Disa minuta para përfundimit të ndeshjes një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në “Stade de France”.
Tifozë të tmerruar hynë në fushë dhe nuk lëviznin nga frika e një shpërthimi tjetër.
Frika nga terrorizmi ka kapur edhe përgaqësuesen gjermane të futbollit.
Drejtuesit e saj kanë vendosur të kalojnë natën në stadium për arsye sigurie.
Vetëm paraditen e sotme ata kanë fluturuar drejt Frankfurtit.
Shpërthimet e djeshme kanë shtuar panikun se edhe europiani France 2016 mund të jetë në rrezik.