Lidhja mes bukuroshes amerikane, Dixie Pratt dhe ish sulmuesit brazilian, Romaroi ka përfunduar.
19-vjeçarja e konfirmon personalisht një gjë të tillë në një intervistë dhënë për mediat braziliane, duke theksuar se ajo dhe ish lojtari 30 vjet më i vjetër në moshë, tashmë nuk takohen më duke i dhënë fund historisë që zgjati vetëm 11 muaj.
Dixie dhe Romario u njohën në një festë në Rio de Janeiro ku ata jetonin që prej rreth një viti dhe pavarësisht kritikave nga ana e mediave për shkak të diferencës në moshë, ata vazhduan rrugën për shumë muaj.
19-vjeçarja nuk pranoi të zbulonte shkaqet e ndarjes por theksoi se ata kishin planifikuar martesën në vitin 2016 por Romario nuk arriti të respektonte detyrimet.
“Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyer në fushë por mesa duket triblimet e tij nuk i bënte vetëm brenda fushës së blertë“, theksoi studentja amerikane.