"Kurbani" i fundit i De Biasit

18 Nëntor 2015, 12:28Sport TEMA

Morten Olsen nuk është më trajneri i kombëtares daneze. Tekniku 66-vjeçar, që ka qëndruar në pankinën e përfaqësueses së vendit nordik për 15 vite, dha dorëheqjen nga posti i tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së “play-off”-it me Suedinë, që u mbyll me rezultatin 2-2, por që eliminoi Danimarkën nga “Euro 2016”.

“Bisedova me drejtuesit e Federatës dhe morëm vendimin e përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit mes nesh, – ishte deklarata e Olsenit. – Të lëndon fakti që e mbyll një eksperiencë të tillë në këtë mënyrë. Aventura ime me Danimarkën përfundon këtu dhe unë e lë skuadrën në dispozicion të trajnerit tjetër me bindjen se, janë të gjitha mundësitë për të bërë mirë dhe për të çuar këtë skuadër në aktivitetet e tjera të rëndësishme kontinentale”.

Morten Olsen e ka bërë debutimin e tij si futbollist me përfaqësuesen daneze në vitin 1970. Ai ka zhvilluar në total 102 ndeshje me skuadrën e vendit të tij dhe ishte kapiten i saj në vitet ’80, kur Danimarka arriti të kualifikohej në Europianin dhe Botërorin e atyre viteve.

Në vitin 2000 ai u caktua si trajner i kësaj kombëtareje, të cilën e udhëhoqi në 166 ndeshje, duke vendosur edhe një rekord të ri në Europë, pasi është trajneri me qëndrimin më të gjatë në stolin e një përfaqësueseje në futbollin e kontinentit të vjetër.

Gjatë këtyre 15 viteve të qëndrimit të tij në pankinën e Danimarkës, ai bëri të mundur kualifikimin e kësaj skuadre në 4 aktivitete të rëndësishme futbiollistike, siç ishin Botërorët e 2002-shit e 2010-s, si dhe Europianët e 2004-s dhe 2012-s.

Olseni është i fundit i trajnerëve të dorëhequr, ndër përfaqësueset që ishin në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë, pas shkarkimit të trajnerit të Portugalisë, atij të Armenisë, si dhe holandezit të Serbisë, Dick Advocaat.

16 komente në ““Kurbani” i fundit i De Biasit”

  1. Arturi says:

    E mbylli dhe si i dhjere, pasi me komentet ndaj shqipove, e nxori veten se eshte racist!

    1. Rilindjen e ka zene pleviti says:

      Duhet pare nese kjo eshte nje rekord europian qe te shkarkosh te gjithe trajneret e epikeve kundershtare ne nje grup per Europian.

  2. Klimax says:

    Ishte Olssen dhe ekipi i tij qe deklaruan para dy ndeshjeve me Suedine se do “dergonin” Zlatan ne pension, por me sa duket ishte Zlatan qe nxori ne pension si Olssen ashtu dhe Danimarken!

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Biçim gazetari
      Mos ja fut katundit
      Është Kurbani i katërt
      Mos qoftë i Fundit ?

      ☆☆☆

  3. Ardiani kosove says:

    Shko penzion se shum keq ke fol per shqiptar ti dhe advokat holandezi njejt si serbet tash festoni ne shtepi dhe shikoni ne tv kampionatin evropian.!

  4. nardi.L says:

    Kurbani I fundit I De Biasit!Me pelqen shume titulli I ketij artikulli.

  5. totila direktan prenos says:

    Ky Olseni ishte megjithkuptimin e fjales ,,,,nje PIS !

  6. Tepelena says:

    Zlatua tha ne interviste, qe une derogova nje komb te tere ne pensjon. Respekt. U dhe ate qe merituan.

  7. Aleksander says:

    Une do te jem ne stadium ne France 2016 me nje parulle :-Olsen,Advocat,Nikolic Vucic…pijeni nje birre edhe per mua !

  8. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Nuk e kuptoj pse qenka “kurbani” I De Biazit ?
    Olsen nuk e dha doreheqjen pas barazimit me Shqiperine.
    2 ndeshjet e fundit ne grup Danimarka I kishte me Armenine ku barazoi , dhe me Portugaline ku humbi.
    Nese do te kishte marre te pakten 4 pike ne keto 2 ndeshje do te ishte kualifikuar qe ne grup.

    Po sigurisht qe ka nje tendence te pergjithshme qe cdo gje qe ndodh me skuadrat e grupit tone , ti jepet merita De Biazit.

    De Biazi le te shohe se cfare ndodhi ne ndeshjen me Gjeorgjine se ka rrezik te behet kurban per vete para fillimit te Evropianit.

    1. Pelasgian says:

      Me gjeorgjine disa lojtare po praktikonin nje tjeter sport,Mundjen!

      E pe si qeshte trajneri i Gjeorgjise kur Roshi i hidhte pertoke kundershtaret duke i perqafu

  9. Lelegu says:

    Respekt per Olsen, dhe per danezet! Jane nje komb qe i admiroj, i kam zili shume. Nje nga kombet me te qyteteruara ne bote jane danezet!! Na mirepriten me dashamiresi ne Danimarke.

    1. Pelasgian says:

      Edhe mu me vjen keq per Danezet dhe sidomos per Norvegjezet por ky Olsen eshte me te vertet MUT!

    2. Aleksander says:

      Respektin per Danimarken e humba qe kur pashe se si lejonin dhe mbronin me ligj bile edhe me anije luftarake EGERSIRAT e Ishujve Faroer .Ishujt ne fjale jane pjese administrative e mbreterise se Danimarkes e gjenden ne veri te Skocise ndermjet Norvegjise e Islandes.Keta daneze te “qyteteruar e te respektuar” ,na paskerkan nje “tradite” qe e kane bere edhe ligj te vertete.E para barke ,anije skaf etj qe dallon ne det, nje apo me shume balena,eshte I DETYRUAR TE NJOFTOJE POLICINE,ndryshe BURGOSET e GJOBITET.Dhe policia pastaj,njofton gjithe banoret e ishujve(8 ishuj 50 mije banore)dhe keta dalin te medhenj e te vegjel,burra e gra per te MASAKRUAR BALENAT PA DALLIM,edhe kur kane kelyshe ne bark.Sa me shume te vrasin aq me te kenaqur jane !!!-NUK i VRASIN PER TE NGRENE !!!-Jane nga popujt me te pasur ne BE(45 MIJE $ per koke ne vit).Supermerkatat i kane plot me te gjitha te mirat,por mish apo konserva balene NUK SHESIN,nuk gjinden.Vrasin THJESHTE per qejf,per defrim,”per tradite” dhe e quajne “GRIND”!!!-Dhe gjithe kjo ndodh nen mbrojtjen dhe vezhgimin e policise daneze dhe nje anijeje luftarake patrulluese daneze qe thjeshte kujdesen per mbarevajtjen e “GRINDIT” !!!-Imagjinoni sikur ne shqiptaret te benim nje te dhjeten e ketij TURPI,sa “respekt” do te kishim per veten,e sa “respekt” do te kishin te tjeret per ne !?

      1. A.R. says:

        Pikerisht…
        Ja pamjet e masakres se gjitareve te detit nga populli “civil” danez i ishujve Far Oer: http://www.dailymail.co.uk/news/article-3173617/Fishermen-chase-250-whales-beach-Faroe-Islands-locals-leap-water-glee-stab-death-slaughter-turns-sea-red-blood.html

        E vetmja diference mes bishave bjonde dhe atyre leshzeza vehabiste, eshte se keta te paret vrasin e presin per qejf kafshet e pambrojtura; ndersa te dytet njerezit e pambrojtur.

        Andrea Radi

  10. enter''" says:

    Tituj idiote…ska fare merite De Biazi ne kete ceshtje, aspak fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 可愛い ラブドール

    ラブドール 私は多くのウェブページを訪れましたが、このウェブサイトにあるオーディオ曲の音質は本当に素晴らしいです。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje