“La Parisien”: Ronaldo ka zgjedhur Psg-në si ekipin e tij të ardhshëm

6 Nëntor 2015, 17:25Sport TEMA

E përditshmja franceze “La Parisien” ka zbuluar fjalët që sulmuesi I Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, I ka thënë në vesh trajnerit te, PSG-së, Loren Blank.

Sipas, gazetës franceze, portugezi i ka thurur elozhe kampionëve të francës për lojrat mjaft të mira që ata po zhvillojnë.

“Skuadra juaj luan shumë mirë. Do të më pëlqente shumë të punoja me ju”. Ishin fjalët që Ronlado I tha në vesht teknikut francez Blank, sipas “La Parisen”.

Në media kohët e fundit është përfolur shumë mbi të ardhmen e yllit portugez, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e madrilenëvë për sezonin e ardhshëm.

PSG-ja e ka objektivin kryesor për ta afruar në skuadër portugezin që do tia plotësonte të gjitha kushtet financiare.

“La Parisien” shkruan në fund se “Cristiano ka një strategji shumë të qartë, kërkon të largohet nga Madridi dhe duket se ka zgjedhur PSG-në si skuadrën e tij të ardhshme.”/f.b

3 komente në ““La Parisien”: Ronaldo ka zgjedhur Psg-në si ekipin e tij të ardhshëm”

  1. toni sport says:

    Keta portugezet jane si puna jone.Njerez me pordhace nuk behen vete tjetri direkt mbas ndeshjes i flet ne vesh trajnerit te ekipit kundershtar nuk behet me i pafytyre njesoj si patrioti i tij ai Mutrinjo kur interi fitoi champions zoteria hipi ne makinen e Perezit mbas finales,apo kur i foli ne vesh Guardioles ne ndeshjen e kthimit kur hyri Ibrahimovic ne fushe perfundimisht soj legenash.

  2. totila direktan prenos says:

    Derisa shenon gola ,eshte e drejta e tij qe ta menaxhoje veten e tij .
    Ndoshta Menaxheri i vet i ka fryre ne vesh Ronaldos per te levizur duke pat parasysh se “TEMPO VA “.
    Ronaldua ,po u afrohet te 31 viteve ne 5 Shkurt 2016 ,pra per 4 muaj dhe ai vete e kupton qe nuk eshte me ai i pari .
    Besoj se edhe REALI e shikon qe nuk e mban me dot dhe po punon Underground qe ti rrit vleren dhe ti mare sa me shume Euro nga shitja e tij .
    Ekipe fantazme qe mbijne dhe zhduken si kerpudhat ,te tille si Chelsea ,M.City ,P.S.G -ja ,Monaco apo dhe vete REALI e ndonje tjeter se kane per gje qe te paguajne per te mare sherbimet e Ronaldos .
    Ronaldua ckishte per te dhene tek REALI qe nga 2009 dhe deri me sot ,e DHA .
    Mund te jene dhe thashetheme ,ku i dihet ,por une e kam cekur qe ne fillim te heres qe perpara 3-4 viteve ne kete forum se :
    1-Ronaldua nuk eshte tipi i lojtarit qe e ZGJIDH ekipin ne ndeshje decizive ,mu per kete koha na e ka treguar .
    2-Portugezet i njoh me rrenje dhe me dhemballe dhe e cuditshmja eshte se ata thuajse qe te gjithe kane FYTYRAT e MURINJO-RONALDOS dhe BEMAT e tyre ,pavarsisht se disa sosh ne kete forum me “JANE VENE NE KOKER te SHPINES ” ,kur thote nje fjale e urte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje