“Ylli” i Paris Saint-Germain, David Luiz, tha se nuk ka dëshirë të rikthehet në klubin e tij pas sulmeve terroriste që tronditën kryeqytetin e Francës, ku humbën jetën 129 persona. Luiz, aktualisht i impenjuar me kombëtaren e Brazilit do të rikthehet në Europë nesër, sepse nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të “Selseao” ndaj Perusë. Por mbrotësi i blerë për 60 milionë euro nga Chelsea tregon se i druhet rikthimit në Francë për sigurinë e familjes dhe shokëve të tij.
28-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në fund të barazimit 1-1 që Brazili arriti ndaj Argjentinës, të premten në mbrëmje, ku në prag të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në respekt të viktimave në Paris. “Unë kam të dashurën, disa pjesëtarë të familjes dhe shokë që jetojnë në parë, – tha Luiz. – Ata ishin të gjithë shumë të trishtuar dhe të friksuar. Nuk e di se çfarë do të bëj, a do të kthehem në Paris apo jo. E di që të luaj PSG është detyra ime dhe do të shkojë në klub, por të ishte në dorën time nuk do të ishte kthyer më në Francë.”
Luiz nuk ka fëmijë, por jeton me të dashurën e tij portugeze Sara Madeira dhe është shumë i lidhur me mamanë e tij Regina Celia, me të cilën bëri edhe një xhiro nderi në “Stamford Bridge” kur luante me Chelsea. PSG do të ketë ndeshjen e radhës, të shtunën më 21 nëntor ndaj Lorient, përpara sfidës së Champions League në Malmo, katër ditë më vonë. Në Paris do të luajnë ndaj Troyes më 28 nëntor.
Një tjetër nga ata që i druhen jetës në Paris është edhe sulmuesi i Uruguajit, Edinson Cavani. 28-vjeçari, i cili luajti 90 minuta gjatë humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Ekuadorit, nuk foli publikisht për frikën e tij, siç ndodhi me David Luiz, por shoku i tij në kombëtare Alvaro Gonzalez tha: “Sulmet ndaj Parisit ishin të hidhura dhe të dhimbshme për futbollin dhe jetën. Cavani na tha se nuk do të preferonte të kthehej atje.”
Ndërkohë, menaxheri i mesfushorit të PSG, Marco Verratti, deklaroi se klienti i tij nuk kishte frikë të rikthehej në Paris. Verrati është i grumbulluar me kombëtaren e italiane dhe përfaqësuesi i tij, Donato Di Campli, tha: “Parisi është sulmuar që në janar me atentatin ndaj redaksisë “Charlie Hebdo”, por të premten ishte edhe më keq. Verratti nuk ishte në Francë, por nuk ka frikë të kthehet në Paris dhe të vazhdojë punën e tij normalisht.”/Telesport
PO ik or trap ne brazil te vrasin per nje banane ti ke frik te kthehesh ne paris koqe.
+1
Plotesisht ka te drejte futbollisti Luiz.Edhe une kisha pase frige te jetoj ne kete vend pa kurrefare sigurie dhe e mbushur me terrorist te te gjitha kombeve.Me dhimben viktimat e pafajshme,por nuk me erdhi mire per ish oficerin francez te Kforit,ne Luften e Kosoves,i cili vodhi sekretet e NATO-s dhe ua dha fashistve serb te ushtrise se Millosheviqit.Me dhimbet edhe lenja e Mitrovices,nga Kfori francez, ne duar te kriminelve dhe paramilitareve shoven serb.Edhe sot Kosova dhe Mitrovica vuajne nga kjo ndarje qe bene ushtaret francez ne vitin 1999.Me dhimbet edhe ajo,se nga nje francez,u botua libri propagandues anti Kosove dhe ne shenje perkrahjeje te ushtrise dhe popullit gjenocidal te lufterave ne ish Jugosllavi.Lavdi te gjitha viktimave te masakres terroriste te Parisit!
CAR sunit,qelbe tastieren…………….