Ditët e fundit është shkruar e folur shumë për një ngërç në shpërblimin e premtuar të lojtarëve kuqezinj për suksesin historik që arritën, shkuarjen në finalet e “Euro 2016”. Qoftë për shumat, qoftë për mënyrën e shpërndarjes së tyre, ka pasur versione të ndryshme. “Telesport.al” kontaktoi një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe e pyeti në lidhje me këtë situatë, se si qëndron e vërteta.
Ai konfirmoi se në mbledhjen e fundit të këtij organi vendimmarrës të FSHF-së është vendosur dhe miratuar premioja prej 2.5 milionë eurosh, që do të shkojë për krejt kombëtaren. Natyrisht, sipas tij, këtu përjashtohet trajneri De Biazi, i cili e ka marrë tashmë shpërblimin e vet, të parashikuar në kontratën që ka me federatën. 350 mijë euro është shuma, që trajneri kuqezi ka përfituar nga kualifikimi me Shqipërinë në finalet e “Euro 2016”, ndërkohë që mësohet se rreth 300 mijë euro të tjera i përfiton në formë rroge.
De Biazi ka qenë i pari që e ka marrë premion, që pas ndeshjes me Austrinë, ndërsa shpërblimi i lojtarëve do të ndahet vetë mes tyre, natyrisht sipas një skeme që do të vendosë kapiteni Lorik Cana me bashkëlojtarët e tjerë. Në këtë pikë ka mbetur kjo çështje, e cila pritet të zgjidhet brenba muajit dhjetor. Pra, pasi grupi kuqezi të bjerë dakord për mënyrën dhe shumën që do të marrin lojtarët, secili emër për emër, FSHF-ja do të kalojë menjëherë paratë në llogaritë e tyre bankare.
Shuma prej 2.5 milionë eurosh është miratuar në Komitetin Ekzekutiv dhe tashmë ajo është në dispozicion të “heronjve” kuqezinj, që e dërguan Shqipërinë në “Euro 2016”, për herë të parë në historinë e futbollit tonë. Ndërkohë, disa lojtarë të kombëtares, të kontaktuar për këtë problem, kanë konfirmuar se premiot e kualifikimit do të jepen në muajin dhjetor. Do të vendoset mes tyre si do të shpërndahet shuma e miratuar nga FSHF-ja, pastaj secili do të përfitojë përafërsisht nga 80 mijë euro. Dikush më pak e dikush më shumë, në varësi të produktit dhe aktivizimit në ndeshjet kualifikuese të Grupit I të “Euro 2016”.
Ndërkohë, i njëjti burim i “Telesport.al” konfirmoi kërkesën e De Biazit për kontratën e re, ku ka kërkuar 2 milionë euro deri në fund të fushatës kualifikuese të “Botërorit 2018”. Kjo shumë i është prezantuar presidentit Duka në formë kërkese, për të cilën është vënë në dijeni edhe Ekzekutivi i FSHF-së, por nuk ka gjasa të plotësohet. Shuma është e madhe për mundësitë e futbollit tonë, çka i është bërë e ditur edhe trajnerit, i cili mbetet të bëjë zgjedhjen e vet. Natyrisht, pas kualifikimit në “Euro 2016”, De Biazit do t’i rritet rroga që përfiton, por shifra të tilla as që çohen nëpër mend nga drejtuesit e FSHF-së./ Telesport
De Biasi duhet te ule koken dhe te punoje, zoti Duka e ka mbajtur me petulla kete njeri, ai eshte trajner dhe te ule koken te punoje se me gjeorgjine nuk kishim fytyre.
Ku humb tkz qe ndeshjen me serbine ndjenjen si pula. Tifozat e rinj duhet te mesojne nga ne me te vjetrit qe kemi 10 vite qe e e ndjekim kombetaren:
1. tkz eshte kthyer ne nje organizate politike qe perdoret nga lul basha
2. tkz na i shiti biletat ndehsjen me portugaline dhe serbine nga 100 mije leke
3. tkz kerkon te ushtroje dhune ne stadium duke kerkuar nxjerrjen nga burgu i nje personi qe ka bere krime
4. tkz nuk e mbeshteti kombetaren ndeshjen me gjeorgjine
5. tkz eshte kundra kualifikimit pasi nga uefa nuk merr dot bileta si tifogrup, interesi i tyre ishte kur merrnin 3000 bileta ne fshf gjoja per grupin dhe i shisnin ne treg te zi.
De Biasi duhet te qendorje me kembe ne toke.
1 milion me duket shifer normale per De Biazin. Me shume prishen ekuilibrat financiare dhe xhelozite per shumen e larte do t`ja sabotojne punen.
asnje ska te drejte te flasi per de biasin