Jean Todt: Schumacher po lufton ende, por...

1 Nëntor 2015, 14:08Sport TEMA

 

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, ka qenë dje i pranishëm në Meksikë, aty ku sot në mbrëmje do të zhvillohet gara e radhës e Botërorit të Formula 1. Francezi ka bërë një nga daljet e pakta publike në pistat e garave të automobilizmit që kur ka marrë detyrën e re. Ai ka folur për pilotin gjerman Michael Schumacher, duke konfirmuar se ka bërë një vizitë në shtëpinë e tij gjatë kësaj jave.

“E takoj shumë shpesh Michael dhe ju them se ai ende po lufton”, tha Todt, që bashkë me Schumin fituan 5 tituj kampionë radhazi në Botërorin e Formula 1 në vitet 2000-2005. “Michael për mua është një shok u ngushtë, familja e tij është shumë e afërt për mua dhe unë jam gjithnjë shumë pranë tyre. Ne duhet të gjithë ta mbështesim dhe të luftojmë me të”, u shpreh me tej Jean Todt.

Schumi, fitues i 91 garave në Formula 1, një rekord, ka pësuar një aksident teksa garonte me ski në Alpet franceze. Ai u dëmtua rëndë në kokë dhe bëri dy operacione. Pasi qëndroi për gati 5 muaj në spital, ai u transferua në shtëpinë e tij në Zvicër ku dhe ndodhet nën kujdesin e një ekipi të madh mjekësh. Mediat raportojnë se ai ka humbur shumë në peshë dhe nuk dihet ende se kur di do të rikthehet në gjendjen e mëparshme./Telesport

1 komente në “Jean Todt: Schumacher po lufton ende, por…”

  1. Vizioner says:

    Por….,cfare???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje