Albert Bunjaki shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Shqipërisë

10 Nëntor 2015, 12:33Sport TEMA

Trajneri I përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaku ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion në sfidën miqësore përballë shqipërisë që do të luhet në stadimin e Prishtinës.

Tekniku Kosovar ka grumbullur për këtë takim 19 futbollistë. Risitë e listës së Bunjakut janë afrimi I dy lojtarëve të rinj si Alban Pnishi dhe Hekuran Kryeziu I cili luan në kampionatin zvicerian me skuadrën e Luzernës. Ndërsa pritet të debutojë edhe futbollisti Elbasan Rashani që aktivizohet me Brondbin.

Në listën e të grumbulluarve bëjne pjesë lojtarë si Saimir Ujkani, Loret Sadiku, Mërgim Brahimi apo dhe Enis Malushi.

Gjithashtu në përbërjen e Kosovës është dhe mesfushori I Skëndërbeu Besart Berisha I cili pritet që të jetë pjesë e formaconit titular.

Takimi Kosovë-Shqipëri do të luhet me datë 13 nëntor, ndeshja e cila është cilësuar si festë pas kualifikimit historic të kombëtares shqiptare në kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë./f.b

Lista e perfaqesues se Kosoves.

1. Samir Ujkani
2. Visar Bekaj
3. Loret Sadiku
4. Ilir Berisha
5. Avni Pepa
6. Alban Pnishi
7. Fanol Perdedaj
8. Leart Paqarada
9. Denis Markaj
10. Enis Alushi
11. Eroll Zejnullahu
12. Hekuran Kryeziu
13. Bernard Berisha
14. Valmir Sylejmani
15. Besar Halimi
16. Bersant Celina
17. Mergim Brahimi
18. Shpetim Hasani
19. Elbasan Rashani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje