Barcelona turpëron Realin në "Bernabeu"

21 Nëntor 2015, 20:43Sport TEMA

Barcelona tregon muskujt në “Santiago Bernabeu” ku dhuroi një ndeshje spektakolare për të dominuar në lojë dhe rezultatin 4-0 armiqtë e përjetshëm. Një fitore e ndërtuar hap pas hapi me një lojë të qartë dhe që jep një mesazh të qartë, Barcelona mbetet e vetëm në krye të kampionatit me 6 pikë më shumë se Reali i Madridit që më shumë se pikët e lëna në një përballje direkte, duhet të bëjë llogaritë me situatën kaotike të krijuar pas një disfate që mund të lejë një shenjë të madhe për sezonin aktual. Me Messin në paniknë u duk se Reali do ta kishte më të thjeshtë. Në minutën e 10 Luis Suarez u peshkua saktësisht nga Sergi Roberto me një asist perfekt, duke goditur me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë. Keylor Navas u dorëzua përballë uruguaianit duke nxjerrë për herë të parë topin nga rrjeta.

Në të 27-ën Mascherano ia la vendin Mathieu për shkak të një dëmtimi, ndërsa Claudio Bravo replikoi me një pritje vendimtare ndaj goditjes së James në të 28-ën. Ishte Neymar që u shfaq i vetëm me portën madrilene 6 minuta nga fundi pas një penelate të Iniestas, duke lëshuar bombën e dytë në drejtim të portës së kryeqytetasve.

Ishte Marcelo ai që ruajti nderin e skuadrës së tij në sekondat e fundit të kësaj pjese pas një shpërthimi të Neymar nga e majta, i cili dhuroi një top të artë për Suarez që u ndal nga mbrojtësi në vijën fatale. Me Cristiano Ronaldon si një notë e stonuar mes pentagrameve të simfonisë së Barcelonës, James Rodrigues tentoi të bënte rolin e liderit në të 48-ën por Bravo u shfaq sërish me një pritje vendimtare. Situata u bë shqetësuese në minutën e 53-të për Realin e Madridit kur kombinimi mes Neymar dhe Inestas dhuroi perlën e tretë të mbrëmjes.

Goli i dytë për mesfushorin e Barcelonës në “Santiago Bernabeu” që vrau përfundimisht shpresat e “Los Blancos”. Luis Enrique i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit pasi futi në lojë Messin në vend të Rakitic duke e forcuar sulmin me 4 lojtarë. Në të 58-ën Cristiano Ronaldo firmosi ndeshjen e tij të dobët me një rast të humbur përballë portierit kundërshtar, ndërsa në krahun tjetër, Luis Suarez vulosi pokerin me një gol të lehtë që e bëri edhe më horror atmosferën në “Santiago Bernabeu”. 6 minuta nga fundi Isco e la skuadrën e tij me 10 lojtarë pas një faulli ndaj Neymar, ndërsa armata blaugrana tentoi deri në fund manitan e famshme por pa ia dalë mbanë. Futbolli në Spanjë shkroi një tjetër faqe të historisë me katalanasit që tashmë konfirmohen mbretër të Spanjës, ndërsa 80 mijë të pranishmit në “Santiago Bernabeu” i treguan derën presidentit Florentino Perez duke këruar largimin e tij pas 90 minutëshit turpërues.

15 komente në “Barcelona turpëron Realin në “Bernabeu””

  1. Pelasgian says:

    E Legenosi o Cuna

    Me kujtohen kohet e arta te Ronaldinjos (per mendimin tim lojtari me teknik i te gjitha kohrave) kur e coi Bernabeun ne kembe ta duartrokisnin!

    1. akrepi says:

      Po po Ronaldinjo ishte Ronaldinjio, ama ate ndeshje kishte ne krah yllin ne lindje, Lionel Messi qe luajti 93 minuta dhe i beri corap ata te realit nga goli i pare, deri tek i treti
      e njejta situate si tani, Messi me nejmar dhe nuk pyesin ca kane para dhe ne vend Etoo eshte Suarez

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Unë parashikova
        Asnjë s’më besoi
        Real Humbi ndeshjen
        Jo Barca Fitoi.

        Më vjen kuq për Rafan
        Se ra shpejt nga kali
        Nxorri Bythët Mirtha
        Që humbi Reali.
        ☆♧☆

  2. dfg says:

    Real Madritin nuk e shpeton dot as Florentono Perez e as Traineri kokoroc,se BARCELONA eshte ekip qe vjen nga GALAKTIKAT e tjera!
    Te ulin koken madrilenet dhe ta pranojne perfundimisht se ne Spanje nuk ka tjeter pretendent per KAMPION vec Barcelones!

    1. auloni says:

      Nga galaktikat e tjera eshte vetem nje ekip .Bayen Mynih.

      1. nardi says:

        ufo nga cila galaktik ke ardh me kerku azil ketu.

  3. Did you see the reality today? This is Barcelona, is “the one” team in the world . Did you see Bravo today: the best so far.. You Albanians in Albania still don’t get it: Ronaldo is finished, done, Real is dead. No matter how much you personally love Ronaldo, today’s game stamped the reality of this two teams: Barcelona is the only super team in the world. And as per “pordhac” , Ronaldo is champion.

  4. papi says:

    barcelona eshte e madhe ronaldo perez jane hic

  5. toni sport says:

    Florentino Perez eshte fajtori kryesor per kete rezultat duke marre per trajner nje skarco si Benitez dhe shkarkuar Ancellotin,jo se Reali nuk mund te humbiste por sepse aplikoi nje loje me topa te gjate dhe pa nje kombinim midis tyre.Po ta marresh nga organika Reali pervec 3 ose 4 lojtareve te Barces e ka me te mire por mungon loja.Me kujton humbjen e pare te Murinjos kunder Barces 0-5 dhe athere kishte thirje kunder trajnerit por ai eshte bir kurve dhe e zhvendosi debatin jashte fushave te blerta ndryshe nga ky qe eshte nje karakter tjeter.Them tani kampionati eshte vendosur sepse vetem nje Real i fuqishem mund ta ndalte Barcen kur se beri dhe sonte tani e ka lisho deri ne fund.Futja e Messit ishte nje nderrim i panevojshem,jo se beri gabim por loja e kishte marre rrjedhen e saj dhe vetem ne rast te nje barazimi ose kur mund te ishin supozojme ne humbje ateher ishte nje karte.Megjithese mund ta kete kerkuar dhe ai dhe nuk mund ta lesh ne stol.Ronaldo eshte lojtari me i mbivleresuar ne historine e futbollit.Ka fituar 1 kampionat dhe nje Campions kur ne kete te fundit nuk ishte kur protagonist.Nje pafundesi golash te panevojshem po te mos kishte pamjen e nje djaloshi te bukur tani nuk do flitej per te .Jashte fushave te blerta eshte me i miri ne bote per te dashurat,makinat,jahtet apo pordhet e plot te tjera.

  6. totila direktan prenos says:

    Nuk e kishja pritur kete rexultat.Profecia imee po vertetohet se Ronaldo eshte produkt artificial mediatik
    Benitez eshye Pordhaleci i radhes
    Kush me ka ndjekur e kisha parashikuar kete katrahure. Megjithate eshye shpejt per ta parashikuar se sa larg do shkoje kjo Barcelone . Me mire le tia leme kohes.

    1. GMT says:

      @TOTILA,
      Nuk e kishte pritur askush,si fond në nivel lojtarësh janë të barabartë si Reali dhe Barcelona por klikat janë ato që e sollën Realin në k’të gjendje miserabile.
      Të përshëndes Totila

  7. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Urgjent Reali duhet te shkarkoje trajnerin Benitez , dhe ne vend te tij te emeroje trajnerin e Shqiperise Gani De Biazi , i renditur i 5-ti ne bote si trajner.

    Nese e ben kete , ne fund te sezonit Reali fiton kampionatin me +10 pike nga Barcelona !!!!!

    1. argenti says:

      Para se te shkarkoje Benitezin duhet te shkarkoje PORDHACIN Ronalda qe gjithmone ne ndeshje decizive me ekipe te forta dhe kur ju duhet fitorja me doemos ky LANGARAQ deshton gjithmone…. Pordhet e medha te grisin breket he he Reali dhe ronalda nuk kan shans ti afrohen Barcelones dhe MESSIT.

  8. nardi says:

    SOPRAVVALUTATO! – Come riporta Don Balon, infatti, il Pipita avrebbe rilasciato alcune dichiarazioni non proprio amichevoli nei confronti di CR7. Queste le parole di Higuain che in Spagna stanno facendo tanto discutere: «L’ego di Cristiano Ronaldo è altissimo. Se non gli dici che è il migliore non sei suo amico. Lui crede di essere il più forte di tutti ma è sopravvalutato. Ho condiviso lo spogliatoio anche con Messi: tra i due non c’è paragone».

    1. tifi says:

      Nardi, komenti ma i bukur. Ato ç’ka ka thane Higuan jane masé te verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje