Zidane prezanton “Beau Jeu”, topin e Euro 2016

12 Nëntor 2015, 16:56Sport TEMA

Legjenda e Francës, Zinedine Zidane, i ka zbuluar botës, nëpërmjet Instagramit, topin zyrtar që do të përdoret në Europianin e ardhshëm. “Beau Jeu”, që do të thotë ‘lojë e bukur’, është krijuar nga adidas në 18 muaj dhe synon të përfaqësojë vendin organizator, duke ruajtur disa elemente të Barzuca-s, që është përdorur në Botërorin e fundit të zhvilluar në Brazil.

Topi i ri do t’i jepet të gjitha kombëtareve që do të marrin pjesë në Europian në fundin e këtij muaji, për t’i lejuar lojtarët që të stërviten me të para fillimit të turneut. Një numër i madh lojtarësh të mëdhenj kanë pasur një mundësi të vihen në kontakt me “Beau Jeu”, si Gareth Bale, që nuk i ka kursyer komplimentet për topin.

“E kam provuar Beau Jeu në stërvitje me goditje të gjata, pasime dhe vrapime me topin në këmbë. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Pres me padurim që turneu të fillojë”. Edhe portieri i Portos, Iker Casillas, është i bindur se “Beau Jeu” do të ketë sukses në turneun që do të zhvillohet verën e ardhshme. “Kemi punuar me Beau Jeu në stërvitje dhe jam i bindur se të gjithë do të jenë të kënaqur me të në Euro 2016”. “Beau Jeu do të dalë në shitje nga 13 nëntori në të gjitha dyqanet e adidas në të gjithë botën./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje