Januzaj refuzon ftesën, trajneri i Belgjikës e quan të “çmendur”

11 Nëntor 2015, 20:05Sport TEMA

Trajneri i Përfaqësueses U-21 të Belgjikës, Enzo Scifo, flet për mediat belge, në lidhje me refuzimin që futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, i bëri ftesës së tij, u shpreh: “Një 20-vjeçar, i cili shfaq këtë përshtypje të mungesës së motivimit, reflekton gjithashtu një mëndje të varfër. Normalisht do të komunikoja me atë, por kam një parandjenjë të keqe në lidhje me këtë çështje. Nuk e fajësoj atë, pasi është ende i ri. Ai me siguri duhet të reagojë pas 6 muajsh, një apo dy vitesh. Uroj vetëm që të mos jetë shumë vonë për atë”.  

“Mua nuk më pëlqen fakti që një futbollist të mos ketë motivim. Ekipi U-21 nuk është një ekip Pub-i! Kur je 20 vjeç duhet të jesh mjaftueshëm i aftë që ta kuptosh vetë këtë gjë. Mund të pyesësh babain ose menaxherin tënd, nëse është një zgjedhje e duhur ose jo”, përfundon deklaratën e tij thumbuese në adresë të Adnan Januzaj, trajneri i përfaqësueses U-21 të Belgjikës.

Në mbrojtje të futbollistit me pasaportë belge, Januzaj, ka dalë menjëherë menaxheri i tij , Dirk De Vriese.  ” Nuk bëhet fjalë për një gjëndje mendore të keqe. Adnani fokusohet në punën e tij, ndërsa ne planifikojmë pjesën tjetër. Mos i drejtoni gishtin atij. Kujtoni faktin që Adnani nuk bëri fazën përgatitore me Borussia Dortmund. Ata i dhanë kohë në dispozocion për t’u përshtatur, ndaj dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Edhe vetë Gundogan dhe Leëandoëski, ndonëse ishin pjesë e ekipit në fazën përgatitore, iu deshën plot 6 muaj që të gjenin ritmin”, deklaroi menaxheri i Januzajt./ Telesport

10 komente në “Januzaj refuzon ftesën, trajneri i Belgjikës e quan të “çmendur””

  1. Bruxellois says:

    Perfundimisht sot po lexoj per here te pare realisht ne gazeten Tema cfare deklaroi tranjeri Belg i U-21 Enzo Schifo…..ne te gjithe shtypin shqipetare eshte shtremberuar kjo deklarate. Shtyp shqipetare ky i llojit copie&past….bravo gazeta Tema

    1. DIELLI mbi KORAB says:

      Cfar jane kto emra qe shkruani more zotrinj redaktor.
      Ne gjermanisht w esht v dhe jo ë
      ai shqiptohet Levandovski.
      Mos na e degjeneroni gjuhen shqipe kur beni perkthime emrash.

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Mos iu nderrua mendja ketij Januzajt , dhe do te vije me Shqiperine tani ?

    Ha Ha Ha
    Tani e gjen edhe gati te kualifikuar ne Evropian.

  3. totila direktan prenos says:

    Nuk i takon Enzo Scifos qe te beje nje deklarate te tille ,sepse si lojtar ka qene ne nivelin mesatar derisa u atashua me AUXERREN e Frances .
    Me sa me kujtohet ky Tipi Skifua ka luajtur nje here kunder APOLLONISE me duket ne fund te viteve ‘ 80, ate bote kur dhe Fieraket garonin per Kupat e Europes ,por qe dihen se u mposhten dhe Ky Skifteri pa Kthetra dhe bisht ishte ” “ME i MIRI “” !
    Januzaj ne se eshte kthjelluar tani dhe do qe te garoje si me Shqiperine si me Kosoven ,deri ketu nuk ka asgje te keqe dhe ai eshte i mirepritur ,sepse eshte djale i ri ,ku per mua ate me se shumti e kane “”PRISHUR “” mediat sportive shqip-folese si Andej dhe ketej Kufirit shteteror .

  4. nji kafe me pak te lutem says:

    NUK KA vend komtarja jon me per kte lojtar kemi lojtaret tan.

  5. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Lontar i mire po nuk duhet te hidhet shurra kaq lart.
    Ja thote mirw ai

  6. Ajduti says:

    Tani bej shuren baces, eshte shume vone

  7. ty says:

    sa te jete Duka futbollistet duhet te paguajne qe te luajne me kombetaren/

  8. Janullatos ngrenesi says:

    Pavaresisht se Jonuzaj nuk me pelqen por ky pepinua Schifo fa sul serio scifo.
    Kush eshte ai futbollist ne Europe dhe ne bote qe pasi ka luajtur disa ndeshje me ekipin e pare shkon e luan me shpresat?
    Ky quhet kthim mbrapa ne karriere.
    Jonuzaj nuk ka asnje shanc te luaj me kuqezinjte.

  9. demo says:

    Tregoni rrugen ketij pordhacit.Tani qe “U kry”,nuk ka vend per te ne kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje