve, që Tirana i ka pafund. Ndihem mirë edhe si qytetar, që në qytetin tim ka edhe një hapësirë tjetër dinjitoze.”
Në funksionin publik që mban, Erion Veliaj duket më i lidhur me Tiranën, por si qytetar, me kë është tifoz? “Shikoni, unë jam familje ushtarakësh. Jam rritur me dashurinë për Partizanin, të paktën nga prindërit. Gjatë kohës me mandat të kryebashkiakut të kryeqytetit jam ortak dhe aksioner i Tiranës, si kryetar bashkie, ndërkohë që kultura e re që duam të ndjekim si institucion është promovimi i sportit në përgjithësi. Ndaj, në buxhetin e vitit tjetër, Bashkia e Tiranës do të tregohet e kujdesshme.
Përveçse të respektojë aksionet që ka te Tirana, do të japë financim edhe për Partizanin, edhe për Dinamon, edhe për ekipin e mrekullueshëm të volejbollit, që kemi në Farkë, edhe për ekipin e Dajtit. Unë besoj se bashkia është e të gjithëve dhe nuk duhet të funksionojë në bazë të një burokracie aksionare. Ne na intereson që ekipet e kryeqytetit të japin shembullin e një jete alternative, që është e shëndetshme pranë sportit,” – përfundoi kreu i Bashkisë së Tiranës. /Telesport
Ik boj shurrën o morri kuq !!!