“Pashë djajtë që nxirrnin flakë dhe engjëjt që këndonin”

23 Nëntor 2015, 12:18Sport TEMA

Që kur FIFA e pezulloi nga detyra, pasi akuzohet për korrupsion, Sep Blater nuk ka folur për mediat.

Por, ai e ka bërë këtë gjatë ditës së sotme, duke dhënë një intervistë të çuditshme.

Para disa javësh ai u shtrua në një spital në Zyrih, për shkak të stresit.

Blater ka thënë se ndihej “afër vdekjes”.

Ai u shtrua më 6 nëntor, për të dalë pas një jave.

“Ishe mes engjëjve që këndonin dhe djajve që nxirrnin flakë.

Por ishin engjejët që këndonin”, ka thënë Blater.

 

1 komente në ““Pashë djajtë që nxirrnin flakë dhe engjëjt që këndonin””

  1. arjani says:

    NJesoj si BERISHA ; kete lloje frymezimi ka edhe ish kryeministi jone ,
    te gjithe .’PADRONET” enderrat i kane te njejta por fundin si do ta kene?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje