Lorik Cana nuk është Valbuena!

6 Nëntor 2015, 10:03Sport TEMA

Mbrëmjen e së dielës, pas ndeshjes mes Nantes dhe Olimpikut të Marsejës (OM), lojtari i “canaries” bëri një “shllak” në fushën e stadiumit “Beaujoire”. 1090 tifozët e Olimpikut të Marsejës, që kishin udhëtuar në mbështetje të skuadrës së tyre në këtë transfertë, ishin ende të pranishëm në stadium, duke përkrahur edhe Lorik Canën, i cili nuk hezitoi t’i përshëndeste ata. Një skenë që nuk u pëlqeu disa anëtarëve të “Brigade Loire”, një grupi ultrasish të Nantes, të cilët filluan ta ofendojnë lojtarin shqiptar.

Cana u irritua pa masë dhe kërkoi shpjegim karshi tifozëve të Nantes, që u evakuuan përfundimisht nga kjo tribunë. Rastësisht, partneri i tij i skuadrës, Yacine Bammou, i cili donte për ta qetësuar atë, u hodh në tokë nga Cana. Nëse javët e fundit, tifozët e Marsejës u kritikuan shumë për pritjen armiqësore, që i bënë Valbuenës në “Velodrome”, klubi i OM donte të dinte më shumë rreth fatit të ndryshëm të Canës. Një anëtar i “South Winners”, ende në autobus, në rrugën për kthim nga Nanta, në kohën e thirrjes sonë, shpjegon: “Vlerat njerëzore dhe mentaliteti janë më të rëndësishme sesa të fitosh titullin. Cana ka ende shumë popullaritet në Marsejë. Ai është një nga kapitenët me portretin më madhështor në historinë e klubit tonë, që i përfaqësoi vlerat e Olimpikut të Marsejës në mënyrë të përkryer.

Një luftëtar, i cili kishte respekt të madh për tifozët. Cana ishte djaloshi, që vinte javë për javë në grupin e tifozëve, duke ndarë gjithçka me pasionin e tyre. Largimi ishte një përfundim i pashmangshëm, siç ishte më përpara se të vinte te ne, nga PSG-ja. Por, ai gjithmonë e ka mbajtur gjallë dashurinë për OM. Mjafton të shihni imazhet dhe gëzimin pas golit që ka shënuar për OM, kundër PSG-së. Cana ka qenë gjithmonë shembullor, gjatë katër viteve në OM. Ai e ka merituar të jetë pjesë e ekipit kampion të Francës në vitin 2010, por Didier Deschamps kishte vendosur ndryshe.

Valbuena ishte pothuajse aq popullor, deri në këtë verë, për arsye të ndryshme. Ai kaloi shtatë vjet në klubin e Marsejës, por e bëri zgjedhjen e tradhtisë, duke nënshkruar me “armiqtë” e Lionit. Sot, ndoshta rivaliteti me Lionin është më i fortë se rivaliteti ndaj PSG-së. Ata që nuk jetojnë me filozofinë e OM, çdo ditë, gjatë gjithë vitit, nuk mund ta kuptojnë këtë tradhti. Por, Lorik Cana nuk është Valbuena. Ndërsa ka shkuar te një klub rival, Nantes, pas një pasazhi të gjatë jashtë vendit, ky transferim nuk është ndier aspak si një tradhti. Cana do të jetë i respektuar në “Velodrome”, në sfidën e kthimit, para dhe pas takimit. Vlerat e njeriut dhe mentaliteti, sikurse thamë më sipër, janë më të rëndësishme se titujt e fituar.”

Shkruan “footballclubdemarseille.fr”

9 komente në “Lorik Cana nuk është Valbuena!”

  1. moralisti says:

    Artikull shume i bukur por kur ban moral dhe shkruan per vlera edhe gazeta tema artikulli dhe fjalet e humbin kuptimin e tyre.

  2. Mynyr says:

    Ooo perkthejeni shqip e jo me Google translate!
    Gazetare copy paste…

  3. LIKJA says:

    S’po mundena me kuptu se ç’ka asht dasht me thane ne kete shkrim.

    1. Janullatos ngrenesi says:

      Or tejjjj Likja
      Ta perkthej une shqip shqip.
      Lorik Cana eshte futbollist, eshte kapiten, eshte trim eshte shqiptar….. por mbi te gjitha eshte njeri.
      A e kuptove or tejjjjj…?

  4. Dak Ulqini prej Bostoni says:

    O Ku je mor TFGs e TFGS1
    Keta te krishteret e dashkan shume sunitin Cana, cuid pse paskan vlera keta sunitet. Apo ato qe therrasin vritni Kroatin qe te mbetet Shqiptari pa vella!!!!!!!!!!!!!
    E kuptoni more frikacak qe fshiheni si minj pas pseudonimeve dhe shani e stershani se jeni njerez per gjynah, shkoni tek prifti tju kendoj ndonje lutje o mjeran q e flisni shqip, se kushedi cfar rrace jeni.

    1. I Hoti says:

      Mos u merr me grekertruthare …e kane nga frika qe u k hyre deri ne palce! nuk u del qe andej……….

    2. Ben says:

      O Dak Ulqin kari ik mor legen muslimut. Po ty kush ta shkerdhy stergjyshen Sulltani e te beri nga Mark ne Abdullah mor sperm turke

  5. oso kuka says:

    e kam pare ne stadium golin kunder psg ?

    1. yeeeep says:

      na plasi t… ne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje