FOTOT/ Ja si u harbuan kuqezinjtë pas barazimit me Gjeorgjinë

18 Nëntor 2015, 10:00Sport TEMA
FOTOT/ Ja si u harbuan kuqezinjtë pas barazimit me Gjeorgjinë

Duket se është bërë zakon tashmë, që pas çdo ndeshjeje, futbollistët e kombëtares “shfryhen” në lokalet e natës në kryeqytet. Kështu ndodhi pas kthimit nga Armenia, ku vulosën suksesin historik, kualifikimin në finalet e “Euro 2016”, kështu kanë bërë edhe pas miqësores me Gjeorgjinë, në “Qemal Stafa”. Mesa duket, festa vijon për kuqezinjtë, çka u tregua edhe në paraqitjen jo fort bindëse në dy miqësoret e nëntorit.

Euforia dhe adrenalina e lojtarëve të De Biazit mbetet e lartë, edhe pse trajneri ka apeluar për të mos “fluturuar” më, por për të nisur përgatitjet me seriozitetin maksimal, për një kompeticion që ngjit në “skenë” aktorët më të mirë kontinentalë. Thënë ndryshe, nëse nuk i përvesh mirë mëngët, mund të dalësh si “mbreti lakuriq” i përrallave të Andersenit në Francë dhe të zhgënjesh. Fakti është se pas barazimit 2-2 me Gjeorgjinë, djemtë e kombëtares kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në një prej klubeve të kryeqytetit.

Në praninë e tyre janë parë shumë femra, disa për të bërë foto e disa të tjera për të flirtuar me talentet e kombëtares. Nuk munguan as figura të tjera, si Bogdani, Bushi dhe ultrasi i kombëtares, Indrit Murati. Duket se barazimi në minutat e fundit, me supergolat e Bashës dhe Cikalleshit, i kanë frymëzuar djemtë kuqezinj të festojnë e të thyenin ndonjë rregull të vogël. Xhaka, Manaj dhe Xhimshiti kanë qenë më të spikaturit nga vajzat, por as Lila nuk ka mbetur pas. Pranë tij janë afruar shumë bukuroshe për të bërë foto./ Telesport

5 komente në “FOTOT/ Ja si u harbuan kuqezinjtë pas barazimit me Gjeorgjinë”

  1. Papa Jani pe Korçe says:

    U “harbuan” ?!? Hahaha fjale e goditur

  2. Iliria says:

    Gezojne per nje barazim ne nje ndeshje miqesore. Sa ordinera..

  3. shqiponja says:

    Mir ishte qe dhe djeshjen ta kishin ber te bukur se kjo ndeshje la per te deshiruar panvarsish barazimit ishte e nje niveli kur therret qameti.

  4. alb says:

    nuk ka asnje harbim ne foto

  5. ivani i madh says:

    Keto raste presin cingite e Tiranes per te bere qef dhe shfryre epshet e tyre dhe kenaqur me qirasjet e ketyre futbollisteve tane qe me sa duket nga vetkenaqesia po fluturojne me presh ne bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje