Mauritani, stadiumi i “Nouadhibou”, qyteti i dytë më i madh i shtetit afrikan. Fc Tevragh-Zeina dhe Acs Ksar luajnë në finalen e Superkupës. Është minuta e 67-të e ndeshjes dhe rezultati është i barabartë 1-1. Ndeshja nuk është shumë emocionuese, dy skuadrat studiojnë njëra tjetrën dhe çdo gjë të bën të mendosh se do të shkojë me shtesë. Por, papritmas gjyqtari vërshëllen fundin e takimit. Duhen edhe 22 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por papritmas kalohet te goditjet e 11 metërshave, me urdhër të Presidentit të Republikës.
Ndeshja ishte vendosur të luhej më 28 nëntor, ditën e përvjetorit të 55-të të pavarësisë nga Franca. Festë kombëtare e Mauritanisë, ku ishin në program shumë vente, ndër to dhe finalja e Superkupës midis Tevragh-Zeina, kampiones së Ligue 1 dhe Acs Ksar, fitueses së Kupës Kombëtare. Për këtë arsye në tribunë ndodhet në tribunë edhe kreu i shtetit Mohamed Ould Abdel Aziz. Por spektakli mungon dhe ndeshja është e mërzitshme.
Do të jetë një ditë e gjatë dhe axhenda e presidentit është e ngjeshur, prandaj Aziz nga tribuna urdhëron “të shkurtohet” ndeshja. E kotë të pritet deri në minutën e 90-të, për kohën shtesë as që bëhet fjalë: ndeshja vendoset menjëherë nga goditjet e 11-metërshave. Pak a shumë siç bëhej ndonjëherë në fushat e lagjeve midis fëmijëve, kur nuk kishte më kohë për të luajtur por duhej përcaktuar menjëherë fituesi. Gjynah që bëhej fjalë për finalen e veprimtarisë së tretë më të rëndësishme në vend.
Dhe jo rastësisht, kombëtarja e Mauritanisë ndodhet në vendin e 104-t në renditjen e FIFA-s dhe nuk është kualifikuar kurrë për asnjë veprimtari ndërkombëtare. Nga ato anë topi është ende në rrugë për t’u zhvilluar dhe mund të ndodhë edhe që një ndeshje zyrtare të zgjasë më pak se një orë, për habinë e të gjithë spektatorëve dhe lojtarëve. E gjendur përballë protestave, Federata u fsheh menjëherë pas deklaratës ‘no comment’, për të publikuar më pas një deklaratë për shtyp ku mohon çfarëdolloj ndërhyrjeje politike. “Përgënjeshtroj në mënyrë absolute ndërhyrjen e Presidentit të Republikës”, – shkroi numri një i federatës, Ahmed Ould Abderrahmane. “Vendimi u mor për shkaqe organizative në akord të plotë me presidentët dhe trajnerët e dy ekipeve”. Qëndron fakti që finalja zgjati 20 minuta më pak. Sa për informacion, pas gjuajtjeve të 11 metërshave fitoi Fc Tevragh-Zeina. / Telesport
shif ta kopjoj dhe duka ket stil