Arrestohet Benzema, i bëri shantazh Valbuenës për një video erotike

4 Nëntor 2015, 12:44Sport TEMA

Ish-sulmuesi i kombëtares së Francës, Djibril Cisse është shoqëruar së fundmi në polici dhe është marrë në pyetje nga policia mbi një tentativë shantazhi. Cisse u lirua më 13 tetor, pasi forcat e rendit kryen edhe disa kontrolle në banesën e tij. Tashmë bëhet e ditur nga mediat franceze se policia ka arrestuar edhe sulmuesin Karim Benzema, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas agjencisë së lajmeve, “AFP”, Benzema u shoqërua në ambientet e policisë në mëngjesin e sotëm (09:00), përpara se të arrestohej. Çështja ka të bëjë me një hetim të nisur në korrik të këtij viti mbi pretendimet që Valbuena, i cili luan me ekipin e Lyon-it, ishte viktimë e një tentative shantazhi.

Në tetor, prokurori i kësaj çështjeje foli mbi arrestimin e Djibril Cisse: “Cisse u arrestua, në lidhje me hetimet e hapura nga rajoni i Versajës më 31 korrik të 2015-s”. Sipas deklaratës, ky krim mund të dënohej deri në 5 vjet burgim. Më 15 tetor, gazeta franceze “Le Parisien” e kishte përmendur edhe përfshirjen e sulmuesit të Real Madridit në këtë ngjarje, duke shkruar se emri i tij ishte përmendur në disa nga telefonatat e përgjuara./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje