Tremben zvicerianët: Shqipëria do të na marrë një tjetër talent

16 Nëntor 2015, 18:11Sport TEMA

Sot, Albian Ajeti luan me U-21 të Zvicrës kundër Anglisë. Por, pikëpyetje të shumta kanë lindur nëse Zvicra mund ta mbajë sulmuesin e Bazelit. Xhani De Biazi nuk po lë asnjë gur pa luajtur për ta fituar Albian Ajetin në ekipin kombëtar shqiptar. Kohët e fundit, trajneri e ka kontaktuar lojtarin! “Unë kam një mesazh nga ai“, – tregon Ajeti. – De Biazi më pyeti se si isha dhe në qoftë se mund të imagjinohet për të luajtur për Shqipërinë.”

Një përgjigje pozitive deri tani nuk e ka dhënë sulmuesi i kampionëve helvetë, që ka edhe vëllain me fanellën kuqezi, pikërisht Arlind Ajetin, ndërkohë që është pajisur tashmë familjarisht me pasaportë shqiptare. Duke folur për “Blick”, në lidhje me pritjen e kotë të De Biazi, Ajeti thotë: “Çdo gjë është ende e hapur“. Edhe pse vëllai i tij, Arlindi, tashmë luan për Shqipërinë, kjo nuk do të thotë detyrimisht se ai do të luajë për “shqiponjën me dy koka”. Edhe pse Albiani është i vetëdijshëm se jo çdo ditë të vjen shansi për të marrë pjesë në një Kampionat Europian, ai nuk do të nxitohet.

Fokusi i tij është faza kualifikuese e Kampionatit Europian për U-21, me Zvicrën. A do të jetë 18-vjeçari në vijën e sulmit nga fillimi, sot ndaj Anglisë, apo trajneri Heinz Moser do të aktivizojë sulmuesin e Yong Boys, Haris Tabakoviç? Kjo mbetet të shikohet. Të luash me Ajetin do të thotë të ruash ekuilibrat, ndërsa Tabakoviç ka shënuar vetëm një gol këtë sezon. Ajeti ka shënuar katër gola, ka dhënë tre asiste, në vetëm shtatë ndeshje të luajtura. Sa herë që ai ishte në fushë, u shfaq mjaft i rrezikshëm.

Kontrata e tij me Bazelin, megjithatë, duhet të zgjerohet së shpejti. “Koha ime do të vijë”, – thotë adoleshenti i Bazelit, në dialektin e përsosur. Por, a shpreson të bëhet edhe pjesë e “A-Nati”? “Unë do të besoj në çdo rast, – thotë Ajeti. – Përndryshe, nuk do të merresha me futbollin.”Ndërkohë, vëllai i tij, pjesë e kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti, duket se do të nënshkruajë me St. Gallen. Mbrojtësi 22-vjeçar ka arritur një akord me klubin zviceran, duke gjetur më në fund një skuadër, pasi ishte që prej verës së kaluar një futbollist i lirë. Arlind Ajeti pritet të firmosë kontratën e re me St.Gallen, për t’u rikthyer në Zvicër, ku ka lindur, është rritur dhe ka luajtur që nga viti 2010 e deri në verën e kaluar te Bazeli./ Telesport

7 komente në “Tremben zvicerianët: Shqipëria do të na marrë një tjetër talent”

  1. Fotaqi says:

    Bobo sa u tremben !

    1. 123 says:

      Taqke shtrengo mollaqet, e di vete ti. Me shume te dhemb pastaj.

  2. Pelasgian says:

    Nuk po loz sonte.,ne vend te tij luan Tabakovic dhe Tarashaj,ky i fundit ka bo golin e avantazhit zvicerian (p1)!

  3. Alban says:

    8 Players of the Swiss team, are ALBANIAN … WTF are they afraid of now?

  4. Roberti says:

    I nderuar Albian mos loze per shtetet mafioze (Shqiperia dhe Kosova), ato nuk lodhen per ne diasporen, as edhe nje ndeshje futbolli nuk ta kane mundesuar ta shikosh ne televizionet publike. Ato nuk lodhen per ne, nese ne zhdukemi, nese ne asimilohemi, ato duan vetem lekun tone. Deri ketu kemi arritur ta shtyjme asimilimin me forca vetanake, tani e tutje edhe nese asimilohemi nuk behet fundi i botes, prandaj te keshilloje ta zgjedhesh Zvicren, sepse ajo te beri futbollist, te ushqen dhe te respekton!Keto shtete mafioze kur nuk jane ne gjendje te ju ofrojne diaspores nje ndeshje futbolli per femijet e tyre, pse ti duhet te lozesh per ta! Kujdes Alian!

  5. ardi says:

    O ROBERT O TE DHJEFSHA TRUTE QE PASKE, PO TE PAKTEN MBAJE PER VETE MOS E PERHAP MUTIN SE QELBET

  6. Geni says:

    Robert o minoritar i infektuar çdo futbollist nuk luan me Shqiperine per politiken apo per pushtetin politik apo per federaten por luan per shtetin dhe per Kombin, per popullin dhe per te gjithe banoret e ketij vendi.

    Nuk e ka fajin Shqiperia qe po asimilohen emigrantet por vete qytetaret qe nuk arsimohen, qe nuk votojne alternativen e duhur, qe nuk rrisin nivelin kulturor dhe keshtu te rrisin pergjegjesine personale etj etj.

    Roberto o minoritar qe ta dish ti Ameriken nuk e beri pushteti por arsimimi i popullsise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje