Partizani nuk njeh bllof, duke mundur në ndeshjen e parë të fazës së dytë skuadrën e Lacit me rezultatin 2-3.
Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” për shkak të rikonstruksinit të stadiumit të Lacit, ishte shume I bukur, ku u dhuruan pesë gola spektakolar.
Një 90 minutësh I jashtëzakonshëm ku nuk mungoi asgjë, fitues dolën të kuqtë që vazhdojnë marrshimin drejt titulllit kampion.
Ndeshja nisi menjëherë vrrullshëm ku që në minutën e 4-tërt, Astrit Fazliu i jep avantazhin Partizanit. Gëzimi I miqëve të kuqve nuk do të zgjaste shumë pasi rezultati barazohet menjëherë me anë të Gocajt në minutën e 5-të.
Ritmi I lojës nuk u ul për asnjë sekondë pasi do të shënoheshin edhe dy gola të tjerë. 15-herë kampionët e vëndit kalojnë sërish në avantazh, ku një pasim I Sukajt në brëndësi të zonës devoijohet nga mbrojtësi Buljan që shënon autogol .
Gjithsesi kurbinasit nuk dorëzohen duke sulmuar portën e Dashamir Xhikës për të gjetur golin e barazimin që do të vinte në mintën e 37-të me antë të sulmuesit Xhejms Adeni që realizoi një gol mjaft të bukur duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Me fillimin e pjesës së dytë skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova hidhet në sulm për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 50-të është mesfushori kosovar Mentor Mazrekaj që realion një super gol nga rreth 25 metra duke mos I dhënë asnjë shans portierit Vujadinovic.
Pas avantazhit Partizani kthehet në mbrojtje duke mos lënë hapsira për kundështarët, duke adimistruar topin.
Gjithcka mbaroi me fitoren e Demave të Kuq, të cilët nuk njohin rival duke udhëhequr kreun e klasifikimit me 28 pikë të grumbulluara./f.b
O Tema,kur jepni lajm sportiv per Superligen, na jepni per ne qe jetojne jashte edhe te gjitha Resultaten e ndeshjeve ne Fundjave si dhe Tabelen e plote,si per Superlige Superligen dhe Kategorine e pare.
Faleminderit per mirkuptimin!