Ranieri: Nuk kam marrë “fund” si trajner

27 Nëntor 2015, 16:59Sport TEMA

Falë tyre Leicester City ka bërë mrekullinë teksa pas 13 javëve të para kryeson Premier Leaguen në kuotën e 28 pikëve. 13 herë ka shënuar sulmuesi 28-vjecar me një mesatare prej 1 goli për ndeshje, ndërsa trajneri italian i ka ndryshuar fytyrën një skuadre që një sezon më parë siguroi me shumë vështirësi mbijetesën. Tashmë Ranieri ka të gjithë të drejtën e Botës të krenohet për atë që ka arritur.

“Në pak kohë kam treguar se karrierës time si trajner nuk i ka ardhur fundi, pas përvojës së dështuar që pata në Greqi. Jam një teknik që sjell gjithmonë ide të reja por për momentin objektivi ynë është akoma mbijetesa. Ndryshimi mes Premier League-s dhe Serisë A? Në Angli ka më shumë para dhe kur flasin për një projekt të ri dinë se cfarë thonë, ndërsa në Itali e vetmja gjë që dinë të bëjnë më mirë është të shkarkojnë trajnerët”.

Këtë të Shtunë, Ranierin dhe Leicester-in e tij i pret ndeshja e madhe ndaj Manchester United. Përballë njëra-tjetrës, në “King Power Stadium” do të vihen dy skuadrat që kryesojnë klasfikimin.

“Nëse humbasim nuk do të ndodhë asgjë. Ajo që mund të them është se ne do të luajmë me zemër por pa presion në këtë ndeshje. Mendojmë të arrijmë njëherë kuotën e 40 pikëve dhe pastaj do të shohim për më lart”.

Leicester City nuk është vetëm ekipi që kryeson kampionatin në Angli por edhe skuadra me sulmin më të mirë pas 13 javëve të para me 28 gola të shënuar në total, 1 më shumë se Manchester City, që ka në përbërje futbollistë të klasit Botëror në repartin e avancuar.

1 komente në “Ranieri: Nuk kam marrë “fund” si trajner”

  1. totila direktan prenos says:

    Ti do te mbahesh mend vetem per 2 gjera ;
    Qe ne 1998 me duket e nxore Fiorentinen ne vendin e katert ne Serie A por qe ishte merite e BATI-GOLIT .
    Ah, harrova se DO TE MBAHESH MEND DHE PER NJE GJE TJETER QE FLOKET NE ATE BOTE I MBAJE KALIPSO sikur TOTILA personazhi kryesor tek filmi “Beteja per Romen ” prej nga ku nga ky personazh historik une kam mare dhe NICK-NAME tim .
    Ik se na hape barkun .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje