Arlind Ajeti kalon në Serinë A

24 Nëntor 2015, 11:15Sport TEMA

Arlind Ajeti te Frosinone. Do të jetë në Serinë A destinacioni i rradhës për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare i cili ishte një futbollist i lirë që nga vera e kaluar kur u largua nga Baseli, klub ku ishte rritur futbollistikisht duke qenë pjesë e tij që në ekipet zinxhir.

Lajmi jepet nga mediat italiane, me “Tuttomercatoweb” që madje e bën gjithçka zyrtare duke informuar se Ajeti madje ka firmosur me Frosinonen një kontratë 7 mujore për pjesën e mbetur të sezonit, por që rinovohet automatikisht për dy vitet e ardhshme, nëse Frosinone arrin të sigurojë qëndrimin në Serinë A.

Më i përmbajtur është në konfirmimin e tij gazetari Gianluca Di Marzio i mirëinformuar për cështjet e merkatos, i cili bën të ditur se Ajeti do të kryejë këtë të martë vizitat mjekësore me Frosinonen, cka lë të kuptohet se klubi italian do të presë përfundimin e tij për të zyrtarizuar transferimin e 22-vjecarit.

Në këtë mënyrë Ajeti fiton një vitrinë të rëndësishme si Seria A ku mund të shfaqë vlerat e tij në një prej kampionateve më elitarë të Europës, duke qenë njëkohësisht më pranë vëzhgimit të trajnerit të kombëtares Gianni De Biasi.

Gjetja e një skuadre për pjesën e mbetur të sezonit pas disa muajsh si futbollist i lirë është në fakt thelbësore për shanset e mbrojtësit për të qenë me Kombëtaren Kuqezi në Euro 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje