Spanjollët përzgjedhin një grup “ferri” për Shqipërinë

21 Nëntor 2015, 11:40Sport TEMA

 

“Sefutbol.com”, media zyrtare e kombëtares së Spanjës, ka zhvilluar një sondazh me lexuesit (tifozët), duke kërkuar të zbulojë se cilët kundërshtarë janë të dëshirueshëm në grup për Del Bosken dhe të tijtë në finalet e “Euro 2016”. Pyetja që shtrohej në këtë sondazh ishte kjo: Tifozët e kombëtares së Spanjës mund të zgjedhin skuadrën rivale për turneun e ardhshëm, “Euro 2016”, raundin e grupeve. Cilët finalistë dëshironi?

Kësaj pyetje i janë përgjigjur me votë mbështetësit e kombëtares iberike nga e enjtja e kaluar dhe këtu më poshtë janë rezultatet. Pjesëmarrësit në sondazh zgjodhën Austrinë, Hungarinë dhe Shqipërinë, si rivalët idealë për fazën e grupeve të Kampionatit Europian të Francës, që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm. 1 në 3 tifozë do të pëlqente një grup të formuar nga Spanja, Austria, Hungaria dhe Shqipëria. Rivalët, për t’u shmangur, të vlerësuarit si më të këqinjtë për t’u përballur me to, në këtë anketë, përsëri sipas mendimit të tifozëve, rezultojnë Kroacia mes ekipeve të vazos 2, Republika Çeke nga vazoja 3 dhe Republika e Irlandës nga vazoja 4.

Në rastin e opsionit të dytë, tifozët spanjollë zgjodhën Italinë nga vazoja 2, Suedinë nga vazoja 3 dhe Uellsin nga vazoja 4. Sikurse dihet, Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian. Kuqezinjtë e De Biazit do të jenë në Francë, verën e vitit të ardhshëm, ku do të konsumojnë një eksperiencë të rrallë, por edhe mjaft të vështirë. Këtë e tregon edhe vendosja e skuadrave nëpër vazo, mbi të cilat do të ndërtohet edhe hedhja e shortit të fazës së grupeve në finalet e “Euro 2016”.

Qytetet e Francës, ku do të luhet faza finale e “Euro 2016” Janë disa komponentë që e bëjnë këtë ndarje në katër vazo, me nga 6 skuadra, që në tërësi konkludojnë në koefiçentin e UEFA-s për secilin ekip pjesëmarrës në Europianin e vitit të ardhshëm. Shqipëria bën pjesë në vazon e katërt, pra të fundit, dhe lë pas vetes vetëm Irlandën e Veriut. Edhe kjo e fundit ka kualifikimin e parë në historinë e vet në finalet e një Kampionati Europian. Në grup me ne është edhe Uellsi, Islanda dhe Turqia. Kjo e fundit u kualifikua direkt si skuadra e tretë më e mirë në fushatën kualifikuese, ndërsa të tjerët janë të gjithë debutues në një Europian. Më poshtë, ja një përmbledhje e situatës aktuale e “Euro 2016”, para fazës së “play-off”-it dhe shortit të 12 dhjetorit në Paris.

Ekipet e kualifikuara: Franca (si vend organizator), Islanda, Çekia, Belgjika, Uellsi, Spanja, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Anglia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Rumania, Austria, Rusia, Italia, Kroacia, Portugalia, Shqipëria, Ukraina, Hungaria, Suedia dhe Republika e Irlandës. Vendi i tretë më i mirë: Turqia Shorti i grupeve të fazës finale të “Euro 2016” hidhet më 12 dhjetor, në Paris Shorti i fazës finale (grupet): Të shtunën, më 12 dhjetor, në Paris, Francë.

Do të jenë katër vazo me nga gjashtë ekipe secila. Në vazon e parë, bashkë me Spanjën, kampione e Europës në fuqi, do të jenë pesë ekipe të tjera, që quhen koka grupi. Në total, 24 ekipet do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Kualifikohen për në 1/8-t e finaleve dy skuadrat e para dhe katër vendet e treta më të mira. Data e fazës finale: Faza me grupe (10-22 qershor), 1/8-t e finaleve (25-27 qershor), çerekfinalet (30 qershor-3 korrik), gjysmëfinalet (6-7 korrik), finalja (10 korrik)./Telesport

10 komente në “Spanjollët përzgjedhin një grup “ferri” për Shqipërinë”

  1. laert says:

    Hiqeni presidentin Nishani nga shkrimi. E keni bere “copy paste”.

    1. dfg says:

      @laert!
      Se pari PRASI-dentin Nishani as e kemi vene ne e as ia kemi nevojen!
      Ai kur e sheh qe nuk eshte i vlefshem per shumicen e shqiptareve,ta HAJE ATE PERSHESH ME KOS edhe ca se pastaj do harrohet se ka qene ndonjehere PRASI-dent!
      Roje tek SHQUPI ka per te punuar!!

    2. dfg says:

      Kush quhet grup ferri per ne?
      Austria dhe Hungaria???
      Hungarine ua jap une me firme qe e mundim!!!
      Ne se ndeshja e pare na bie me Spanjen edhe asaj i marrim nje pike!
      Ekipet e medha vijne tere PORDHE!!
      A ju kujtohet Gjermania e Bekenbauerit qe barazoi ne 1967 me ne dhe u SKUALIFIKUA per ne Europian???
      Cunat tane NUK KANE SE CFARE TE HUMBIN!
      Do luajne vetem per te reklamuar veten e tyre se Shqiperia e reklamoi veten e saj!!

  2. Roberti says:

    Te gjitha ekipet pjesemarrese ne Europian (prej tri grupet tjera) e duan Shqiperine ne grup. Ato mendojne se do ti kene tri pike te sigurta dhe do ta permiresojne golaverazhin ne takim me Shqiperine. Disa ekipe shkojne aq larg inoficel sa qe mendojne se Shqiperia mund te pesoje edhe humbje me numra dyshifrore! Shqiperia nga pjesemarresit nuk po merret seriozisht si kundershtar i barabart!

  3. Eshte normale ta duan skuadren tone ne grup te gjithe se jemi vertet me te dobtit,mbase humbje me rezultate 2 shifrore nuk do kemi,po nje gje eshte.po thuaj e sigurte,gol.as qe kemi per te shenuar

  4. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Veshtire do ta kemi.

    Se jo per gje por nuk ngrejme dot as Dron , sepse ato shtete me te cilat kemi kunja nuk jane ne evropian si Serbia , Greqia etj.

    Gjykaten e CAS-it , golashenuesin tone me te mire ne eleminatore , nuk do ta kemi ne dispozicion ne Evropian.

    Ne eleminatore 5 nga 7 golat , ia kemi shenuar Armenise. Skuadra si ajo nuk ka ne evropian. Keshtu qe do te jete feste po shenuam gola.

    Megjithate Autobuzin 2-katesh do ta parkojme para porte , por te shpresojme qe shofer Ganiu dhe fatorino Cana nuk do ta levizin pas minutes se 90 por do ta mbajne derisa te bjere bilbili. Po ndodhi kjo kemi shans per ndonje barazim.

  5. Pelasgian says:

    Humbem apo s’humbem pak rendesi ka !

    Skuadra te medha si Kroacia kan vite qe nuk e kalojne dot fazen e grupeve (perjashto euro2008).

    Pra skuadra me talente boterore,me eksperience te madhe dhe me tradita te medhaja nuk shkojne me tej se grupet !

    Ne jemi pa eksperience,s’kemi talente dhe s’kemi as tradite te madhe futbollistike,shto ketu edhe koeficentin UEFA qe na i ben gjerat edhe me te veshtira se ne grup do na qellojne minimumi dy skuadra shume me te forta se ne!

    Shpresoj mos te kemi parkime autobuzash por te lozim me dinjitet e pse jo te befasojme me ndonje fitore!

    Ne objektivin e arritem,kualifikimin!

  6. mosss moreeeeee says:

    Shqiperia kalon grupin.
    Do me kujtoni.

  7. toni sport says:

    Kualifikimi per ne eshte finalja e Evropianit tani cfare te marrim eshte bonus.Por nuk jemi ekip qe mundemi me shume gola dhe kjo do vertetohet.Nuk mund te shenojme gola por dime te mbrohemi sepse kemi nje trajner te shkolles italiane qe per mbrojtjen jane mjeshtra.

  8. Lili says:

    Believe in your dreams,they will become true!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje