RENDITJA/ De Biasi, mes pesë trajnerëve më të mirë të botës

11 Nëntor 2015, 20:38Sport TEMA

Shqipëria ishte një prej skuadrave më të mira në fazën eliminatore të Europianit duke patur njëkohsisht dhe një prej trajnerëve më të mirë në nivel kombëtaresh në qarkullim.

Britanikja Telegraph ka stiluar një listë me 20 trajnerët më të mirë aktualisht në futbollin e ekipeve kombëtare dhe drejtuesi i stolit kuqezi renditet në vendin e pestë.

Madje lë pas dhe trajnerin e Italisë Antonio Conte apo atë të Francës, Dider Deschamp, Martinon e Argjentinës, Wilmots të Belgjikës, Tabarez të Uruguajit apo dhe Klinsmann të SH.B.A.

Renditja e Telegraph kryesohet nga Joachim Loew i Gjermanisë, ndërsa i dytë është Sampaio i Kilit.

Në komentin e saj e përditshmja angleze shkruan se Shqipëria është ekipi që të gjithë dëshirojnë të kenë si kundërshtar në Europian, por bëjnë mirë të rishikojnë listën e tyre të dëshirave, pasi mund t’i rezultojë një surprizë e hidhur pasi kuqezinjtë kanë mundur së fundmi Portugalinë dhe Francën, dy superfuqi të futbollit kontinental.

1.Joachim Low – Gjermani

2.Jorge Sampaoli – Kili

3.Lars Lagerbak – Islandë

4.Vincente del Bosque – Spanjë

5.Gianni de Biasi – Shqipëri

6.Michael O’Neill – Irlanda e Veriut

7.Marcel Koller – Austri

8.Jose Pecerman – Kolumbi

9.Antonio Conte – Itali

10.Chris Coleman – Uells

11.Marc Wilmots – belgjikë

12.Roy Hodgson – Angli

13.Rui Aguas – Kape Verde

14.Gerardo Martino – Argjentina

15.Oscar tabarez – Uruguai

16.Didier Deschamps – Francë

17.Anghel Irdanescu – Rumani

18.Vahid Halilodzic – Japoni

19.Martin O’Neill – Republika e Irlandës

20.Jurgen Klinsman – USA

7 komente në “RENDITJA/ De Biasi, mes pesë trajnerëve më të mirë të botës”

  1. iBaba says:

    Per momentin, Shqiptari me i mire, per mendimin tim!

    5) Gianni de Biasi (Albania)
    Appointed in 2011, and something of a left-field choice at the time – de Biasi had never managed outside Italy, and was taking over a team ranked 74th in the world. In four years, he’s led them to the verge of the world’s top 20, wins over France and Portugal, and a first ever major tournament. Everybody will want to draw them at the Euros, but they should be careful what they wish for.

  2. ILIRET says:

    Vetem BRAVO, ose shqip I LUMTE.

    1. feniks says:

      De Biasi eshte tashme nje… MREKULLI SHQIPTARE!
      Lexova shkrimin dhe listen e trainereve dhe m’u mbushen syte me LOT!!!
      BRAVO,I NDERUARI DE BIASI!
      TURPI TE MBULOFTE O DUKA QE INJOROVE VETEN,FSHF-ne DHE SHQIPERINE ME DEBATIN E POSHTER QE NISE KUNDER MERITES SE PA DISKUTUESHME TE DE BIASIT NE KUALIFIKIMIN E SHQIPERISE NE FINALET E FRANCE-2016!
      De Biasi meriton te gjitha nderimet dhe kam besimin e plote se ai do ta coje Kombetaren tone ne nivele BOTERORE!
      Jepini meritat dhe te gjitha shperblimet qe i meriton se eshte nje XHEVAHIR I PA ARRITSHEM I FUTBOLLIT SHQIPTAR!!
      Vetem ne se e kuptoni rolin e madh te De Biasit,do te mund te hyni edhe ju ne historine e sukseseshme te futbollit tone!!
      AI ESHTE NJE SHQIPONJE E VERTETE DHE…TRAINERI ME PUNTOR DHE ME I ZGJUAR I PLANETIT qe do ta kishte zili cdo Kombetare!!!
      Shfrytezoni talentin dhe aftesite menaxhuese te De Biasit per te ngritur nje AKADEMI EUROPIANE TE FUTBOLLIT SHQIPTAR NE TIRANE,se shqiptaret jane te LINDUR PER FUTBOLL TE NIVELIT BOTEROR!!!
      BRAVO DE BIASI!!!

  3. petrit zela says:

    Z De Biazi,do te mbetet nje “Ikone” e perjeteshme e fotbollit te kombetares tone.. Jam me se I sigurt,se I ka dhene nje mesim spektakular federates se korruptuar te fotbollit…Z Biazi, nuk lejoi mafian e korruptuar te fotbollit te nderhynte ne ndertimin e ekipit te kombetares sone,se do te dihej fundi I saje..Ne saj te Z Biazi,po lindin shpresat e se ardhmes tone te fotbollitt..

  4. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ha Ha Ha
    Patjeter. Sic ka thene I madhi Berisha , jemi koke me koke me Gjermanine.

    Kjo ishte dicka qe mungonte ne provat qe I duhen De Biazit per te rrjepur milionat nga FSHF.
    Nder 5 trajneret me te mire te botes ? Atehere meriton te pakten 5-7 milione Euro ne vit ( sepse disa nga trajneret qe ka lene poshte renditjes aq e kane pagen )

    Po ci kini keto qe shkruani o Tema ?

    Se pari , kjo eshte renditje e bere nga nje gazete . Po u mbeshtetem tek renditjet sipas gazetave , kushdo mund te beje renditje sic I do qejfi dhe ta nxjerre De biazin edhe ne vend te pare.

    Se dyti , nuk publikohet asgje ne kriteret ku eshte mbeshtetur gazeta qe ka bere kete renditje.

    Se treti , nuk e kuptoj kur vlerat e De Biazit jane rritur kaq shume , pse vazhdon ti lype FSHF per ngritje rroge dhe nuk shkon ne ndonje ekip tjeter qe ta coje perpara ne renditje ? Le ta marre Argjentina p.sh se qenka shume poshte , ose Brazili sepse trajnerin Dunga nuk e shoh gjekundi ne kete 20-teshe. Ose me e mira eshte qe ta marre Italia meqe e ka fryre dhe I ka bere aq shume lavderime keto kohe ?
    Deri tani Emiratet e Bashkuara Arabe e kane kerkuar.

    Se katerti , ka shume rrethana qe s’kane lidhje me De Biazin qe percaktuan kete “arritje” te Shqiperise.
    – Droni I “armikut patriot” Ballist Morina
    – 3-pikeshi I CAS-it.
    – Ndeshja teper e dyshimte ne teatrin e kukullave me pagese ne Armeni.

    Se fundi , cfare loje kaq mbreslenese ka bere Shqiperia qe arriti ketu?
    – 90% te kohes autobuzi I parkuar ne gjysem fushen tone , madje para portes.
    -Sulme teper te pakta maksimumi 1-2 ne ndeshje ( perjashto ndeshjen me Armenine)
    – Loje teper e merzitshme , saqe njerezit gezoheshin vetem per patriotizem meqe luan Shqiperia.
    -Fat I madh ne fitoren ne Portugali
    – A mund te me thote dikush nje emer sulmuesi qe spikati ne keto eleminatore ? Jo besoj , sepse po te shikosh golat e pakte jane bere nga lojtare te ndryshem . Vetem gjykata e CAS beri 3 gola mbi tavoline.

    A duhet ta kene frike Shqiperine ne Evropian ?
    Nese De Biazi vazhdon te injektoje kete menyre loje , asnje skuader nuk do te kete frike , sepse e sigurt qe pas minutes se 90 do te shenojne 1 gol ne porten tone.Kjo gje ndodhi 2 here rresht ne keto eleminatore , dhe kjo nuk I falet as nje trajneri amator dhe jo De Biazit qe qenka ne vend te 5 ne bote.

  5. Zonja Milo says:

    BRAVOOOOOOooooooooooo,dhente Zoti te shkojne ne FINALE!

  6. kashi says:

    mos ta leme me te iki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje