Miqësorja Kosovë-Shqipëri, përveç anës festive, ka gërvishtur edhe disa “plagë”. Deklarimi i djeshëm i Albert Bunjakut, se “Shqipëria po ia merr gurët e themelit shtëpisë së vallit të vet”, duke nënkuptuar marrjen e talenteve, të cilët Kosova i ka në plane për të ndërtuar kombëtaren e saj, ishte jo pak domethënës. Po ashtu, krijimi i dy kombëtareve të kombit tonë, asaj ekzistuese, të Shqipërisë, dhe një tjetre, që synon të njihet nga UEFA dhe FIFA, ajo e Kosovës, ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi te tifozëria shqiptare mbarëkombëtare.
Kështu, tifo-grupi më i madh i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, e bëri dje publik mospjesëmarrjen e vet në stadiumin e Prishtinës, gjatë zhvillimit të miqësores, por do të jenë në kryeqytetin kosovar për të festuar kualifikimin historik të De Biazit me të tijtë në finalet e “Euro 2016”. Pak më pas ka ardhur edhe reagimi i “Plisave” të Prishtinës, të cilët do të jenë në stadium, por me ngjyrat kuqezi. Madje, ata u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve, që do të jenë të pranishëm, të kenë me vete vetëm simbole kuqezi.
Edhe për ta, kjo ndeshje ka vetëm një qëllim: të festojmë bashkarisht kualifikimin historik të Shqipërisë në finalet e një Europiani. Parulla e tyre “ku ka ka Plis, ka Shqipëri”, apo tjetra, “me Plis për në Paris”, e dëshmon qartë qasjen e këtij tifo-grupi me qendër në Prishtinë. Po “Dardanët”, si do të veprojnë në miqësoren Kosovë-Shqipëri? Prijësi i këtij tifo-grupi, Adnan Musa, thotë se në miqësoren e 13 nëntorit nuk kanë ndërmend të anojnë më tepër për njërin ekip sesa për ekipin tjetër.
“Do të jemi shumë neutralë. Ne do të bëjmë veç spektakël, për t’i nderuar ata djem që na bënë krenarë, duke shkuar në Europian, si dhe djemtë e tjerë, që bëjnë gjithçka për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, kur vendi ynë ende nuk është anëtar i UEFA-s dhe FIFA-s,” – pohoi për “Zëri” Musa. Ai ka një mendim të njëjtë me kreun e “Plisave”, Albert Kastratin: “Ne e ndiejmë për obligim ta respektojmë përfaqësuesen tonë, por normalisht zemra rreh ndryshe për kombëtaren e kombit. Shpresojmë që kombëtarja ta shohë ndonjë lojtar në Kosovë dhe ta marrë në Kampionatin Europian”, – shtoi Musa./Telesport
pune sunitesh,varu dervish malluten………..
turkobythos, e more ylefene sot apo I gjete bankat te mbyllura?
tfg I ka ngecur kaseta ,te shkretit.Te njejten gje thote gjithmone.
SHPIKJA IDIOTESKE E VITIT 2015.
LOJA TË MBAHET PA SPEKTATORË, NJË STËRVITJE PA TENDENCË PRESTIZHI.
NJË KOMBËTARE – NJË SHQIPËRI FUTBOLLI
Shume drame per asgje. Pa marr parasysh çka thote ky Bunjaku, De Biazi ka miratimin tone qe te marr cilindo lojtar qe i nevojitet Kombetares. Shqiperia dhe Kosova nuk jane rivale. Kur fiton Shqiperia, fitojme ne. Masat e njerezeve me flamurin kombetar (pas fitoreve te Kombetares) ne sheshet e Kosoves deshmojne qartas kete.
Mirepres ndonje shkodran, vlonjat apo gjirokastrit qe te luaj per Kosoven. Perfaqesuesja e Kosoves, eshte perfaqesuese e shqiptareve gjithashtu dhe duhet ti japim perkrahjen qe meriton. Sikurse neser do te beja tifo per Maqedonine nese do kishte 5-6 shqiptar ne terren.
Unë jamë shqiptarë i Kosovës, por jam kundër asaj që Kosova të ketë përfaqësuese të fudbollit. Kombërja kuq dhe zi është pike reference për të gjithë shqiptarët anë e mbanë trojeve të tyre etnike, dhe më së miri paraqet vizionin për një Shqipëri natyrale Brenda së cilës së pari duhet të përfshihet Kosova e pastaj edhe trojet tona që padrejtësishtë na janë marrë.
mua me piete mor korrak i Erdoganit nese dua te kem nje kombetare me ju qe i kendoni Sulltan muratit….!!!???
https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA
Shko e duku andej nga Qiproja e Veriut o grek bytheshpuar. Shko e tregoje trimerine ndaj Erdoganit atje e jo ne faqet e internetit.
Iliri, Kacanik, e ke fol tamam si shqiptar I vertete. Ne kemi nje atdhe qe quhet Shqiperi dhe Kosova eshte krahine e saj
Njk mund te kete dy kombetare me te njejten popull..absurditet…
Nuk eshte fare absurditet. Gjermanet kane Austrine dhe Gjermanine,Greket kane Greqine dhe Qipron,Serbet kane Serbine dhe Malin e Zi. Ne duhet te krijojme infrastrukturen qe tu japim mundesi telenteve ne Shqiperi e ne Kosove te zhvillohen.
Nje gjuhe,nje komb, nje skuader.Ndeshie midis dy kombetareve eshte de fakto fitore per serbo-greket,humbie per kombin,duhet anulluar.
O Shqiptare mos mundohi te behi te gjithe komandante e drejtues ; duhet nje komb nje kombetare ,kush mendon e vepron ndryshe nuk ja don te miren kombit tone , Sa per cunat ku duhet te luajne ;Asnjeri te mos merzitet ,te zgjedhin vete ku te duan te luajne , Nuk e kemi luksin me pas me shume se nje kombetare ,sa me shume te percahet dhe dobesohet kombetarja aq me te dobet e me te pa vlere do te jemi, Sot duhet Nje komb ,Nje shtet ,Nje ushtri Nje ekonomi dhe Nje kombetare ,
Te bojkotohet ndeshja. Qofte nga lojtaret, qofte nga tifozeria. Canaj te shpalle se nuk vjen te luaje dhe tu beje thirrjeedhe shokeve te tij te skuadres te mos marrin pjese as me njerin dhe as me tjetrin ekip. Meqe maskarenjte po punojne per te futur perçarje ndershqiptare, (kjo ndeshje nuk duhet te ishte autorizuar te luhej), le te luhet me ekipet e dyta. Pra asnje lojtar i kombetares te mos marre pjese. Le te lozi ky muti, Bunjaku, po te doje. EDhe ky muti tjeter Duka, ne vend qe te beje maskaralliqe pa fund, do te ishte mire te kishte propozuar organizmin e nje kampionati futbolli mbareshqiptar, ku Peja te lozte me Shkodren, Prizreni me Vloren, Prishtina me Tiranen etj etj. Kjo ndeshje eshte si ajo e dy vellezerve qe vrasin njeri – tjetrin per nje vije uji.
PER mendimin tim ndeshja te zhvillohet dhe te ter te brohorasin per te dy ekipet çfar te keqe ka ktu ky esht nje spektakel mbar kombetar,kur te mbaroj ndeshja nuk ka renci rezultati te filloj festa kaq ku esht problemi ktu.
kjo eshte nje thike me dy presa per ata qe munde ta perdorin……
kjo ndeshje duhet bojkotuar. atje te shkoje vetem halil matoshi me ndonje serb. po te kishim qeveritare patriote ne te dy anet e kufirit,nuk duhej lejuar ndeshja. kjo con uje tek teza e vjeter serbe e ”kombit ” artificial kosovar. kjo teze po merr perparesi nga serbet tani qe humben me lufte. kjo eshte mundesia e vetme e tyre per ti penguar shqiptaret te behen faktor ne ballkan. principatizimi dhe copetimi i metejshem i trojeve shqiptare, con automatikisht ne zhdukjen e kombit shqiptar.
eshte sponsorim sorrosist kjo ndeshje per te penguar bashkimin kombetar. duhet nje JO e madhe.
a jeni te gjith Analfabeta ??????????? Kosova esht shtet dhe i ka e duhet ti ket te gjitha federatat e sportit, ky esht realiteti, edhe un jam me shqiprin por ma para jam me kosoven , kosova esht shtet shqiptar, MOS folni palidhje Shqiptart e Kosoves Jan shum me te mir ne Sport, APO nuk keni sy , Kur te na lejohet me. u bashku me shqipri pastaj jemi nje , por shqiptart e shqipris nuk dojn qe Kosova te bashkohet
Me mire le te jene 2 kombetare te ndryshme.
Ne fund te fundit , do te kemi mundesi te ndjekim me shume gezim 2-fishin e ndeshjeve , dhe do te shpresojme gjithmone ne 2 fronte po nuk doli mire njera , kemi tjetren
Por lerini diksutimet patriotike , Kosova dhe Shqiperia jane shtete te ndryshme sipas ligjeve aktuale nderkombetare.
Fuqite e medha vendosen qe Kosova te jete e pavarur. As mos e shkoni neper mend se do te lejojne te bashkohet me Shqiperine.