Skënderbeu përfshihet nga hije dyshimi për trukime në Europa League.
Kjo pohohet nga një raport i kompanisë së monitorimit të basteve, Federbet.
Sipas kësaj të fundit, Skënderbeu dyshohet se ka trukuar ndeshjen me Sportingun e Lisbonës.
Federbet thotë se janë vërjetur anomali në momentin që janë hapur bastet live për këtë ndeshje.
“Federbeti e konsideron ndeshjen mes Sportingut të Lisbonës dhe Skëndërbeut, të luajtur me 22 tetor 2015, (e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Ligë), të dyshuar për trukim.
Dyshimet filluan në momentin që nisën në vendosjen e basteve të shumta gjatë zhvillimit të ndeshjes live (në pjesën e dytë), ku vendosja e basteve over (lart me gola), vazhdoi të binte, ndërkohë që logjikisht duhej të ngrihej. Rezultati 5-1 i vërtetoi këto dyshime.
Janë monitoruar në dy raste të mëparshme nga Federbet, ku në të dyja rezulton që kanë qenë ndeshje të dyshimta të Skëndërbeut.
Që nga viti 2002 ne kemi qenë në dijeni të ndeshjeve të dyshimta të luajtura në Europë, në të cilat në shumicën e rasteve kanë qenë të përfshira ekipe shqiptare”, thotë sekretari i përgjithshëm i Federbet-it Françesko Baranka.
Skënderbeu e humbi ndeshjen 5-1, ku shkaktoi dy penallti, ndërsa një lojtar i saj, Hamdi Salihi, doli me karton të kuq që në minutën e ’26.
Skënderbeu u akuzua për trukime edhe gjatë ndeshjeve me eleminim për Champions League.
Ndërkohë, përveç këtij rasti, Skënderbeu përmendet edhe në raportin vjetor të FederBet. Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, ajo e zhvilluar me belgët e Ostendes në muajin janar të këtij viti, ku kampionët e Shqipërisë humbën 0-4.
Sa u përket skuadra të tjera të përmendura në raport, ato janë dy; Laçi dhe Flamurtari.
Kurbinasit citohen në raport për dy ndeshje të Ligës së Europës; të parën ndaj sllovenëve të Velenjes e zhvilluar në Shqipëri dhe e mbyllur në barazim 1-1. Ndeshja tjetër, për të cilën Federbet akuzon fituesit e Kupës së Shqipërisë për trukim, është ajo me ukrainasit e Zorya-s, e zhvilluar po në Shqipëri dhe e mbyllur me rezultatin 0-3.
Flamurtari dyshohet për ndeshjen e zhvilluar ndaj gjeorgjianëve të Bolnisit, e zhvilluar po në Shqipëri dhe e fituar nga miqtë me rezultatin 1-2.
Dyshimet për trukime, FederBet i bazon në lëvizjen e koeficientëve dhe të shumave të parave të vendosura gjatë lojës “live” për këto ndeshje.
He more “trimat” e Skenderbeut cfare keni per te thene tani ?
S’late ndeshje pa shitur e pa blere.
Nese akuzat vertetohen , Skenderbeu duhet te perjashtohet edhe nga kampionati se na nxiu faqen.
Jane akuza kto . Po te largohet Skenderbeu nga kampionati do kthehesh ne vitet e erreta kur interesi per kampionaitin shqiptar ishte zero . As e dinte njeri qe ekzistonte futbolli shqiptar , Skenderbeu te futi ne harte . Po doli ndonje me i sakte hajd se po presim se 5 vjet me rradhe u be shume monotone .
Shko mor bole! Se prape ne origjine do kteheni. E do luani derby me Maliqin. Ne 80 apo 90 vjete futboll 60 ne kategori te dyte.
Jo mo jo. Ska mundesi! Nuk ben Takaj dhe Skenderbeu te tilla gjera. Bie fjala ne Kroaci me Dinamon edhe pse ishin me dy lojtare ne shume hengren edhe nja 3 gola te tjere. Apo ne Irlande qe u kthye rezultati 5 min e fundit. Se keta jane skuadra me e mire ne Shqiperi. Kalojne ture ne Europe kur luajne me skuadra fshati si ne Moldavi dhe Irlande.
Skuadra fshati u rane dhe ktyre te tjerave po s’kaluan turin . Ne jane ato skuadra fshati ca i bie te jene skuadrat e kampionait shqiptar pastaj . Boll se lat nam o kurva .
Sa inat e keni skenderbeun o tema
Edhe ndeshja Benfika – Sporting te djelen ishte e trukuar,sepse fitoi sportingu 0-3.O mero po si i merr lajmet nga gazeta e irfanit?ai pardie te akuzonte sepse i kishe vjedhur fotografite e dhunes ne tepelene.
Hajde artikuj koti, hajde.
Po ju u gezokeni me shume se serbet qe te denohet Skenderbeu more faqezinj.
O like dridhe like.
Per ju te gjitha sukseset e Skenderbeut ju merzitin dhe te gjitha humbjet e Skenderbeut, ju gezojne. Ja kaq patriote jeni ju.
Nuk ka mundesi. Patjeter do jet ndonje keqkuptim. Spara ben ekipi korcar keshtu gjerash…..:))