VIDEO/ Ja si pritet të jetë "Arena Kombëtare"

30 Tetor 2015, 16:25Sport TEMA

Kualifikimi i përfaqësuese shqiptare për në finalet e Euro 2016-të i hapi dritën jeshile edhe përfundimit të bisedimeve për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, që do të jetë pikërisht në vendin ku sot ndodhet stadiumi “Qemal Stafa”.

Premtimi publik i kryeministrit për mbylljen e procedurave të këtij projekti ka vënë në lëvizje të gjitha hallkat. Projekti i konsorciumit italian Serenisima, është përzgjedhur prej më shumë se një viti fitues.

Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Sigurisht ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe shërbime të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy, në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.

Për ndërtimin e tij është kërkuar gjithmonë një garanci prej 6 milionë eurosh në vitin e parë, e më pas kjo shumë do të kishte një trend progresiv deri në fundin e 35 viteve të koncensionit. Ky është dhe ngërçi kryesor që ka ndalur nëpër zyra projekt-idenë pa gjetur një zgjidhje prej kaq kohësh.

Megjithatë konsorciumi italian, që në fillimin e diskutimeve ka patur si opsion shitjen e projektit nëse nuk do të arrihej marrëveshja për pikat e kontratës dhe duket që zgjidhja të jetë pikërisht kjo, pasi kompania ndërtuese do të jetë një firmë shqiptare.

Burime konfidenciale për Top Channel pohojnë se ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar do të fillojë me blerjen e këtij projekti për një shifër rreth 5 përqind të vlerës së ndërtimit të projektit, që është parashikuar të shkojë në 50 milion euro.

Prishja e “Qemal Stafës” mendohet të fillojë në muajin janar, një proces që do të zgjasë rreth 5 muaj, por përpara saj do të zhvillohet një ndeshje e fundit e përfaqësueses Kuqezi, që do të jetë miqësorja e 17 nëntorit, për këtë arsye ka filluar edhe përmirësimi deri në 1100 lux i ndriçimit të “Qemal Stafës” këto ditë. Por, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar sa i përket kundërshtarit tonë  në këtë miqësore. Kroacia është tërhequr, ashtu si edhe Polonia, e cila kishte si opsion luajtjen jashtë Shqipërisë.

Gjithsesi, mendohet që kjo do të jetë miqësorja e dytë e muajit nëntor pas asaj që do të luhet me Kosovën në Prishtinë./TCh

21 komente në “VIDEO/ Ja si pritet të jetë “Arena Kombëtare””

  1. fieraku4u says:

    STADIUM KOMBETAR ME 22,000 VENDE, SHUME I VOGEL. PO BEHET GJITH AI INVESTIM, DHE GJITH AJO PARA. DHE NE FUND NJE STADIUM ME 22,000 VENDE.

    MINIMUMI 30,000 VENDE TE ISHTE NDERTUAR.

    1. Agjenti 009 says:

      Prishja e stadiumit me te madh te vendit dhe jo ristrukturimi i tij ne vend te atij te Elbasanit, ishte nje SKANDAL i pa llogjikshem!
      Mund te prishej stadiumi karakatine i “DINAMO-s_ dhe atje te ndertyohej stadiumi i ri,jo 20 mije vendesh,por 30-35 mije vendesh!
      Se dyti arsyeja kryesore e prioshjes se stadiumit “QEMAL STAFA” eshte kryekeput POLITIKE,vetem per te hequr emrin e HEROIT KOMUNIST “QEMAL STAFA” qe ky stadium e mbajti per 70 vjet!
      Venia e emrit FALLCO te stadiumit te ri “ARENA KOMBETARE”,eshte njelloj sic i vuri Ramiz Alija te gjitha objekteve emrin e ENVER HOXHES!!
      Cilet pyeti ky kryeminister megalloman ne kulm per ta prishur kete stadium dhe per te hequr emrin e QEMAL STAFES???
      EDI RAMA nuk e rregullon kurre imazhin tend fallco si anti komunist me kellira te tilla!
      TURPI TE MBULOFTE PERJETE o sherbetor i FASHIZMIT!!!

      1. Aleksander says:

        Mund te pyetet gjithe opinioni mbareshqiptar me kete rast se ç’emer deshiron ti vere stadiumit.Ky do te ishte nje hap i zgjuar, demokratik dhe i pa kontestueshem.Nese populli do qe stadiumi te vazhdoje te mbaje emrin qe ka …PERSE JO !?-Do te ishte gjithashtu nje gur i rendesishem ne themelet e bashkimit mbarekombetar qe kometarja jone po e ben me mire se politika.Para ca ditesh u operova ne nje spital ketu ku jam dhe ne nje vend te dukshem eshte vendosur nje pllakate bronxi qe shkruan se emri i ketij spitali u vendos nga qytetaret e ketij qyteti pas referendumit.Spitali quhet “Cardinal Massaia” dhe eshte ndertuar me 2004-2005 ne Asti te Italise.Qytetaret le te marin INICIATIVE dhe te mos rrijne e bejne sehir se ç’do te vendosin politikanet apo barkmedhenjte e Fshf …e kote pastaj te qahemi e ankohemi.Demokracia eshte PJESEMARRJE dhe jo perjashtim apo veteperjashtim.Mund te filloje edhe nga ky forum .

    2. bledi says:

      Stadiumi duhet te jete 30 000 vendesh dhe te ndertohet jashte Tiranes…ndoshta diku afer aeroportit ku ka dhe hapesire te mjaftueshme.

  2. boni says:

    Pra qenka vendos atehere. Nuk do u ngritka stadium, por QTU. Turp per shqiptaret. Po lerini o injorante stadiumin sic eshte, pasi ka edhe piste atletike. Ngrini nje stadium modern jashte Tiranes, per te shmangur trafikun, parkimet dhe trazirat nga tifozet.
    Gjeni nje zone diku afer Vores dhe planifikoni edhe ambiente te tjera sportive. Mos lini nam duke i hadhur paret kot ne mes te qytetit. Askush ne bote nuk ngre stadium te ri ne qytet, por jashte tij.
    S’ka tifoze Shqiperia, se po te kishte tifoze KUQ E ZINJ OSE PLISA do te ngriheshin. Mesa duket kemi vetem KOQE ZINJ dhe PISA.

  3. miti pau says:

    Opo kshu ne filmim i bukur eshte po kur pa?

  4. Pelasgian says:

    Qellimi eshte per me vjedh token e stadiumit dhe ta bejne kulla e qendra tregtare!

  5. kasapi says:

    epo nuk kan mendu per tifozat.
    kan mendu sesi me ndertu dyqane..dhe restorante n maj t shtylles s tensjonit!
    si bicim oxhak lokomotive me avull…

  6. tani says:

    KY stadium eshte nje turp I madh,sepse nuk ka piste vrapimi,,apo do I lini atletet te vrapojne rrugeve,qeveri haromash jeni….

  7. Uji i ftohte says:

    Jam dakort me fierakun-30,000 vende.

  8. kasapi says:

    c osht mer ky stadjum shkerdhat!
    turp!
    s ka fare lidhje me sportin,traditen,kombin!
    ngrehuni n protesta dhe hiqeni kte mut stadjum belldum dyqan hajvan qe don me shit ed roma ke shqiptart.
    se ed roma e ka bo tironen qytet te pajetueshem me betone e pallate tip getosh ..edhe kjo ngrehin na duhet ,qe te behet muti mullar,me ate kullen si cibuk katunari..
    ngrehina duhet te jet vec stadjum.
    stadjumi duhet te jet te pakten me kapacitet 40 mij shikues!
    per nji qytet 1 miljon banorsh si tirana,per nji shtet 4 miljonsh si shqipnija,stadjumi 40 mijsh do ishte nje zgjidhje e nivelit mesatar.
    ne irlanden e 4.5 miljon banorve dhe ne dublinin e 1 miljon banorve ,ke nji stadjum futbolli prej mbi 65 mij vendesh,e te mos flasim per stadjumin e rogbis qe esht 80 e kusur mij vende…
    prandaj mos e lini ramen te pshurr tiranen sic ka ber der me tash me betonet e pallateve si kazarma ushtrie shumkatshe.
    duam stadjum dinjitoz futbolli,te mbeshtet ne arkitekturen kombtare dhe jo sallone ku kurvat e lyme me bojna pikturistesh te blejn parfume dhe sapun me er qe te maskojn kuterbimin e pidhit te shpartallu shjkaperdhyeshem ne pune e tyre te pista karakurvnore!
    dhe ne ate vend qe ka esht problem parkimi,prandaj duhet te behet zgjidhja,parkim posht stadjum siper. komplet stadjumi te ngrihet mbi parkim nentoksor. kjo do ishte zgjidhja me moderrne dhe efikase e jo ajo kulla e veriut si ato oxhaqet komuniste te fabrikave te proletarjatit qe nzirrnin vec tym t zi…
    popull ngrehu se jua futi klyshi i tradhtarit!
    e ka n gen tradhtin.
    ca s ben ai per me fitu pare
    asgje nga premtimet qe beri s mbajti. as 21 janar,as sal para gjyqit,as terci e verci qe premtoi si pordha neper brek!

  9. askushi says:

    logjika eshte qe stadiumi qemal stafa te ruhej madje te rregullohej fusha dhe mjediset brenda dhe jashte ne menyre qe te ishte optimal per ndeshjet e kampionatit shqiptar se perndryshe ekipet e tirones nuk kane ku te luajne ndeshjet vecse tek selman stermasi i cili gjithashtu eshte privatizuar nga tirona. jam shume dakord me pjesen me te madhe ketu se duhet stadium me kapacitet me te madh se 22 mije vende dhe se ky stadium me kete kosto mund te ndertohej diku jashte tiranes per shume arsye kryesisht infrastrukturore sic jane numri me i bollshem parkimesh, numer me i madh vendesh te ulura dhe ata qe kerkojne te pasurohen me ambientet tregetare sigruisht ndonje si samir mane mund te ndertonin ndonje hotel pane stadiumit te ri.

  10. albti says:

    Keni per ta pare kur te vidhen prap fondet per kte ndertim.

  11. mondi says:

    cja fusni rikut kot. Gjithe bota po nderton stadiume me restorante, me qendra tregtare, kinema, muze per klubet e qytetit, dhe qe te jete i vizitueshem 24 ore ne 7 dite dhe te kete fitime, ju flisni gjith komentuesit brockulla me bisht. Stadiumi shqiptar aq duhet 22 mij vendesh nuk duhet me shume sepse ka kosto mirembajtje. Dakort jam qe te kete dyqane , kinema qendra tregate brenda ne ambjentet e stadiumit edhe muze per klubet e kryeqytetit. Hajt ciao.

  12. regjija says:

    22 mij vende!!
    a do behet stadjum kombtar apo fush sporti per cerdhet e lagjes!!!?
    nese behet i madh kushton me shum ndertimi por jo mirmbajtja,sepse si te kesh nji autobuz per 50 vet edhe nji per 20 vet,perseri nji shofer do paguash per ta nga autobuzin. edhe dy pikla naft me shum,qe te rikthehen nga biletat e pasagjerve shtes disa her me shum fitim.

  13. Excs says:

    Cilesisht duhet te futet ne kategorine luksoze dhe te perdorshem dhe per aktivitete muzikore. Nuk duhet te shikohet shume ceshtj e hapesirave per parkim. Eshte stadium brenda qytetit dhe ne ndeshjet e futbollit ne kete stadium qe femije shkonim me deshire ne kembe. Mund te shkosh kudo apo te shkohet dhe me transport publik deri 10 apo 20 minuta larg stadiumit, qofte edhe te ashtuquajturit tifoza VIP. Eshte absurde te mendosh per nje parkim gjigand per te pare ndeshjen ne mes te qytetit !

  14. $$$$ says:

    Stadiumi duheshe bere i madh dhe jashte qytetit .
    No go

  15. edi las vegas says:

    orrrrr injorante qe skeni pare bote kurreeeee ce doni nje stadium prej 20 mije vende shqiperia do nje stadium 40 mije vende llogaritni ,or debil cfra bahet pas 10 vitesh orrrr injoro ku dofuten mileti me ba brazilin spanjen italin duhen 60 mije vendesh me pa keto orrrrrr derraaaaa pylli bani nje stadium per 30 vjet jo 3 vjet si elb si stadium shkollash te mesme ne usaaaa

  16. fieraku realist says:

    Bera nje kontroll te shteteve qe jane pak a shume sa Shqiperia me popullsi,edhe pashe qe ato stadiumin kombetar e kane diku tek 30-40 mij vende.Shtete si Finlanda,norvegji,Bjellorusi,Armenia dhe Georgia kane stadiume 50 mije,ndersa Qipro ka stadium prej 23 mije vendesh.Ndersa Malta ka nje stadium prej 18 mije vendesh.Atehere cfare te themi me per SHqiperine edhe Edi ramen,,qe nderton stadium prej 22 mije vendesh me koston e nje stadiumi qe mund te ndertohesh 30 mije vendesh.

  17. Murlani says:

    Stadiumi Qemal Stafa duhet te behej rikonstruksioni i tije dhe do te dilte me 30 mije vende . Edi Rama nuk duhet te merret me ndryshime emrash pa referendum popullor si Saliu se do te futet ne historine e njerezve pa histori .

