Drejtuesit e Skënderbeut bëhen paranojakë: Na janë vënë të gjithë kundër, media, rivalët dhe FSHF

29 Tetor 2015, 12:49Sport TEMA

Drejtuesit e Skënderbeut janë bërë me paranoja pas humbjes me Partizanin. Disfata e parë në këtë kampionat, humbja e kreut të Superiores, duket se i ka trazuar jo pak mendjet e kampionëve të vendit në fuqi. Akuzat ndaj gjyqtarëve, disa zyrtarëve të FSHF-së, por edhe tifozëve të Partizanit, të cilët i quajtën “llum”, të bëra që në fillimin e kësaj jave, tregojnë se te bardhekuqtë është pjekur një bindje. Sipas saj, të gjithë janë vënë kundër Skënderbeut dhe duan ta rrëzojnë nga “froni”.

Një status të tillë nuk do ta humbasë kurrsesi skuadra e trajnerit Josa, sepse pesë vite radhazi kampion, veç të tjerash, krijojnë edhe “vartësi psikologjike”. Mirëpo, në futboll, si kudo në jetë, nuk mund të jesh gjithmonë i pari, sepse kudo ka konkurrencë, ka edhe “parakalime” të llojit Partizani, çka ndodhi pas përplasjes direkte të së dielës së kaluar.

Me këtë realitet të jetës njerëzore nuk po përshtaten më juglindorët, që flasin për “pusi”, “prapaskena”, “kurthe” e gjëra të këtij lloji. Pas raportit të djeshëm të “Federbet”, që hidhte dyshime mbi ndeshjen e Ligës së Europës, Sporting Lisbona-Skënderbeu 5-1, si e trukuar, reagimi i parë i klubit kampion ishte ironik. Pastaj flitet se një klub shqiptar e ka shtyrë apo informuar “Federbet” për trukimin e ndeshjes në Lisbonë…

Pak më vonë, ka ardhur qëndrimi i radhës në faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook, i cili, më shumë se përgjigje, është njëlloj karikimi për lojtarët korçarë, duke u vendosur atyre përballë “armiqtë” e shumtë, që duan t’i zbresin nga “froni”. Megjithatë, evidentimi i medias, FSHF-së dhe rivalëve si kundërshtarë me një “emërues të përbashkët”, tregon se “vegimet”, për të cilat folëm në fillim të shkrimit, janë nga ato që ia kanë prishur gjumin Skënderbeut.

Në prag të ndeshjes së javës së 9-të të Superiores, kur juglindorët do të presin në shtëpi Flamurtarin, klubi i “qytetit të serenatave” ka bërë thirrje për bashkim, për t’iu kundërvënë “armikut”. Një status i tillë është hedhur në Facebook rreth orës 11:20, por më pas është fshirë, nuk dihet përse: “Të gjithë në mbështetje të mbretit, për të ecur drejt titullit të 6-të radhazi dhe të 7-të në histori. Ta mbështesim klubin në këto ditë, ku të gjithë, “media + FSHF + rivalë”, po bëjnë çmos për ta ulur mbretin nga froni. Neve, bashkë, “klub + tifozëri + ekip” nuk na ndal askush, nëse jemi të bashkuar…”

Një thirrje prej Skënderbeu, të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, emrin e të cilit mban klubi korçar, që shekuj më parë thoshte thelbësisht për bashkëluftëtarët e vet në përballjen me hordhitë osmane: “Merrini disa thupra dhe provoni t’i thyeni një e nga një. E shihni sa e lehtë që është. Bëjini të gjitha bashkë dhe provojeni që nuk do t’i thyeni dot. Pra, duhet bashkim për të mos na mposhtur armiku.”

Njëlloj kushtrimi ky për Josën dhe të tijtë, për tifozët korçarë në prag të sfidës me kuqezinjtë e Vlorës, teksa nuk e durojnë dot ta shohin Partizanin para vetes. Të kuqtë, bashkë me rrëmbimin e vendit të parë, e thumbuan edhe në këtë mënyrë rivalin për titull, pas fitores në “Qemal Stafa”: “Partizani e zbret nga kali Skënderbeun!” Për “fronin”, që prej 5 vitesh e mbajnë bardhekuqtë, është herët të flitet, sepse kampionati nuk ka mbyllur akoma fazën e parë, nga katër të tilla./Telesport

10 komente në “Drejtuesit e Skënderbeut bëhen paranojakë: Na janë vënë të gjithë kundër, media, rivalët dhe FSHF”

  1. elona says:

    Une per vete jo vetem e besoj por jam e sigurte qe Tan Takja i ka shit gjithe ato ndeshje bashke me ate spitullaqin Shkembin.Por kete rradhe Gazi do ta shk.,.dhej fare Tan Taken.Jo per gje,po ai ka me shume borxhe se Tani dhe lufta eshte me e madhe :-PPP

  2. John says:

    Doni nuk doni Skenderbeu eshte ekipi me i sukseshem shqiptar te pakten per keto 25 vitet e fundit.

    Ka shume rruge akoma kampionati. Do te shohim

    1. enter''" says:

      mos do thuash 5 vitet e fundit ?

  3. BOBI says:

    -PERGJIGJE SHKRIMIT TE MESIPERM –..-A NUK ESHTE KUNDERVENIE E HAPUR NDAJ EKIPIT TE SKENDERBEUT —GOLI —I PAREGULLT— I LEJUAR –ME DESHIRE– NGA –GJYQTARET– NE TAKIMIN E SKENDERBEUT ME -partine e kuqe??_-Thoni -jo–por ky –gol–pederast– u vertetua me ze dhe figure tek –moviola sportive–qe ishte –OFFSIDE–I PASTER-.-AT’HERE CFARE PERGJIGJE MUND TE NA KTHEJNE ATA QE SHKRUAJNE NE KETE GAZETE??-A MUND TE NA TREGONI REALISHT-JU LUTEMI NE RAST SE KENI NJE FIJE NDERGJEGJE-E NDERSHMERIE–SI DO TE ISHTE RENDITJA REALE E SUPERLIGES SHQIPTARE??–KUSH DO TE ISHTE FAKTIKISHT NE VEND TE PARE–SKENDERBEU-APO-partia e kuqe -e gayve alabake-.A nuk eshte faktikisht gjyqtari- REJDI AVDO-qe lejoi golin e paregullt te partise se kuqe-nje –pjestar I zjarte dhe aktiv-i grupimit-guerlias-te pariii/zonit- qe ne mengjes vesh bluzen e kuqe dhe ne darke gjykon ne favor te skuadres se tij te zemres–partiii/zoni??–A NUK ISHTE EKIPI I parti/zonit–AI QE VENDOSI DHE VULOSI PER – 3-SHEN E GJYKIMIT -tironas- a nuk ishte parti/zoni -qe vendosi qe ndeshja te mos luhej te henen por te djelen-kur FSHF-MENDOI DHE DHA NJE LAJMIN SE PAS TAKIMIT TE LODHSHEM TE SKENDERBEUT ME SPORTING -NDESHJA TE SHTYHEJ NJE DITE ME PAS??–KUSH ESHTE FAJTOR DHE KUSH KA TE DREJTE???PRESIM PERGJIGJE REALISTE-…-NGA TIFOZERIA KORCARE-..

  4. Mentari says:

    Nuk kane shitur asnje gje por ky eshte futbolli shqiptar pa futbollistet Kosovar.Mos shikoni Kombataren se ajo kombetare nuk eshte e shqiperis por eshte Kontribut I Energjse kosovaredhe duhet te mesojme nga ajo energji.Kemi 25 vjet jashte shqiperise dhe nuk kemi asnje Yll kurse kosovaret nxjerrin Yje cdo vit,eshte e lehte per ta e pranuar

  5. enter''" says:

    Ujqerit e debores hahahahahahah, po ujqer jo te debores ka? ahahahahaha

  6. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ha ha ha
    Ju jane vene kunder ???
    Shisni dhe blini u ujqer , se ky eshte futbolli q

  7. Arsyeja says:

    Te thuash se eshte trukuar ndeshja Sporting – Skenderbeu, do te thote se Sportingu paska patur shume frike nga Skenderbeu dhe i paska ofruar pare Skenderbeut ne mes te Portugalise. Dhe Skenderbeu per te fituar ca pare, e paska toleruar Sportingun qe te fitonte.
    Idiotesira te tilla vetem njerezit dashakeqes dhe zemer zinj mund te fantazojne, se ketu asgje nga keto nuk qendron.
    Sportingu me buxhet 130 milion euro, perballe Skenderbeut me buxhet as 1 milion euro eshte njesoj sikunder te matet miu me buallin o idiotet e shekullit qe nga zemerligesia nuk dini c’te shpifni.
    Sa per ate qe Partizani favorizohet nga arbitrat dhe F.Sh.F ju kujtojme takimin e kaluar ne Durres midis Partizanit dhe Skenderbeut, ku arbitri Krivens Meta anuloi kot golin e Radasit dhe ajo ish aq ashiqare sa Federata u detyrua ta deninte arbitrin me dy ndeshje, por ama Partizani i mori qyl piket dhe Skenderbeut ju hoqen kot piket.Po qe Partizani ne cdo ndeshje po kontestohet se me Flamurtarin keshtu, me Puken keshtu, me Lacin keshtu.
    A nuk tregojne keto se kemi nje vazhdimesi rastesh abuzive ne favor te Partizanit?
    Nuk zihet dielli me shoshe more zoterinj. De fakto de jure.

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Kush tha qe eshte keshtu si thua ti ?
      Bastet jane vene per 3+ gola.
      Ketu fillon trukimi , pa qe do humbte Skenderbeu e dinin te gjithe.
      Edhe vete Skenderbeu po shkonte per te humbur.

  8. riti says:

    o skenderbegas mos u mirzisni more cuna ,Sot per sot vetem korca ka ekip ,prandaj ju sulmojne ,Jam nga tirana por mendoj se partizaani don dhe pak kohe te arrije skenderbeun ,prandaj te punoje dhe shume biles , Ne fund te kampionatit mendoj se korca do te udheheqe me 8 pike plus ,kane diference te madhe ,ketu do jemi dhe do e shohim ,partizani luan vetem ;dru me pre ,pa harmoni repartesh ,pa embelsi organizimi dhe konkludimi ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje