Loja e bukur e futbollist ka vlerësuar talentet sublime dhe emrat e “pavdekshëm” ndër vite. Ata si Diego Armando Maradona, Eusebio, Jairzinho, Garrincha, George Weah, Ronaldo, Ronaldinho, dhe më i madhi i tyre Edson Arantes Do Nascimento, “Pele”. Përveç të qenit “legjenda” çfarë kanë të përbashkët këta futbollistë të mrekullueshëm? Eshtë fëmijëria e tyre, një jetë e kaluar duke u rritur në rrugë, pa ushqim, parà apo luks, duke punuar që në moshë të vogël duke e ditur se vetëm një sferë magjike kishte forcën për t’i larguar që aty. Le t’i hedhim një sy disa futbollistëve që janë rritur në mjerim, por që fal futbollit kanë ndërtuar një pasur të majme…
7.Carlos Bacca
Sulmuesi i Milan, Carlos Bacca, është një nga ata që ka luftuar fort për të arritur deri këtu, me dy trofe të Europa League të fituar kur ishte pjesë e Sevilla dhe me një kontratë nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro deri në vitin 2019. Deri në moshën 20-vjeçare, kolumbiani ishte në kufijtë e varfërisë dhe ka punuar edhe si fatorino. “Në moshën 20-vjeçare jetoja në fshatin tim në Puerto Colombia dhe punoja si ndihmës shofer. Jeta ishte shumë larg të qenit e lehtë. Unë vija nga një familje e varfër dhe më duhet t’i ndihmoja. Varfëria më ka penguar edhe në futboll,” – tha Bacca, i cili e ka luajtur ndeshjen e parë si profesionist në moshën 23 vjeçare.
6.Alexis Sanchez
“El Nino Maravilla”, Alexis Sanchez, lindi në qytezën e Kilit, Tocopilla, shumë pranë portit. Babai i tij u nda nga jeta kur Alexis ishte ende një fëmijë teksa ai u rrit nga e ëma që punonte pastruese në shkollë. Pavarësisht nga talenti i jashtëzakonshëm, që iu vu re që në moshën të vogël, Sanchez punoi në disa punë part-time për të ndimuar familjen e tij. Bashkë me vëllanë e tij ka punuar edhe në një lavash makinash. Ai u largua nga akademia Arauco sepse nuk mund të paguante, por në moshën 17-vjeçare u morr nga Corbeola, që menjëherë e shiti te River Plate. Në këto momente, familja e Sanchez nuk duhet të mendonte më si t’i paguante faturat.
5.Franck Ribery
Qyteti i Bulonje në Francë është një nga më të vjetrit në Francë dhe mbrohet nga UNESCO, por gjithashtu është qyteti që ka më shumë geto dhe lagje të varfra, ndoshta më shumë se e gjithë Franca e mbledhur së bashku. Në një prej tyre u rrit Franck Ribery. Ai ka pësuar edhe një aksident me familjen e tij, nga ku ka ende shenjat në fytyrë. “Nuk mund të harrosh të kaluarën dhe që për disa vjet të jetës tënde ke punuar si mutaror,” – tha Ribery, i cili në vitin 2003 firmosi për Brest dhe u largua nga puna me të atin, kur ishte 20-vjeç. Gjatë karrierës së tij, krahas kombëtares franceze, ai luajti me FC Metz, Marsejë, Gallatasaraj dhe më pas u bë milioner te Bayern Munich.
4.Angel di Maria
Një nga tre fëmijët e lindur nga Miguel dhe Diana, Angel di Maria, u rrit në qytetin Pedriel në Mendoza, në perëndim të Argjentinës. Një fëmijë hiper-aktiv Di Maria jetonte bashkë me dy motrat Vanesa dhe Evelyn në të vetmen dhomë që kishte familja e tij. Kur luante zbathur për Torito, familja e tij nuk mund t’i blinte as këpucë, Di Maria u piketua nga Rosario Central. Aktualisht është futbollisti i katërt më i paguar në botë pasi karriera e tij kaloi nga Benfica, Real Madrid dhe Paris SG. Di Maria nuk preferon jetën e natës dhe varfëria e pasur në fëmijëri e ka bërë të jetë shumë bamirës dhe të vlerësojë gjërat më të vogla në jetë. Familja e tij jeton e lumtur në Lisbonë, ku ishte etapa e parë europiane e djalit të tyre.
3.Zlatan Ibrahimovic
Ndoshta kemi të bëjmë me futbollistin më të ftohtë të plantit, por një zot e di sa herë Zlatan Ibrahimovic ka qenë i vetëm kur gjithë botës kur ishte fëmijë. I lindur nga një nën kroate, Jurka Gravic, dhe baba i alkoolizuar boshnjak, Shefik Ibrahimovic, Ibra u rrit në lagjen më të varfër të Malmoe ku familja e tij kishte emigruar. Prindërit iu ndanë kur ishte dy vjeç dhe praktikisht Zlatan u rrit vetë. “Nuk kisha parë kurrë dikë me kostum derisa u bëra 10 vjeç,” – tregon Ibra. Në moshën 20-vjeçare firmosi kontratën e parë profesioniste me Ajax. Kush do ta kishte menduar se një nga fëmijët më të varfët në Rosengard do të ishte bërë kapiteni i Suedisë.
2.Luis Suarez
Në momentet e para të jetës Luis Alberto Suarez Dias luante futboll në rrugët e uruguajit bashkë me gjashtë vëllezërit e tij. Babai Rodolfo shkoi në kryeqytetin Montevideo për të gjetur punë, por nuk ia doli, duke e lënë familjen e tij në mëshirë të fatit. Pavarësisht nga varfëria e tejskajshme, Luis Suarez nuk është ndarë për asnjë moment nga futbolli sepse kudo e merrnin falas, si pasojë e latentit të tij. Sofia Balbi ishte gruaja që i ndryshoi jetën, e edukoi, e rriti në shtëpinë e saj dhe e çdo për provë te skuadra më e madhe e vendit, Nacional, atje ku sulmuesi aktual i Barcelonës e kaloi menjëherë testin duke shënuar tre gola që në ndeshjen e kontrollit. Që nga ai moment mbaroi malorja për Suarezin dhe familjen e tij.
1.Cristiano Ronaldo
Futbollisti më i mirë në botë, fituesi i edicionit të kaluar të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, u rrit mes varfërisë në arkipelagun portugez të ishujve Madeira. Babai i tij, që u nda shpejt nga jeta ishte kopshtar, ndërsa e ëma e tij punonte si kuzhiniere. Ronaldo dhe dy motrat e tij jetonin në një dhomë të vënë në dispozicion nga kisha. Në moshën 14-vjeçare e përjashtuan nga shkolla për sjellje arrogante, por aty iu dha mundësia të shkonte te skuadra Andorinha, ku babai i tij ishte mirëmbajtës. Pasi kaloi provat erdhi kontrata e jetës me Sporting Lisbonën, sapo mbushi 18-vjeç. Që atëherë, Ronaldo nuk e ka vuajtur më varfërinë…/ Telesport
Keta jane 7 ne 700 milion te varfer .
Tani le te meremi pak me basketbollin,edirama lindi i pasur si cun blloku
i kriminelve ruse,por tani eshte i varfer ka vetem 3000 euro ne bank
ec e mere vesh se cili sport eshte me fitim prures,politika apo futbolli.
Të varfërit, janë disa miliarda dhe jo 700 milionë, i dashur @lake…!
Ne pergjithesi futbollistat jane te varfer se ato saktrifikojne me shume . Prandaj te gjithe perfaqesueset me te mira te Europes jane me femije emigrantesh . Vendasit rriten ne kushte te mira dhe nuk duan te sakrifikojne me sportin . Jam ish sportist vete dhe kampion dhe e di cdo te thote sport ne nivele te larta ca sakrifice njerezore duhet te besh
JAN 7 miljard pa frik.
haha, pa lidhje fare, varferia èshte diçka, tè lindèsh jo i pasur èshtè diçka tjeter, po kur ke gazetar joprofesionist qè se kanè haberin se çdo tè thote tè jesh i varfèr nè Suedi???????? Nè Suedi shteti tè jep 1400€ nè muaj asistence sociale plus nga 500€ per fèmijè, plus shpi etj , e ju na tregoni varferine?!!!!
ooooo take tike…mos i degjo mer burre perrallat me mbret se nuk te bejne mire.Se ja te genjejne ty edhe fillon edhe genjen ti pastaj.
Ne suedi Shteti nuk te jep sociale 1400 euro nese nuk je ne pune,sepse une kam mare vete sociale dikur edhe ka qene 1000 euro ose 9500 kr,edhe sa per femijet nuk e di nga te erdhi ty ideja 500 euro sepse per nje femije ketu mer 1050 korona ose 110 euro me kursin e dites,per 2 femije mer 2250 korona ose 230/240 euro me kursin e dites,pra me pak fjale nje person me sociale edhe me 2 femije ketu ne realitet mer 12/13 mije korona ose 1300/1350 euro ne muaj,ndersa sipas tike takes duhet te merte diku te 2500 euro.Prandaj mos fol kot o burre,se nuk din as te genjesh.