  18. regjija says:

    ed rama i hongt bolet qemal stafes!
    qemali ka pas qen kollos! edhe pse i vogel nga trupi. e kishte burrnin si mali i dajtit mbi tiran! e tregoji veten e tij ne gjyqin fashist te shkodres sesi qendroji dhe sesi foli!
    e tregoji vetveten edhe sesi vdiq,me arm ne dor.
    kurse ed ram pikturisti don me e mshi “me t futme” nga jeta e shqiptarve. sjellje e keqe e edi rames kjo,qe ka deformome te personalitetit: edhe don te hiqet antikomunist,edhe esht lider i partis qe perfaqson historin e komunizmit e te shtreses pasuese te komunisteve te djeshem ne pushtet.
    edi,edhe don te jet kryeminister,njeri me laps ne dor pra qe ben llogari ekonomike,industri,bujqsi turizem,,, si mehmet shehu dikur qe merrej me ekonomin e shtetit,edhe nga ana tjeter i perdor lapsat per me bo vizatime ylbere trengjyrshe si flamuret e pederave dylber..
    edi,edhe premtoi zbardhjen e 21 janarit te Lul Bashes,futjen e sales para gjyqit,etj etj,edhe esht vet i lidh me 21 mij fije me salen,edhe me lulin jep e merr terhiq e lesho!!
    edi,edhe hiqet properndimor i flakt,katolik,edhe shkon dhe harbon me sulltanin myslimon aziatik erdogan!!
    sic duket ,ke edi ka ndiku keq,se eshte nje miksture amalgame e pangjitshme e origjines se tij gjenetike,edhe i djatht edhe i majt,(a nuk thoshte dikur pertej te djathtes e te majtes?)edhe kundra partis punes,edhe me partin e punes(nip i bllokmenve te kuq),…
    dhe se fundi,kjo amalgam e cuditshme qe quhet edi rama pasqyrohet edhe ne religjion: nji familje kku ngjiten burri katolik gruja myslimone nji fmij ortodoks dhe bebja e fundit i lene ne deshir te tij(dor te fatit) se cfar religjioni te zgjedh vet(ndoshta budist,se der pas nja 20 vjetesh kina do jet si amerika sot thon)!!
    a nuk jan te gjitha keto premisa,kauza,qe cojn ne deformimin e personalitetit te njeriut a?
    e si mundet nje person i vetem te perballoj te jet pak nga te gjitha keto te marra se bashku?!!
    a pihet kafja edhe me sheqer edhe me kryp? te quajn te cmendur po ta besh ne kafene.
    kshtu edhe edi i shkret!
    po ka gjet shqiptaret qe jan te ballkanit gomeret,dhe po pellet si gamor myzeqeje ne diell vere!!!
    kurse qemal stafa ishte njeri me personalitet te jashzakonshem,packa se kauza e tij deshtoi sepse nuk ishte kauz per toksore,por per qenije aliene,me tipare te tjera biologjike dhe socjologjike. njerzit kaq e kan kapacitetin. te zhvillohen si vampirat,duke ja fut njoni tjetrit,duke shfrytzu njoni tjetrin,duke fut n pun njoni tjetrin.
    ka qenije aliene te cilat kan formate te tjera psikologjik. ku t ja fusesh tjetrit dhe ta shfrytzosh sic bejn toksoret,esht njelloj sikur te kerresh nje sy qe te shikoj tjetri gjithcka!!!!
    megjithate edhe kaq,njerzit human duhet te vendosin vet per respektimin e figurave te tyre historike me vlera kombtare ,si qemali,dhe te mos e lejn ne dor te gjatosh palloshve qe e kan mendjen tyryfiu,poplli s ka buk me onger dhe merr rruget neper bot duke ul dinjitetin kombtar te ren pertok,kurse pikturisti mpreh kalemat tringjyrshe per me bo vizatimin e rradhes ne zyren e shtetit,me kalu kohen dhe me i shit neper bot si geshtenjashites!
    mblidh mendjen o ed dhe bohu serjoz se ata serbt ta vun njihetr ne dukje qe je i papergjegjshem.
    mblidhni mendjen njerez dhe zgjidhni personalitete serjoze e jo ca “gangsterra fshati” apo “cuna qyteti” apo kaubojsa qe bien prej Hene ne parlament!!!
    hiqini te gjith! duke fillu nga sala e edi dhe jepjani votat …. po kujt t ja jepni??!!
    e ku ka shqiptar te mir?!!
    …………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje